Akuza tendencioze pa fakte
Publikuar në Recensione
on 17 - 02 - 2017 Autor: Силвана Жежова[Recension: Kokallanovi në mbrojtje të “platformës shqiptare” duke i përqeshur reagimet e maqedonasve]
Теksti që e recensojmë e diskrediton gazetarin Sasho Kokallanov, duke e prezantuar si tradhtar të popullit maqedonas. Për akuzat e këtilla serioze artikulli nuk ofron dëshmi dhe argumente, e as që në mënyrë precize e përmend burimin e informatave. Gjuha ofenduese ndaj Kokallanovit, me gjasë, është provokuar nga ndonjë kolumnë e tij, mirëpo kjo në këtë përmbajtje mediatike nuk është thënë haptazi, e as që është vënë ndonjë link që lexuesit të mund burimisht t’i lexojnë qëndrimete e autorit dhe vetë të nxjerrin përfundime për to. Në tekst ka interpretime dhe komente paushalle, pa ofruar qasje të drejtpërdrejtë në atë që saktë e ka thënë personi që njolloset.
Linku deri te artikulli origjinal: Kokallanovi në mbrojtje të “platformës shqiptare” duke i përqeshur reagimet e maqedonasve
Data dhe koha e publikimit: 15.02.2016
Data e recensionit: 17.02.2017
Recensues: Silvana Zhezhova
AS BURIM, AS DËSHMI
Teksti nuk ofron dëshmi për atë që e pohon që në titullin tendencioz: “Kokallanovi në mbrojtje të “platformës shqiptare” duke i përqeshur reagimet e maqedonasve”. Nuk mund të vërtetohet saktësia e pohimit se “Kokallanovi drejtpërdrejt tallet me interesat nacionale maqedonase”, për shkak se nuk është theksuar se si dhe në çfarë mënyrë e ka bërë këtë. Në mënyrë paushalle është interpretuar edhe gjoja tentimi për relativizimin e platformës së partive shqiptare, për shkak se nuk ka fakte. Маteriali që e recensojmë edhe më pak ofron dëshmi se Kokallanovi, gjoja, këtë e bën “me porosi të LSDM-së”:
Me një tentim të lexuar që moti dhe jointeresant për humor, Kokallanovi drejtpërdrejt tallet me interesat nacionale maqedonase, duke u përpjekur që ta relativizojë platformën e partive shqiptare, sikur këtë e bën me porosi nga LSDM-ja dhe politika e saj e re për promovimin e ideve të mëdha shqiptare.
Platformë maqedonase, tani për tani nuk ka, edhe pse ka ide për formimin e saj nga individë të caktuar. Prandaj, ka dallim në atë se a nuk pajtohet Kokallanovi me ndonjërin nga propozimet e individëve (nuk është theksuar se kush janë ata) dhe, siç thuhet, a “tallet” me diçka që zyrtarisht nuk ekziston.
PËRQESHJE
Në tekst, poashtu, vërehet përqeshje e Kokallanovit dhe minimizim i bekgraundit të tij profesional.
Ky redaktor i mëparshëm i “Dnevnik”-ut dhe anëtar i dështuar shoqërues i “hihiriku”-t (u bë i njohur me projektet e dështuara “Kontra Vesti” dhe të ngjashme) jo që fare nuk e komenton Platformën shqiptare, e cila është në vijë me sjelljen e LSDM-së dhe të gjithë megafonëve të tyre, por edhe në mënyrë plotësuese tallet me të ashtuquajturat “platforma maqedonase”, që kanë dalë vetëm si përgjigje i individëve nga popullata shumicë në vend, të cilët ndjehen të rrezikuar nga kërkesat maksimaliste të pakicave.
Теksti që e recensojmë nuk bazohet në fakte dhe nuk mund të vërtetohet vërtetësia e pohimeve. Nuk është theksuar burimi, gjegjësisht, cila kolumnë saktësisht analizohet, që lexuesi të mund ta krahasojë atë që është shkruar burimisht me komentet dhe kualifikimet që janë bërë në këtë tekst. Nëpërmjet tentimit për diskreditim të Kokallanovit, është përzier edhe LSDM-ja, që ka për qëllim të tregojë gjoja lidhshmëri të tyre dhe veprim të përbashkët në mbështetje të platformës shqiptare, e në dëm të interesave nacionale maqedonase.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
BURIMET E INFORMATAVE
nuk ka burime të evidentuara
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
ANSHMËRIA
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGJIATURA
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e