verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Agjencitë duhet të kenë një qasje më të përgjegjshme ndaj raporteve

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Publikimi i burimeve të lajmeve, posaçërisht kur bëhet fjalë për dokumente në formën burimore (nëpërmjet publikimit të tyre nëpër faqe), duhet të jetë obligim edhe i agjencive, me çka ato do ta forcojnë besimin e lexuesve dhe do të kenë ndonjë farë instrumenti të vetëkontrollit në raportim.

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Duke pasur parasysh faktin që artikujt e agjencive transmetohen nga shumë përdorues, gazetarët që raportojnë për ngjarje për agjenci të caktuara ose shërbime të tyre, gjithmonë kanë përgjegjësi më të madhe ndaj lexuesve. Paanshmëria, gjithëpërfshirja dhe mbështetja në fakte dhe argumente gjithmonë supozohen tek agjencitë dhe ndaj tyre opinioni gjithmonë ka një besim pothuajse apriori. Kur thuhet në Britani se për një ngjarje ka raportuar BBC, kjo domethënë që lajmi ose raporti i tyre duhet të trajtohet si i saktë, ose më i saktë na raport me atë që është publikuar nga mediet e tjera prej burimeve të tyre! Sigurisht, historia e raportimit të agjencive shënon edhe shembuj të kundërt, siç janë ato që „i publikon TASS”, „Siç transmeton TANJUG” e të ngjashme, kur agjencitë shtetërore kanë shërbyer që opinionit të brendshëm, e posaçërisht atij të jashtëm t’i transmetojnë një mendim ose qëndrim të caktuar të udhëheqësisë shtetërore në sistemet e monopolizuara ideologjikisht.

Ajo që ishte shkas për këtë hyrje, është   raporti i AIM nga seanca e cila për ne ishte shumë interesante, sepse, po ndodhte ditët e fundit para se Institucionet e Evropës ta vlerësojnë progresin e vendeve kandidate për pranim në Bashkimin Evropian, gjegjësisht që ato eventualisht të marrin leje që të afrohen një hap më afër eurointegrimeve. Në rastin konkret bëhej fjalë për Raportin e dorëzuar për dialogun postmonitoring me Maqedoninë, të parë nëpërmjet syve të AIM, dhe të transmetuar së paku nga 24 medie këtu tek ne. Raporti që u dorëzua ishte përgatitur nga parlamentari britanik, Robert Walter.

Nëse raporti i AIM, krahasohet me leximet e publikuara këtu-atje dhe të ndryshme të tij, gjegjësisht me tekstet origjinale të publikuara nëpër faqet e institucioneve të Bashkimit Evropian, qartë tregon se përmban një reduktim të atyre pjesëve nga raporti i Wolter, ku është e padyshimtë kritika ndaj pushtetit aktual ose ai është bërë ashtu që kritikat mbi pushtetin të paraqiten në një vëllim më të vogël.Në disa momente fitohet përshtypje se raportuesi i AIM ndoshta ka ndjekur ndonjë ngjarje tjetër!

Агенциите кон извештаите мора да пристапуваат со поголема одговорност

Raporti i agjencisë AIM, e cila, siç mund të thuhet nga emri, edhe përkrah traditës jo aq të gjatë, përsëri e përfaqëson gazetarinë në të gjithë vendin në lidhje me vërtetësinë dhe mbështetjen në fakte, ka problem serioz në përzgjedhjen e temave dhe citimeve, të cilat nuk e pasqyrojnë thelbin e asaj që e ka paraqitur raportuesi Robert Walter.

Raporti i AIM, i cili është mjaft i gjerë për nga aspekti formal, vend qendror u jep kritikave që i bën Wolter pozitës së Greqisë në bisedimet për emrin, ku edhe citohet pjesa që i referohet mosrespektimit të vendimit të Gjykatës së Hagës në 5 dhjetor të vitit 2011 nga ana e Greqisë.

„Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) ndjen keqardhje që çështja e emrit vazhdon ta shtyjë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, edhepse për këtë ka rekomandime çdo vit që nga viti 2009 e deri tani nga ana e Komisionit Evropian, si dhe përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, duke mos u respektuar kështu vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) të 5 dhjetorit të vitit 2011 nga ana e Greqisë. APKE shpreson se Greqia do të zbatojë dhe pranojë një qasje më fleksibile për zgjidhjen e kësaj çështje. APKE i bën ftesë Maqedonisë që ta vazhdojë dialogun nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së emrit, si dhe të zhvillojë marrëdhënie konstruktive me fqinjët, e me këtë të kontribuojë për një stabilitet të përgjithshëm të rajonit.”

Përndryshe, ky është një citim që nuk buron në vëllim aq të madh nga raporti i shkurtuar i prezantuar nga Wolter, por nga ai më i gjati, i aprovuari si dhe nga përdundimet e rezolutës të APKE për Maqedoninë dhe rekomandimin.

Të gjithë këto tre dokumente së bashku, qëndrimin në lidhje me bisedimet me Greqinë e margjinalizojnë, gjegjësisht as prej së largu nuk ia japin atë rëndësi, siç bën raportuesi i AIM. Pa marrë parasysh se çka mendojmë ne për qasjen e këtillë, dokumentet e APKE për Maqedoninë i kushtojnë vëmendje shumë më të madhe marrëdhënieve ndërnacionale në vend. Nëse konstatimi i transmetuar për marrëdhëniet me Greqinë është paragrafi i dytë i miratuar praktikisht, pesë paragrafët e tjerë edhe me numër edhe me përmbajtje u referohen marrëdhënieve ndërnacionale!  (prej te numri 3 deri tek numri 7, me çka njëra nga pikat, e katërta, ka më shumë aline me precizime dhe shpjegime plotësuese, i janë kushtuar vendit tonë si një „shoqëri e ndarë”)

Raporti, domethënë, dashkemi apo jo ne ta pranojmë, nuk vë theks të veçantë tek marrëdhëniet Maqedoni-Greqi, por tek marrëdhëniet e brendshme ndërnacionale, të shikuara nga aspekti i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Disa nene u janë kushtuar marrëdhënieve politike dhe ato nuk kanë aspak vlerësim të mirë, ndërsa burimi i problemeve është potencuar qartë në ngjarjet e 24 Dhjetorit të vitit 2012 (janë konstatimet 8-12), që në mënyrë të qartë e shënon dramën e kësaj ngjarje për institucionet evropiane, dhe që, në raportin e AIM nuk figuron fare, gjegjësisht vetëm përmendet se „një pjesë e veçantë u është kushtuar ngjarjeve të 24 dhjetorit” dhe kaq!

I njëjtë është edhe rasti me lirinë e medieve në vend, të cilave në Raport u janë kushtuar dy nene të veçanta (një për rangimin e medieve dhe sulmet mbi to – neni 6, dhe për financimin e disa medieve të caktuara nga ana e shtetit, për të cilat thuhet se përfshijnë 50 përqind të gjitha medieve në vend  e që në Raportin e Wolter u është kushtuar neni 12.)

Këto janë vetëm ilustrime, të cilat gazetarëve më të rinj duhet t’u shpjegojnë se si manipulohet gjatë raportimit të një mbledhjeje të rëndësishme dhe diçkaje që në thelb është një pasqyrë dramatike mbi gjendjet politike në Maqedoni dhe posaçërisht në lidhje me problemet dhe ndarjet ndërnacionale gjithnjë e më shumë në rritje, të cilat në „raportin” e AIM shndërrohen hiç më pak se, me gjasë një kritikë e pastër për Athinën.   Pjesën më të madhe të përmbajtjes së raportit të Wolterit, si dhe dokumenteve që kanë vijuar pas edhe që janë miratuar me shumicë të madhe nga ana e të pranishmëve, korrespondenti i AIM praktikisht i ka lënë anësh. Po, prandaj, vetëm ai e ka parë se Raporti gjithë kohës na emërton me emrin Maqedoni (shikoni skrinshotin e raportit të AIM të publikuar në Utrinski për të vërtetuar atë që thuhet nga ana e AIM) dhe gjatë kësaj përdoret edhe mbiemri „Makedonski” (i/e Maqedonisë). Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe lexuesit e faqeve shumë lehtë mund të vërtetohen se në mënyrë strikte përdoret shprehja „„ish- Republika Jugosllave…”, që tregon se dikush në tekstin e Wolterit ka parë diçka që ka dashur të shohë, dhe jo çfarë ai përmban!

Kështu, një agjenci serioze në këtë kohë moderne doemos t’ua ofrojë burimet e informimit lexuesve të saj, të cilët, përveç se do ta lexojnë tekstin e gazetarit (korrespondentit), do të mund të fitojnë edhe njohuri më të gjëra për ndonjë ngjarje.

Pse është kjo gjë me rëndësi – do të pyesnin kolegët më të rinj? Fillimisht, kjo do të tregojë se agjencia me të vërtetë mbështetet mbi burime të sigurta dhe kështu do ta meritojë besimin apriori në të ardhmen, kur ndonjë lexues ose përdorues i informacionit nuk do të ketë kohë ose interes të kërkojë nëpër faqet e ndryshme.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).