Apliko për bursë për ekselencë gazetareske për vitin 2015
Published in Aktualitete
on 17 - 02 - 2015 Author: AdministratorËshtë hapur procesi i aplikimit për Bursat ballkanike për ekselencë gazetareske. Afati i fundit për paraqitje është 25 shkurti.
Është hapur procesi i aplikimit për Bursat ballkanike për ekselencë gazetareske. Në thirrje e cila zgjat deri më 25 shkurt 2015, mund të konkurrojnë gazetarë nga hqipëria, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Greqia dhe Serbia,
Sikurse çdo vit, në konkursin e hapur do të zgjidhen 10 gazetarë. Ata do të fitojnë përkrahje financiare dhe profesionale që të realizojnë hulumtim të thellë të temave me rëndësi rajonale ose me rëndësi për BE-në – Këtë vit, tema e hulumtimeve është “Vlerat”.
Na e dërgoni aplikacionin tuaj dhe zgjidhni temë që do ta paraqesë një aspekt shoqëror të “vlerave”.
Kandidatët e paraqitur që do të zgjidhen nga komiteti i pavarur që do të marrin pjesë në programin e bursave do të fitojnë nga 2.000 euro bursë dhe 2.000 udhëtimet dhe harxhimе të tjera të hulumtimit.
Gazetarët e përzgjedhur do të kenë mundësi të vizitojnë seminare ndërkombëtare për zhvillimin e karrierës dhe do të kenë konsultime dhe takime të vazhdueshme me mentorët gjatë përgatitjes së storjeve.
Storjet e tyre do të publikohen në gjuhën angleze dhe në gjuhët lokale në media të dalluara rajonale dhe ndërkombëtare. Tre storjet më të mira do të shpërblehen edhe me 4.000, 3.000 dhe 1.000 еuro.
Mos e lëshoni mundësinë që të fitoni përkrahje profesionale sipas standardeve më të larta, të punoni me redaktorë dhe gazetarë me përvojë nga rajoni dhe më gjerë, të vizitoni seminare për zhvillim të karrierës dhe ta shihni storjen tuaj të publikuar në mediat më me ndikim të Evropës.
Afati i fundit për aplikim është 25 shkurt 2015. Formularin për aplikim, udhëzimet dhe informatat e tjera për programin e bursave gjenden në: fellowship.birn.eu.com.