verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Akuza dhe gabime skandaloze

on 27 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

СКАНДАЛ-СДСМ-фатен-на-дело-како-режира-вести-на-соросовите-медиуми-Press24-crop-resize

[Recension: SKANDAL: LSDM-ja kapet në vepër duke i montuar lajmet në mediet e Sorosit]

Ky tekst është shembull klasik për atë se si, gjatë përpjekjes për ta sulmuar dikë me çdo ëmim, bëhen gabime të mëdha për shkak të fakteve të paverifikuara dhe me këtë publikut i plasohet një lajm i rrejshëm dhe manipulativ.

СКАНДАЛ СДСМ фатен на дело како режира вести на соросовите медиуми Press24Linku deri te artikulli origjinal: SKANDAL: LSDM-ja kapet në vepër duke i montuar lajmet në mediet e Sorosit

Data dhe koha e publikimit: 14.10.2015

Data e recensionit: 21.10.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Аutori i artikullit që në titull dhe në fillim të tekstit paralajmëron se ka zbuluar njëfarë skandali, se si “LSDM-ja ka montuar lajme në mediet e SOROS-it” dhe e bind lexuesin se politika redaktuese në ato medie i është lënë shtabit partiak të partisë.

Në fakt, sot vonë pasdite LSDM-ja nga posta elektronike që e shfrytëzon për dërgimin e njoftimeve, deklaratave dhe komunikatave të përditshme vetëm për aktivitetet partiake të partisë dhe të funksionarëve të saj, arriti një e-mail ku në vend të komunikatës ose njoftimit partiak, qëndron lajmi i shkruar në portalin Nova TV: Zvërlevski: Prokuroria speciale është politike.

Me këtë rast është publikuar edhe një “screenshot” nga e-mail-i, mirëpo këtu autori e ka lëshuar elementin më të rëndësishem dhe për këtë arsye teza e tij bie në ujë.

Në fakt, në artikull thuhet se LSDM-ja ka dërguar lajm të shkruar deri te portali “NovaTV”, i cili e ka publikuar si të till dhe se lajmi i njëjtë është dërguar edhe deri te “mediet e tjera të Sorosit”.

Së pari hapet një dilemë a arsyeshme se në tërësi ueb-faqja e “NovaTV” redaktohet nga shtabi i LSDM-së, gjegjësisht publikohet gjithçka që do të dërgohet nga LSDM-ja.

Pohimi i këtillë nuk është i saktë, për shkak se nga “printscreen”-i mund të shihet se lajmi i “Nova TV” është publikuar më 14.10.2015 në оrën 16:30, ndërsa e-mail-i nga LSDM-ja është dërguar 5 minuta më vonë. Sipas kësaj, nuk mund “Nova TV” ta ketë marrë tekstin nga LSDM-ja.

Për këtë kishte reagim edhe nga partia opozitare, e cila i kërkoi falje redaksisë së portalit, duke theksuar se bëhet fjalë për gabim teknik. Për shkak të gabimit të këtillë teknik, partia, në vend të njoftimit të partisë, e ka dërguar tekstin e “Nova TV” deri te mediet e tjera.

Në vend që të kërkojë sqarim nga partia ose mediet e tjera, e para së gjithash, nga “Nova TV”, autori i artikullit e ka keqpërdorur këtë për të bërë një tekst manipulues, në të cilin me çdo kusht i sulmon mediet proopozitare, duke i quajtur “sorosoide”, me çka i diskriminon ato.

Me këtë autori, ka shkelur disa nene të Kodit të gazetarëve. Nenin  1, i cili në mënyrë të qartë thotë se:

azetari ka të drejtë të qasjes së lirë deri te të gjitha burimet e informimit që janë me interes publik. Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumentea. Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

Është shkelur edhe neni 10 i cili thotë:

Gazetari nuk do të krijojë me vetëdije e as që do të trajtojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfardo qoftë baze (nacionale, fetare,
racore, gjinore, sociale, gjuhësore, të orientimit seksual, politike…).


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja