verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Akuzat dhe komentet pa argumente, pengesë në punën e gazetarit

on 25 - 10 - 2016       

[Recension: Kuadrot e BDI-së pjesëmarrës në pengesat ndaj punës së Prokurorisë Speciale]

Kur gazetari vendos të mobilizojë opinionin për një çështje, atë duhet ta bëjë në mënyrë profesionale. Nuk është etike që të raportohet për një fenomen, e të mos i qasemi në mënyrë profesionale, të paanshme, por edhe konstruktive – në kuptim të kërkimit të zgjidhjes të ndonjë problemi apo çështjeje të panjour ose të fshehtë për opinionin. Derisa bëhet fjalë për heshtje, thirrja për t’u prononcuar rreth heshtjes është më e mirë se sa komentimi i vetë heshtjes.

Teksti që po recensojmë, pavarësisht se kritikon një subjekt politik për heshtje ndaj obstruksioneve në punën e PSP-së, nuk informon se cili është qëndrimi i subjektit në këtë rast. Duke filluar që nga titulli manipulues dhe me koment, e deri te pika e fundit, teksti kryekëput është i njëanshëm, me burime që nuk mund të konsiderohen tërësisht relevante pa fakte mbështetëse dhe me citat të huazuar.

Me heshtjen dhe qëndrimin anash, funksionarët e BDI-së në Ministrinë e punëve të brendshme dhe në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), po bëhen pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në obstruksionet që po i bëhen prokurorëve të Prokurorisë Speciale, thonë për “Gazetën Lajm” burime pranë PSP-së.

Për të thyer heshtjen dhe për mos të heshtur në këtë drejtim edhe vetë gazetari, ai është i obliguar të kërkojë qëndrimin e palës së apostrofuar në tekst. Të pyes përse janë indiferentë dhe vallë kanë krijuar bashkëpunim me PSP-në për lehtësimin e punës së këtij institucioni.  Pa këto elemente, mënyra në të cilën është raportuar në këtë tekst del të jetë e njëanshme dhe tendencioze.

“Po të kenë vullnet për të ndihmuar, ata munden të na ndodhmojnë shumë. Mirëpo po shifet se edhe BDI-së njëjtë si VMRO-DPMNE-së po i pengon zbardhja e disa gjërave që kanë ndodhur në policinë sekrete. Fundja kjo është e kuptueshme, kur dihet se tani tetë vite e tepër janë partnerë në qeveri”, ka thënë për Gazetën Lajm një burim i afërt me PSP-në në kushte anonimiteti, duke theksuar se përkrahjen e vetme deri tani e kanë nga ministri Oliver Sapsovski dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt.

ina_bdi_mpb_psp2Linku deri te artikulli origjinal: “Kuadrot e BDI-së pjesëmarrës në pengesat ndaj punës së Prokurorisë Speciale
Data dhe koha e publikimit: 20.10.2016
Data e recensionit: 22.10.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Autenticiteti i citatit nuk është përcaktuar dhe as nuk mund të përcaktohet. Pse një medie tjetër e ka shfrytëzuar atë, vallë kjo nuk nënkupton se citati është autentik? Një gazetar që ndjek me përpikmëri rregullat profesionale së paku do të kishte tentuar te konfirmojë këto pohime prej ndonjë burimi tjetër, njohësi të rrethanave ose me dokumente dhe fakte plotësuese. Në këtë përmbajtje, në asnjë rresht nuk dëshmohet e as nuk tentohet të dëshmohet se sa është relevant dhe autentik burimi anonim për të cilin flitet.

Burimi mund të mbetet anonim, por ai gjithnjë duhet të jetë i njohur për redaksinë ose gazetarin. Në këtë rast, nuk mohohet se për mediumin e cituar, burimi mund edhe të jetë i njohur, mirëpo ky burim është i njohur për një medium dhe kjo nuk nënkupton se të njëjtën floskulë mund ta shfrytëzojnë edhe media tjera, duke cituar mediumin që transmeton atë burim anonim. Në këtë rast, burimi nuk është relevant nga që për redaksinë, tekstin e së cilës po e recensojmë e që bazohet në përmbajte të mediumit tjetër, burimi faktikisht është fiktiv dhe i panjohur.

Postet më të larta në MPB dhe në DSK nga radhët e BDI-së i mbajnë Agim Nuhiu, zëvendës ministër dhe Arif Hasani, zëvendës drejtor në DSK.Burimi jonë thotë se gjatë qëndrimit në DSK kanë fituar përshtypje se ata vetëm figurojnë kot aty dhe se nuk përfillen fare nga kuadrot e VMRO-së. Ndryshe në pres-konferencën e sotme prokurorja Lençe Ristevska është ankuar se policia dhe DSK vazhdimit po shpifin procedura të reja për të penguar hetimet.

Nëse strukturat e partisë në pushtet heshtin në lidhje me zhvillimet mes PSP-së dhe DSK-së, atëherë duhet kërkuar qëndrimi edhe i partisë por edhe zyrtarisht nga vetë strukturat dhe funksionarët e përmendur. Nuk është etike dhe profesionale që në tekst të renditen emra të njerëzve, hipotetikisht dhe pa dëshmi apo indicie konkrete të thuhet se ata janë pjesëmarrës në pengesat e punës së PSP-së, përderisa nuk ka një qëndrim nga ana e tyre ose së paku nëse nuk mund të vërtetojmë vallë ka ose jo obstruksione ku kanë marrë pjesë personat e apostrofuar.

Kur flasim në këtë drejtim, gazetarit i hapet edhe një kënd më tepër për të plotësuar lajmin, nga që ka të drejtë, në interes të publikut shqiptar, pasi që ka tentuar të informojë për kualitetin e bashkëpunimit të kuadrove të një partie në MPB me PSP-në, të hulumtojë se cila është gatishmëria e kuadrove shqiptare në DSK dhe në MPB në përgjithësi, për të bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale Publike.

Me mungesën e gjithë këtyre elementeve, artikulli nuk mund të cilësohet si një artikull profesional, por thjeshtë si koment në rubrikë të gabuar, me tendencë për arritje të qëllimeve politike, por, pse jo edhe komerciale.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja