verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Analist, sociolog, psikolog, ekspert i sigurisë, politikan…ku mbeti gazetari?

on 1 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Loja e ndytë e shërbimeve sekrete kundër politikanëve shqiptarë dhe BDI-së]

Fenomeni i komentimit të gazetarëve në përmbajtjet informative po shndërrohet në një praktikë të shpeshtë. Prej fenomeneve shoqërore e deri tek astronomia, duket sikur dimë gjithçka. Por, harrojmë se neve na është dhënë pena për të shkruar atë që të tjerët flasin e komentojnë, kurse ne duhet të jemi të ndërmjetësusit mes burimeve dhe publikut, ata që do të japin të gjitha palët dhe thjeshtësojnë gjërat, por gjithmonë duke u bazuar në fakte, gjëra të dukshme dhe konkrete, e jo në paramendimet dhe supozimet tona.

Loja e ndytë e shërbimeve sekrete kundër politikanëve shqiptarë dhe BDI së – Tetova SotLinku deri te artikulli origjinal:  Loja e ndytë e shërbimeve sekrete kundër politikanëve shqiptarë dhe BDI-së

Data dhe koha e publikimit: 28.03.2016

Data e recensionit: 29.03.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Teksti që po recensojmë në vazhdim jep komente të vendosura në rubrikën e lajmeve lidhur me disa audio incizime, që madje nuk referohen se kur janë publikuar, kush janë protagonistët e çfarë përmbajtje ka në të, por vetëm, në mënyrë direkte, jepen kualifikime në mbrojtje të partisë shqiptare në pushtet. Si duket edhe këtu është harruar se një prej detyrave të gazetarit është që parimisht të vështrojë pushtetin në mënyrë kritike, pavarësisht se për cilën parti bëhet fjalë, e jo të vihet në rolin e avokatit të tij. Thjeshtë, gazetaria e cila mbron interesat e publikut dhe faktet, nuk përputhet në asnjë pikë me avokaturë të tillë.

“Shërbimi sekret maqedonas, në bashkëpunim me partitë shqiptare me sfond islamik, që pritet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni, nuk po zgjedhin mjete për të diskredituar politikanët shqiptarë për të ardhur në pushtet. Ndaj politikanëve nga radhët e BDI’së tashmë ka nisur një fushatë e ndytë”

Çfarë është kjo fushatë e ndytë? Të paktën ata, që nuk i kanë dëgjuar incizimet, nuk e kanë të qartë se cilat janë ato gjëra negative, me të cilat tentohet të nxihet imazhi i disa funksionarëve të BDI-së. Sigurisht, duke pasur kujdes për privatësinë dhe interesin publik, gazetari ka mundur të tregojë më saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, por nuk e ka bërë këtë.

“Derisa po afrohen zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni, në skenën politike atje nuk po zgjedhen mjetet për të diskredituar kundërshtarët politikë. Kështu, në thumb të partive opozitare, dy ditët e fundit janë gjetur dy politikanë shqiptarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim që është pjesë e Qeverisë –Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe Deputetja nga radhët e BDI’së Ermira Mehmeti. Burime të Gazetës Express, bëjnë të ditur se audioincizimi që është publikuar në një medium të kontrolluar nga opozita na Maqedoni, është prodhim i shërbimit sekret maqedonas dhe partive shqiptare me sfond islamik të cilat janë duke tentuar me çdo kusht të dalin fituese në zgjedhjet e ardhshme”

E vetmja mbështetje e këtyre pohimeve është një burim anonim  i Qeverisë së Maqedonisë, edhe pse, për shembull, askush nuk doli në opinion as me përgënjeshtrim e as me kërkim të faljes për materialin që u publikua, pa hyrë në detaje nëse është shkelur privatësia e funksionarëve apo jo, apo nëse biseda e publikuar ka të bëjë me interes publik ose thjeshtë me gjëra individuale që nuk e kanë vendin në debatet publike.

“Kjo është një lojë e ndytë që është sajuar në kuzhinat e shërbimit sekret maqedonas dhe nga partitë shqiptare, të cilat financohen nga jashtë dhe që për qëllim kanë diskreditimin e BDI’së”, ka thënë një zyrtar shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë”

Sa për ta qartësuar “sikletin”  e mbrojtësve të partisë shqiptare në pushtet, do të japim një pasqyrë lidhur me audio materialin që u publikua nga gazetari i cili jeton dhe vepron në Serbi, Zoran Bozhinovski. Ditë më parë, ai publikoi një audio material, autenticiteti i të cilit nuk mund të konfirmohet, e ku dëgjohen biseda mes disa zyrtarëve të lartë të BDI-së, duke kyçur edhe përmbajtje të turpshme. Do të përmbahemi nga komentimet e audios, për shkak se debati për atë se çka paraqet interes publik gjithmonë përmban reagime të ndryshme. Por, një gjë është e qartë: gazetarët nuk guxojnë të shkruajnë lajme duke u vënë në rolin e mbrojtësit të pushtetit, pasi që ata në esencë ekzistojnë për të kontrolluar dhe parandaluar veprimet negative të tij, e shpshherë janë edhe iniciatorë për sanksioninim e atyre që janë të “paprekshëm”.  Incizimi as nuk u përgënjeshtrua e as nuk u komentua nga ata që në fakt duheshte ta komentojnë, por në ‘mbrojtje’ dolën media dhe opinionistë të afërt me pushtetin. Në shume vende të botës ka ndodhur që skandale të tilla të jenë publikuar, por të involvuarit zakonisht dalin dhe ballafaqohen me akuzat, duke kërkuar drejtësi nëqoftë se u janë prekur të drejtat apo privatësia, ose dikush ka marrë përgjegjësi për atë që publikohet. Ndërsa, në këtë rast, kjo nuk po ndodh.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja