verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Analiza pa burime, fakte, citate, shifra dhe ekspertizë – nuk është analizë

on 4 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “ANALIZË: Nëse vijnë të EVN-së t’ua shkyçin rrymën, thirrni policinë!”]

Teksti të cilin po e recensojmë nuk i ka karakteristikat e një analize. Shkurt thënë, është emërtuar si analizë por është një shkrim sipërfaqësor, që nuk përmban as faktet kryesore, të domosdoshme për të qenë të paktën një lajm i shkurtër.

flaka-analize-nese-vijne-te-evn-se-tua-shkyqin-rrymen-thirrni-policine-1Linku deri te artikulli origjinal: “ANALIZË: Nëse vijnë të EVN-së t’ua shkyçin rrymën, thirrni policinë!”

Data dhe koha e publikimit: 28.10.2016, 09:32

Data e recensionit: 03.11.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Analizat zakonisht janë më të gjata se lajmet, kanë më shumë burime, më shumë citate, më shumë palë të përfshira, kanë numra dhe statistika, kanë të dhëna të nevojshme për të nxjerrë konstatime.

Burimet

Burime të patjetërsueshme për kontributin duhet të ishin të paktën palët e përfshira direkt në këtë çështje. Në tekst nuk ka indicie se është vendosur ndonjë kontakt me kompaninë, të cilës ai i referohet. Nuk citohet as edhe një banor i shqetësuar nga fenomeni. Përmenden edhe institucionet kompetente, që sipas autorit heshtin me vite, por nuk është kërkuar llogari nga ato për këtë heshtje (nëse e vërteta do të ishte ashtu siç e pasqyron autori).

“Zakonisht vijnë t’ua shkyçin rrymën me ndonjë farë urdhërese nga kompania, e që nuk ka asnjë vlefshmëri. Nuk paraqet asnjëfarë dokumenti ligjor!

Ajo që mund të bëni nëse ju trokasin në derë, është të thirrni policinë dhe t’ua kërkoni emrat. Pastaj i paralajmëroni për nenin nga Kodi penal, se nëse ju prekin instalimin mundeni t’i paditini, kështu thonë ligjet e konsultuara nga Agjencia e Lajmeve Flaka… Ndoshta ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2007, me të cilin rreptësishtë ndalohet, thjesht është injoruar.”

Ku janë ligjet?

Askund nuk janë cituar ligje ose nene nga Kodi Penal, por vetëm thuhet se media në fjalë i ka konsultuar. Kjo mund të bëhej edhe përmes një juristi, i cili e njeh mirë çështjen dhe që mund të sqaronte opinionin.

Komente

Artikulli ka një numër të madh të komenteve, të cilat janë zgjedhur si duket për të zëvendësuar faktet. Por kjo nuk i shkon për shtati një lajmi. Kështu si është, ai jep hapësirë për të dyshuar në vërtetësinë dhe seriozitetin e tekstit gjatë trajtimit të kësaj çështjeje.

  • “Është interesante se si është e mundur që njerëzit ende mos e dinë se askush nuk ka të drejtë t’ua presë dritat…”
  • “… ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2007, me të cilin rreptësisht ndalohet, thjesht është injoruar.”
  • “…secili nga institucioni më i lartë juridik në shtet bëhet naiv…”

Është normale për artikuj të këtillë të reagojë pala e akuzuar, të cilës paraprakisht nuk i është dhënë mundësia e shprehjes në kontributin e publikuar gazetaresk.

Reagimi i EVN-së

“Neni 291  i Kodit Penal thotë se ai që do të shkatërrojë, dëmtojë, largojë, ndryshojë ose do t’i bëjë të papërdorshëm instalimet e shfrytëzimit publik dhe kështu të shkaktojë çrregullim të konsiderueshëm të jetës normale të qytetarëve ose të punës ekonomike, do të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet… Orëmatësi nuk është instalim publik, por është një pajisje në pronësi të distributorit – EVN-së, me të cilin matet harxhimi individual i këtyre të mirave publike nga ana e çdo qytetarit individual-subjektit afarist.  Kompania EVN ka parashtruar një numër më të madh të kallëzimeve penale në përputhje me nenin e cituar 291 të Kodit Penal (KP) në rastet kur qytetarët-subjektet afariste me veprimet e ndërmarra nga ana e tyre dëmtojnë rrjetin shpërndarës të EVN-së dhe shkaktojnë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike të qytetarëve-subjekteve të tjera afariste.”

Është e mundur që autori të ketë keqkuptuar ose të ketë keqinterpretuar lajmin. Gabimet ndodhin edhe në profesionin e gazetarisë, por kontaktimi i burimeve, në këtë rast, do t’i kishte evituar ato.

Kodi Etik i Gazetarëve

“Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.”

“Përgjegjësia morale për pasaktësinë e informacionit bie mbi gazetarin prandaj është e rëndësishme që ai vetë të ndikojë dhe të sigurojë publikimin e demantit, korigjimit ose përgjigjes në median ku informacioni është publikuar, autori i të cilit është ai. Në këtë mënyrë gazetari mbron edhe integritetin e tij, por edhe integritetin e medias ku punon.” 

Reagimi i EVN-së është publikuar në portalin e gazetës “Koha”, kurse Flaka.info nuk e ka publikuar edhe pse e ka për obligim. “Analizën” e ka shoqëruar edhe një tekst tjetër me reagime të qytetarëve, që vetëm përforcojnë pretendimet fillestare të kontestuara të Flaka.info.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

asnjë palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja