verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

A ka demokraci pa debate? (1)

on 10 - 04 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

“…liria e debatit politik është pjesë thelbësore e konceptit të një shoqërie demokratike…” (rasti gjyqësor Lingens kundër Austrisë)

Fshehja e dhunës ndaj gazetarëve dhe deputetëve
Gazetari duhet “Ta verifikojë saktësinë e informatave nga çdo burim…” dhe “Me vëmendje t’i ndjekë dhe me guxim t’i ftojë në përgjegjësi njerëzit që janë në pushtet” – Kodi i gazetarëve të “Shoqatës së gazetarëve profesionalë

Më 5 prill, shumica e mediumeve raportuan për Kronologjinë e procedurës dhe rrethanat për miratimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013 që u publikua në ueb-faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Mirëpo, vetëm një pjesë e gazetarëve e verifikuan saktësinë e informatave që gjendeshin në kronologji, e cila u përgatit nga ana shërbimeve të Kuvendit. Vetëm një pjesë e mediumeve kritike raportuan se kronologjia fsheh të dhëna thelbësore për ngjarje kyçe – largimin me dhunë të gazetarëve nga galeria dhe të deputetëve opozitarë nga salla kuvendore. Për shembull:

Sipas Kuvendit, asnjëherë nuk ka ndodhur largimi i dhunshëm i gazetarëve dhe i deputetëve?!
(VIDEO) Skandaloze: Shërbimet kuvendore nuk e panë largimin e dhunshëm të gazetarëve dhe të deputetëve
Тrajko Veljanovski ka përgatitur një shkresë sa ç’ka ndodhur më 24-shin – nuk ka pasur rrahje

Përveç një mediumi, i cili në titullin e artikullit ka shprehur një rezervë të butë, mediumet e tjera nuk e komentuan informatën e kronologjisë së Kuvendit

“…ka pasur sulm ndaj kryetarit dhe pastaj ai është nxjerrë nga salla për mbledhje plenare”.|
 
Vetëm një medium konstatoi se në dokument është përmendur:

“video inçizimi nga përpjekja e Veljanovskit që ta fillojë mbledhjen, ngjarjet para Kuvendit, por jo edhe video-inçizimi i momenteve kur shërbimet e Kuvendit i largojnë deputetët e opozitës dhe gazetarët nga salla kuvendore”. 
Asnjë gazetar nuk i ftoi në përgjegjësi njerëzit që janë në pushtet dhe të cilët kanë lejuar publikim të kronologjisë për rrethanat e miratimit të buxhetit, ku fshihen rrethana kyçe:
miratimin kundërkushtetues të buxhetit në mungesë të opinionit dhe të pjesës më të madhe të deputetëve opozitarë, të cilët u larguan nga salla duke përdorur dhunë fizike. Dhe mu largimi i dhunshëm i gazetarëve dhe i deputetëve opozitarë e pamundësoi debatin demokratik për buxhetin dhe ia mori lirinë debatit politik, që është në thelb të konceptit të shoqërisë demokratike.

A ka zgjedhje korrekte pa debate?
Liria e debatit politik konsiderohet si e drejtë fundamentale në një shoqëri demokratike. Mediumet kanë përgjegjësi për të krijuar kushte për realizimin e kësaj të drejte themelore demokratike, për shkak se më shpesh opinioni formon këndvështrime për idetë dhe qëndrimet e liderëve politikë nëpërmjet mediumeve.

Vëzhguesit ndërkombëtarë shpesh herë e potencojnë rëndësinë thelbësore të lirisë së të shprehurit, dhe shfrytëzimin e saj në mënyrë aktive, që në vendvotim, votuesit të mund të bëjnë “zgjedhje të bazuar në informata”. Edhe në Raportin preliminar të Misionit vëzhgues për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, u theksua se:

 “Transmetuesi publik vendosi të mos u ndajë kohë të lirë kandidatëve dhe të mos mbajë debate, duke e kufizuar spektrin e informatave për votuesit para zgjedhjeve”, por kjo vërejtje nuk u potencua nga ana e raportuesve.

Madje edhe atëherë kur disa parti politike, gjatë fushatës zgjedhore, e ngritën çështjen e injorimit të politikanëve të caktuar nga ana e televizioneve nacionale, kjo çështje u injorua nga ana e mediumeve proqeveritare, si për shembull, deklarata se:

“Gjatë fushatës njëmujore, në televizionet nacionale asnjëherë nuk u transmetua ndonjë pjesë nga fjalimi i gjallë i kryetarit të VMRO-Partisë Popullore, Ljubço Georgievski, edhe pse ai merte pjesë dhe mbante fjalime në shumicën e tubimeve të Bashkmit për ardhmëri”.

Pjesa më e madhe e mediumeve proqeveritare vazhdimisht i injoronin jo vetëm ftesat për duele televizive nga ana e kandidatëve opozitarë, por edhe çështjen thelbësore:

A mund të flasim për zgjedhje demokratike pa debate që votuesve do t’u mundësojnë të bëjnë “zgjedhje të bazuar në informata”? 

Kritika e ashpër e VMRO-PP-së ndaj VMRO-DPMNE-së, u raportua vetëm nga disa mediume (Libertas;PlusInfo):

“Frikohen nga ballafaqimet e drejtpërdrejta, debatet dhe duelet, dhe e vetmja gjë që e dijnë është që t’i censurojnë maksimalisht kundërshtarët e tyre politikë dhe me anë të montimeve t’i shtrembërojnë deklaratat e tyre nëpërmjet kontrollit të instaluar mediatik.

A mund të flasim për zgjedhje demokratike, nëse mediumet nuk e luajnë rolin e “qenve rojtarë” („watchdog role of the media“) të demokracisë, që është i mbrojtur në mënyrë të veçantë nga ana e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut? Në fakt, kur bëhet fjalë për çështje kontraverze me interes publik, gjatë debatit publik, ku kritika është e orientuar drejt qeverisë, politikanët ose autoritetet publike, fjalët e ashpra dhe kritika e fuqishme tolerohen në shkallë më të madhe nga ana e gjykatës në Strasburg (shih Маkovej).

Fjalët e ashpra dhe kritika e fuqishme janë pjesë përbërëse edhe e debatave parazgjedhore që emitohen drejtpërdrejt, prandaj nuk ka gjë më absurde se sa arsyetimet e transmetuesit publik se debatet nuk organizohen “drejtpërdrejt që të mos vijë deri te ndonjë incident gjatë ballafaqimit”. Në raportin e Misionit vëzhgues të 25 marsit, gazetarët kishin mundësi ta lexojnë këtë informatë:

“Përderisa RTM 1 nuk organizoi asnjë debat, në RTM-2 u mbajtën 17 debate ndërmjet partive politike shqiptare, shumica e të cilave e favorizonin BDI-në”. 

Për fat të keq, përveç storjes së lartëpërmendur, aspak nuk u aktualizua në mënyrë kritike çështja: ”Pse debate kishte vetëm në RTM 2, e jo edhe në RTM 1?”

Duke pasur parasysh se debatet zgjedhore janë çështje me interes kulmor publik, nga gazetarët pritet që të kenë qëndrim kritik ndaj të gjitha mediave që nuk mundësojnë debate parazgjedhore dhe ndaj të gjithë kandidatëve dhe partive që u ikin debateve. Për fat të keq, çështja sa i përket qëllimit dhe domethënies së debateve fillon të shtrohet pas zgjedhjeve, pasi Ministria për shoqëri informatike dhe administratë u përpoq të organizojë debat publik për ligjin për mediat, i cili aspak nuk ishte në dispozicion të punëtorëve mediatikë, deri në ditën e mbajtjes së debatit.

(Vazhdon: “Debati” për Ligjin për media)

**************************************************************************

Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it:http://macedonia.usaid.gov dhe faqen e USAID-it në Facebook:http://www.facebook.com/USAIDMacedonia

Abonohuni për lajmet më të reja