verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ajvari kundër senduiçeve

on 30 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

infomax

[Recension: MBËSHTETJE E DOBËT PËR KATICËN: LSDM-ja duheshte të angazhojë autobusë dhe të ndajë feta buke me ajvar që të sjellë njerëz para Kuvendit!]

Ky është një tekst tendencioz dhe i motivuar politikisht që ka për qëllim ta diskreditojë “Revolucionin laraman” dhe tubimin e saj të organizuar për mbështetjen e Prokurorisë speciale publike. Në artikull nuk ka burime, e as fakte me të cilat do të mbështeteshin komentet e shumta që gjenden në të.

slabo-poddrshkata-za-katica-sdsm-morashe-da-angazhira-avtobusi-i-da-deli-krishki-so-ajvar-za-da-donese-narod-pred-sobranie-infomax-mkLinku deri te artikulli origjinal: MBËSHTETJE E DOBËT PËR KATICËN: LSDM-ja duheshte të angazhojë autobusë dhe të ndajë feta buke me ajvar që të sjellë njerëz para Kuvendit!

Data dhe koha e publikimit: 26.09.2016

Data e recensionit: 27.09.2016

Recensues: Аna Anastasovska

MERCENARË ME FETA BUKE ME AJVAR!

Теksti që në fillim përmban pohime të cilat nuk janë të mbështetura me asnjë argument. Në fakt, lexuesit i ofrohet fotografi se për protestën e “Revolucionit laraman” para Kuvendit janë sjellë autobusë e anëtarë të LSDM-së nga qytetet tjera, se rrugët e Shkupit kanë qenë të bllokuara, ndërsa qytetarët të revoltuar.

“Dhjetëra autobusë me targa të Kumanovës dhe të Velesit arritën në Shhkup. U parkuan te Pishina olimpike dhe sollën aktivistë partiakë të LSDM-së me qëllim që protesta për mbështetjen e PSP-së të mos përjetojë fiasko. Në Shkup sot përsëri janë bllokuar rrugët, qytetarët janë revoltuar, për shkak se protesta zhvillohet para Kuvendit në kohë kur numri më i madh i qytetarëve kthehen në shtëpi nga puna”.

Mirëpo, nga fotografitë e bashkangjitura në tekst nuk shihet asgjë. Në fotografi ka autobusë, mirëpo ato janë të mjegulluar dhe nuk mund të shihen qartë targat e tyre që të mund të thuhet se janë prej Kumanove dhe prej Velesi. Pastaj, nuk ka vërtetim se më këto autobusë janë sjellë anëtarë të LSDM-së. Nuk ka deklaratë nga asnjë anëtar i kësaj partie. Nuk ka deklarata as nga gjoja qytetarët e revoltuar. E gjithë kjo pohohet në artikull, mirëpo nuk ka vërtetim për këtë, që e vë në pikëpyetje vërtetësinë e asaj që është shkruar.

“Nga informatat nga terreni, shumica e mercenarëve aspak nuk e dijnë se pse janë sjellë dhe cili është qëllimi. Gjëja e vetme është ajo se i shohin liderët e tyre në protestë, të cilët përsëri shkatërrojnë dhe dëmtojnë objekte dhe sipërfaqe publike”.

Çfarë informatash “nga terreni” janë këto, nëse nuk ka asnjë deklaratë? Këtu kemi vetëm etiketim të pjesëmarrësve në protestë si “mercenarë”, mirëpo nuk ka dëshmi se janë paguar për të marrë pjesë në protestë dhe sa janë paguar.

“Kuptojmë se në organizatat komunale të LSDM-së, atyre që janë nisur me autobusët drejt Shkupit, u kanë dhënë feta buke me ajvar”.

Së paku t’i shihnim njerëzit në autobusë duke ngrënë ajvar! Kjo është shkruar qëllimisht kështu për t’iu kundërvënë artikujve për protestat e organizuara nga pushteti, në të cila janë shpërndarë senduiçe, mirëpo për këtë kishte shumë video-inçizime dhe fotografi në një pjesë të portalve të bashkangjitura si dëshmi, gjë që nuk është bërë në këtë artikull.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja