verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Artificial mbetet lajmi pa fakte dhe burime

on 18 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Këshilli opozitar” ka për synim t’ja plotësojë dëshirën Arjanit Hoxhës, apo… ?!]

Nuk do duhej të bëhen lajme të zbehta, pa asnjë element informimi. Shembulli që trajtojmë është i tillë, fryrë, dhe i shtyrë vetëm  nga idea dhe arsyet personale të autorit të tekstit i cili ka tentuar të degradojë Këshillin Opozitar që u formua kohë më parë, por nuk ka arritur të citojë asnjë burim, nuk ka marrë asnjë qëndrim neutral të dikujt që njeh rrethanat politike. Gazetari ka filluar që në paragrafet e para të shpërndajë akuza dhe konstatime të tija personale të pa argumentuara, mënyrë kjo e të shkruarit të e ka ndjekur gjatë gjithë tekstit.

Drini.mk – “Këshilli opozitar” ka për synim t’ja plotësojë dëshirën Arjanit Hoxhës apo…Linku për te artikulli origjinal: “Këshilli opozitar” ka për synim t’ja plotësojë dëshirën Arjanit Hoxhës, apo… ?!

Data dhe koha e publikimit: 02.01.2016

Data e recensionit: 12.01.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Gazetari konstaton se ideja e Këshillit Opozitar është zbehur, se nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë drejt funksionimit real, se lëvizja Besa është tërhequr nga Këshilli. Komente këto që duan fakte.

“Këshilli opozitar, i vetëquajtur së fundmi nga themeluesit e tij, tashmë po zbehet si ide, edhe pse akoma nuk ka bërë asnjë hap drejt funksionimit real të tij konform idesë që u promovua nga disa persona, si unifikues i partive opozitare. Nga kjo ide, tashmë sic duket ka hequr dorë edhe Levizja “Besa” subjekti i cili e propozoi madje edhe e themeloi këtë këshill i cili fillimisht u quajt mbipartiak, ndërsa më pas ndërroi mendje dhe u riemërua opozitar ashtu si quhet deri në këto momente”

Siç është bërë praktikë e disa portaleve tashmë, të thirren në burime anonime, apo në analistë që kurrë nuk i kanë kontaktuar, apo në njohës të rrethanave, autori i këtij teksti bën vlerësime të përgjishme që ua mvesh intelektualëve në përgjithësi.

“Masa intelektuale e shqiptare në Maqedoni e cila pretendohej të ishte bartëse e këtij këshilli, jo vetëm që nuk u bë e tillë, por e kundërshtoi duke e cilësuar si një tentativë të dyshimtë të individëve të panjohur për tu inkuadruar me forcë në skenën politike, duke shfrytëzuar situatën aktuale kaotike. Analistët, gazetarët dhe intelektualë të mirnjohur shqiptar shpesh në debatet televizive dhe shkrime te ndryshme kanë kontestuar këtë iniciativë, duke e cilësuar të paqartë, të panevojshme dhe të pakuptimtë, madje e kanë quajtur edhe si një tentativë për të penguar unifikimin e natyrshëm të opozitës shqiptare”

 Akuzat thellohen edhe më tej me emër dhe mbiemër, praktikë kjo që asnjëherë nuk guxon të përdoret në gazetari.

 “Jozyrtarisht thuhet se këshilli opozitar është ide e cila rastësisht është “përqafuar” nga Kim Mehmeti ndërsa e propozuar nga (LSHDM-ja) me qëllim inkuadrimin  Arjanit Hoxhes në skenën politike, pas mossukeseve me PPD-në dhe DR-në. Një informacion të këtillë e bën më të pranueshëm, deklarata e fundit e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, i cili në një emision televiziv në TV21 deklaroi se Hoxha ka tentuar të bëhet pjesë e pozitave udhëheqëse të LR-PDSH-së kundër rregullave statutare të kësaj partie, pra me emërim direkt, kërkesë kjo që  është refuzuar”

Akuzat për Këshillin Oopozitar si organizim vazhdojnë në forma të ndryshme, pa vendosur asnjë argument. Madje gazetari ia lejon vetes që ta kualifikojë këtë organizim si artificial, komente këto që zakonisht në gazetarinë profesionale vijnë prej analistëve politik.

“Edhe pse ndërroi emrin nga “Këshilli mbipartiak” në “Këshilli opozitar”, ky organizim i zbehtë politik i cili u tentua të promovohet artificialisht, përsëri nuk arrin ta plotësojë as emrin e tij të dytë, pasi deri më tani asnjë parti opozitare, intelektual apo shoqate e mirënjohur nuk është bërë zyrtarisht pjesë e tij”

Po të kishte pasur vullnet të mirë që ky lajm të merr peshë duke e veshur me fakte stabile, gazetari ka pasur mundësi që të kontaktojë të gjithë pjesëmarrësit në këtë këshill për të konfirmuar këto plasaritje, mosmarrëveshje apo ide artificiale. Ose të paktën që ka mundur ta bëjë është të përmbahet nga komentet, dhe të përcjellë deklaratat e antarëve të këshillit. E jo të drejtojë akuza që nuk mund ti konfirmojë.

Kodeksi I të Gazetarëve të Maqedonisë thotë:

“Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur. Gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është që të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e informatave”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja