Akt vulgar në emër të profesionit!
Published in Recensione
on 18 - 11 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: Pas tubimit në Kumanovë , Ali Ahmeti drejt në Spital]
Kur kupton esencën e lajmit, di të bësh edhe lajm. Jo çdo koment, mendim personal ose kritikë jo konstruktive, mund të kategorizohet si lajm. Fundja, zhanret tjera mundësojnë që opinioni juaj të transmetohet edhe duke mos qenë lajm, por kritikë, qoftë ajo e cekët, apo profesionale dhe më e thellë – me mesazhe përmbajtjesore dhe duke mos cenuar integritetin e dikujt. ABC-ja e gazetarisë është etika. Nëse një lajm behet duke anashkaluar etikën, atëherë nuk kemi të bëjmë me lajm, por me përmbajtje jo profesionale.
Teksti që po recensojmë, pasi nuk ka asnjë element për t’i thënë lajm, vërehet që në lexim të parë se nuk është bërë nga ndonjë gazetar profesionist. Rreshtat e paktë të radhitur janë bërë sa për të mbushur një publikim, e mbi gjitha, për t’i adresuar dikujt kritika të ashpra që nuk ka mundur të bëhen në formë tjetër.
Fillimisht, teksti nuk ka filluar me të tashmen por me të kaluarën. Së dyti, vetëm përmes një fotografie të huazuar, e që me gjasë është marrë pa lejen e personit që e ka publikuar dhe duke mos u cituar burimi, është dhënë përfundim të cilin autori nuk e dëshmon askund.
Pasi Kumanovarët nuk e pranuan në vendbanimin e tyre Z.Ali Ahmeti është gjetur në spitalin në spitalin psikiatrik “BARDOVC”, në Shkup !
Linku deri te artikulli origjinal: “Pas tubimit në Kumanovë , Ali Ahmeti drejt në Spital”
Data dhe koha e publikimit: 15.11.2016
Data e recensionit: 16.11.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Gazetari mban përgjegjësi për fjalën e thënë në publik. Në këtë artikull si duket nuk kemi gazetar që punon në mënyrë profesionale, por megjithatë, cili do qoftë ai që krijon përmbajtjen, duhet të mbajë përgjegjësi për rreshtat shkruar. Komunikimi me publikun duhet të jetë etik dhe të mos përfshijë emocione, fyerje dhe ofendime. Në të kundërtën, çdo gjë e padëshmuar, e pakonfirmuar dhe e pa analizuar mirë, jo vetëm që kundërshton rregullat e profesionit, por mund të jetë në kundërshtim me ligjin dhe mund të procedohet para gjyqit.
Më vjen keq për kët person por mallkimi i nënave Shqipatrë do të të zë, andaj po të vjen fundi shpresoj që ta kesh kuptuar.
Se teksti është bërë për të thumbuar dhe gjoja kritikuar një personalitet, pavarësisht angazhimit tij, vërtetohet me rreshtin e dytë dhe të fundit të këtij “lajmi”. Edhe nëse personi i përfolur në fotografi ka përfunduar në repartin e të sëmurëve psikik (që nuk është e vërtetë), pse duhet që gazetari të komentojë dhe të mallkojë në lajm?! Gazetari nuk ka të drejtë që mendimin personal ta sjellë si fakt për lexuesin. Përshtypjet dhe cilësimet personale që janë bërë në këtë tekst ndoshta edhe mund t’i bëjnë lexuesit, elektorati, oponentët politikë, por aspak një gazetar, i cili duhet t’i shërbejë vetëm interesit publik duke informuar.
Teksti ka filluar mbrapshtë dhe ka përfunduar akoma më mbrapshtë. Në fillim përmendet ajo që Ahmetit i ndodhi në Kumanovë, por në fund të tekstit nuk ka sfond dhe informacione për të përkujtuar lexuesin se çfarë ka ndodhur. Kjo mbase nuk jep shumë interesim, pasi që teksti nuk është as i strukturuar, i radhitur dhe i përshtatur në bazë të parimeve profesionale. Si i tillë është, vetëm një ofendim që është përcjellë si lajm!
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
:
BIAS
jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e