verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Akuzat pa prova nuk janë gazetari, por shpifje!

on 22 - 04 - 2016       

[Recension: Skandaloze, BDI po manipulon me lëvizjen me letërnjoftime me Kosovën, Marrëveshja është pjesë integrimit Ballkani Perëndimor – BE]

Gazetarët kanë përgjegjësi për fjalën e thënë në publik. Përgjegjësia e tyre për të bërë lajmin, është më e madhe se përgjegjësia ndonjë “manipuluesi” me opinionin për lëvizjen me letërnjoftim mes Maqedonisë dhe Kosovës, si për shembull në këtë rast. Artikulli që po recensojmë, me shumë siguri mund të themi se ka bazë për shpifje. E para, akuzon një subjekt për manipulim dhe e dyta që është më me rëndësi, nuk ka prova, fakte dhe dëshmi për të vërtetuar akuzën, apo në një rast kur do të kishte prova, për të vërtetuar denoncimin. Një provë e vetme relevante do të bënte që përmbajtja të gëzonte me plotë meritë epitetin e një artikulli hulumtues. Megjithatë, akuza që thuhet në titull, nuk është vërtetuar askund gjatë tekstit.

Kalimi i kufirit me letërnjoftime mes Maqedonisë dhe Kosovës është pjesë e Marrëveshjes për bashkëpunim rajonal e vitit 2011, gjatë presidencës polake me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje është pjesë e forumit rajonal të ministrive të brendshme dhe të drejtësisë midis Ballkanit Perëndimor dhe BE, ndërsa të finalizuar më pas në forumin e Ohrit.

Skandaloze BDI po manipulon screenshot

 

Linku deri te artikulli origjinal: “Skandaloze, BDI po manipulon me lëvizjen me letërnjoftime me Kosovën, Marrëveshja është pjesë integrimit Ballkani Perëndimor – BE”
Data dhe koha e publikimit: 17.04.2016
Data e recensionit: 18.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Titulli gjithnjë duhet të korrespondojë me tekstin. Përmbajtja e një artikulli mblidhet me pak fjalë në tekst, mirëpo nëse titulli dhe përmbajtja nuk kanë lidhshmëri, atëherë lind dyshimi se për çfarë qëllime është bërë ky artikull gazetaresk (nëse mund ta quajmë të tillë).

 

Kodi etik i gazetarëve, Neni 1, paragrafi XI: “Titulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij”.

Kodi etik i gazetarëve, Neni 1, paragrafi II: “Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet”.
Kodi etik i gazetarëve, Neni 1, paragrafi III: “Nevoja për shpejtësi asnjëherë nuk guxon të rrezikojë saktësinë, kredibilitetin dhe profesionalizimin e kontributit”.

Zbatimin e kësaj marrëveshje Maqedonia e nisi me Serbinë në fund të vitit 2011, ndërsa paraprakisht një marrëveshje e tillë ishte nënshkruar mes ministrit serb të MPB-së, Ivica Daçiq dhe ish-ministres Gordana Jankullovska. Kjo e fundit më 3 tetor të 2011 nënshkroi marrëveshjen e ngjashme me ish-ministrin e brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, por me vite të tëra kjo marrëveshje nuk është realizuar.

Siç u theksua më lartë, titulli dhe përmbajtja nuk përkojnë me njëra-tjetrën. Kjo e fundit është në rregull, ka një kronologji profesionale dhe mbi të gjitha sfond, i cili plotëson dhe kompleton lajmin.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja