verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Apel për mediat: Jepuni shans të rinjve

on 7 - 03 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Име медиуми кои воопшто не се бесни - веќе се навикнаа на партиско-полициски уредници. Фото, ФОСИМ, 2015
Ka media të cilat aspak nuk janë tërbuara – janë mësuar me redaktorët partiakë-policorë. Foto, FISHHM, 2015

 

Studentët treguan diçka krejtësisht ndryshe. Treguan se nuk janë të infektuar nga sëmundjet që sundojnë. Treguan se e dijnë çka duan, pse e duan atë, e poashtu propozojnë edhe mënyrë se si të realizohet kjo.

 

Shkruan: Аleksandar SHOLJAKOVSKI

 

Nevoja për zgjidhje që do të na mundësojë të nisemi kah një drejtim konstruktiv, në vend të destruksionit drejt të cilit shkojmë me shpejtësi, imponohet fuqishëm. Tani për tani, janë humbur të gjithë reperët. Nuk dihet kush kujt duhet e kujt nuk duhet t’i besojë, kush aktron, kush është i realtë, deri ku arrin paturpësia njerëzore, shtrembërimi i realitetit… Dhe në atë kaos, paraqitet diçka që mund t’i ngjajë shpresës së madhe dhe të realtë.

Ata janë studentët që e ngritën zërin. Ata treguan qartë se nuk duan të jenë si ne. Mediat, në përgjithësi, këtë mezi se e detektuan, të tjerët e vendosën nën dyshimin e një instalimi politik të opozitës. Mirëpo, instikti nuk më gënjen! Ky është një shpërthim social që mund të hapë shans për ngritjen e kësaj shoqërie, që, thënë në formë të butë, është shtrembëruar, deformuar që moti!

Studentët treguan diçka krejtësisht ndryshe. Treguan se nuk janë të infektuar nga sëmundjet që sundojnë. Treguan se e dijnë çka duan, pse e duan atë, e poashtu propozojnë edhe mënyrë se si të realizohet kjo. Edhe përkundër mbulimit shumë modest dhe joadekuat mediatik, deri te ne arritën porosi që duhet të kuptohen seriozishtm të mbahen mend dhe të lëshohen në jetë. Porositë janë se atyre partitë, në këtë formë të degjeneruar, nuk u interesojnë,m se duan arsim solid që nuk është i dirigjuar dhe kontrolluar nga garnitura politike në pushtet, treguan se e dijnë se ç’është demokracia, liria e të shprehurit… Treguan se janë mendjemprehtë, se nuk vujanë nga autoritetet. Tregojnës e është e vështirë të mashtrohen, të manipulohen, të korruptohen. Ata janë të kujdesshëm – madje edhe lëshimin pe (nënshtrimin) nga qeveria e pranuan pa mahnitje, me rezervë, me urtësi. Me shpresë se ky disponim nuk do të shkatërrohet nga destruktiviteti partisë në pushtet.

“Plenumi studentor” u shndërrua në tribunë të mirëfilltë, të hapur të parë të Maqedonisë qytetare ku nuk ka vend për partitë, demagogët, poltronët e instaluar  studentorë, profesorë/esha të dirigjuar. Edhe pse mediat u kushtuan vetëm vëmendje minore, zëri, qëndrimi dhe porositë e tyre lanë përshtypje të fuqishme për qytetarët me orientim demokratik. Me “okupimin e fakulteteve” ata i dhanë një dimension të ri, një qasje dhe peshë të re revoltës së shprehur publikisht nga gjendjet në vend, jo vetëm për arsimin. U treguan të gatshëm të dëgjojnë gjithçka që është konstruktive, e sinqertë, e mençur, ndërsa i refuzuan përpjekjet për manipulim dhe flirtim me ta.

 

FUTNI PAK FRESKI NË HAPËSIRËN E NGURTË MEDIATIKE

Mediat munden (duhet patjetër!) të luajnë rol të madh në ripërtrirjen e shoqërisë së sëmurë. Prandaj kësaj fuqie të re duhet dhënë hapësirë, kohë dhe qasje të sinqertë në to. Në debate, në vend të polit-burokratëve nga partitë dhe strukturat shtetërore, ftoni këta shpresa të reja, të cilët është e qartë se kanë çka të thonë, të pyesin dhe të porosisin. Çdo ministri të ftuar në emisionet debative, ftojani si kundërshtar ndonjërin nga studentët. Emisionet tuaja do të jenë më interesante, e me siguri do të rritet edhe shikueshmëria. Nëse asgjë tjetër, do të sjellin freski në mënyrën e ngurtë të parlamentarizmit të fiksuar. Fusni pak freski në hapësirën e ngurtë mediatike. Prej tyre do të mësoni se cilat janë temat e vërteta të kësaj shoqërie. Ja këtu ka tema për gazetarinë hulumtuese, të cilën aq shumë e pëlqejnë mediat.

Këta, gjithsesi, nuk janë nga ata të rinjë që kanë zgjedhur karrierën, profesionale dhe jetësore, ta ndërtojnë duke ngjitur plakate dhe duke u bërë lajka liderëve. Ata nuk mendojnë se në jetë arrihet sukses me librezë partiake. Ata janë mbi këtë. E kanë tejkaluar fazën e blerjes primitive të shpirtit të njeriut. Nuk vuajnë nga frikë-respeketi i hierarkizuar. Ata nuk janë nikollatodorovë, gordanajankullovë, spiroristevkë, milijanakievskë. Kanë një përparësi – ata e kanë mendimin e tyre dhe për të luftojnë. (Akoma) Nuk janë të sësmurë nga oportunizmi ideologjik, partiak, nacionalist.

Prandaj studentëve duhet t’u jepet shansi. Ose më saktë, ata vetë e fituan këtë të drejtë. Prandaj, duhet të dëgjohen, të futen në jetën tonë të përditshme, jo si “okupatorë” të fakulteteve, por si freski, si oksigjen i kësaj shoqërie të ngulfatur. Jepuni shans, përkrahni idetë dhe mendimet e tyre, dhe shprehuni falënderim për mënyrë se si luftojnë për qëndrimin e tyre.

 

MOS I DEKURAJONI ME INJORIM MEDIATIK

Edhe përkundër të gjitha përpjekjeve tona, akoma nuk kemi arritur që prej tyre të bëjmë një replikë tonën të keq. Jepuni shembuj të mirë të njerëzve me virtute, me dinjitet. Mos ua ofroni si shembuj këta që janë duke qeverisur – akoma janë të rinj, e veç janë bërë oportunistë, demagogë dhe gënjeshtarë, të cilët politikën ose nuk e kuptojnë ose e vëndojnë në funksion të promovimit dhe të pasurimit personal. Ata janë shembujt e këqinj. Sikurse edhe të gjithë ata që ardhmërinë e tyre e shohin në ndonjë pozitë shtetërore, poltrone, pa qëndrim, pa mendim.

Mos i dekurajoni me injorim mediatik. Mos bëni prej tyre nihilistë bashkëkohorë të cilët do të jenë të detyruar të kërkojnë dalje në ndonjë botë tjetër, siç bënë paraardhësit e tyre, të cilët janë në kërkim të lumturisë. Nuk më vjen keq për ta, sepse ata do të gjinden shumë mirë nëpër botë, mirëpo dëmi është i yni. Prandaj, kushtojuni më tepër kujdes, për shkak se ata janë faktori kyç që do ta ndërtojë këtë vend, si shoqëri të shëndoshë të njerëzve të lirë. Vetëm ata do të ndërtojnë spitale më të mira se sa këto që i ndërtuam ne. Vetëm ata mund ta ndryshojnë referencën nënçmuese: “vendi me rroga më të ulëta në Evropë”.

Mos u frikësoni se urdhërdhënësit tuja do t’ua tërheqin vërejtjen për prezencën e tyre nëpër gazeta dhe në programe. Ata akoma nuk i kanë kuptuar studentët seriozisht. Kur do ta kuptojnë këtë do të jetë vonë. Për fat!

Si shtojcë: pas demonstratave të fuqishme studentore në Paris dhe në Francë në vitin 1968, pjesëmarrësit e këtyre protestave u bënë personalitete udhëheqëse në shoqërinë franceze. Ka vlerësime serioze se ata kanë qenë fuqia shtytëse, që e ka transformuar Francën në shumë domene.  


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja