verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ai do të bëhet njeri, mirëpo ky tekst nuk bëhet i vërtetë

on 21 - 09 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

ФОТО-Од-него-ќе-биде-човек-–-погледнете-го-ова-дете-http_denesenmk_web-crop-resize

[Recension: FOTO: Ai do të bëhet njeri – shikojeni këtë fëmijë në një autobus të NTP]

Ky foto-lajm i shkurtër nuk është i saktë. Me një fotografi të bërë në Turqi, dezinformohet publiku se është regjistruar një pamje jo e përditshme në një autobus të qytetit në Shkup.

ФОТО_ Од него ќе биде човек – погледнете го ова дете _ - http___denesen.mk_web_Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Ai do të bëhet njeri – shikojeni këtë fëmijë në një autobus të NTP

Data dhe koha e publikimit:  17.09.2015, 16:19

Data e recensionit:  19.09.2015

Recenzues: Оlivera Vojnovska

NË AUTOBUS, MIRËPO NË TURQI!

Lajmi ka vetëm tre fjali që janë inspiruar nga fotografia për të cilën thuhet se është bërë në një autobus të Ndërmarrjes transportuese publike (NTP). Që është krejtësisht e pavërtetë.

Fotografia është bërë në autobus, mirëpo në Turqi, ku ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale që në prill të këtij viti. Kjo mund të verifikohet shumë lehtë vetëm me një klik të djathtë mbi fotografinë dhe duke e shfrytëzuar opcionin „Search Google for this image“.

Përndryshe, në artikull, është theksuar se fotografia është marrë nga një ueb-faqe zbavitëse (edhe pse nuk është shënuar linku), ku paraprakisht është publikuar një lajm me përmbajtje të ngjashme.

Mirëpo, kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë e kësaj, mirëpo edhe të mediave të tjera, që e kanë publikuar fotografinë pa e verifikuar atë dhe pastaj kanë bërë një tregim dramatik.

Kjo është në kundërshtim me praktikën e mirë gazetareske e cila kërkon që тsaktësia e informatës të verifikohet sa më shumë që është e mundur (amandamenti i parë i Kodit të gazetarëve).

Ose, ndoshta me vetëdije nuk kanë një kontrollim të tillë që të tërheqin sa më shumë vëmendje dhe klikime.

(Nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në gjuhën maqedonase).


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

paraqet një të pavërtetë

:

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja