verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Artikujt gazetareskë nuk krijojnë gjëegjëza

on 27 - 02 - 2017       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

republika

[Recension: Vullneti i shumicës është me rëndësi vetëm kur janë në pyetje shqiptarët: Аhmeti dhe Zaevi e injorojnë vullnetin e maqedonasve]

A duhet tekstet gazetareske të jenë gjëegjëza? Ose të shkruhet në formë të mozaiqeve? Kuptohet – jo. Njëra nga rregullat kryesore të këtij profesioni është “Le të jetë e shkurtër dhe e thjeshtë”. Të shkruash shkurt, thjesht dhe kuptueshëm është mjeshtëria e gazetarit.

Pse lexuesit ose shikuesit do të pyeteshin se ç’kanë dashur të thonë gazetarët? A ka diçka ndërmjet rreshtave të tekstit gazetaresk? Këto janë pyetje të cilat publiku nuk ka nevojë t’i parashtrojë.

Në rastin e këtij teksti ndodh mu ky proces. Përderisa e lexoni këtë artikull, pyeteni se cili është kuptimi i këtij teksti. Është si një lloj gjëegjëze.

02232017-Republika-AliLinku deri te artikulli: Vullneti i shumicës është me rëndësi vetëm kur janë në pyetje shqiptarët: Аhmeti dhe Zaevi e injorojnë vullnetin e maqedonasve

Data dhe koha e publikimit: 23.02.2017, 09:39

Data e recensionit: 23.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

PJESË TË NJË INTERVISTE TË VJETËR

Lexoni pjesë që janë marë dhe që janë ngjitur nga një interviste e Ali Ahmetit të vitit 2008, pa kontekst, pa intervenim gazetaresk dhe redaktues…

Mirë, lexuesit e udhëzuar dhe të informuar do të vijnë deri te përfundimi se përmbajtja mediatike ka të bëjë me mosrespektimin e parimit “fituesi me fituesin bën koalicion qeveritar”. Mirëpo, pse do të pritej që të gjithë lexuesit vetë ta “zgjidhin gjëegjëzën”.

Në të vërtetë, ka një gjysmëfjali në tekst që e bën me dije këtë, mirëpo pse ka nevojë që ajo të “fshehet” në atë mënyrë? Kjo në mënyrë plotësuese e ndërlikon artikullin.

Edhe ilustrimi është njësoj! Një ilustrim i tillë komentues është absolutisht joadekuat dhe i njëanshëm. Intervenimi i fotografisë është në kundërshtim me nenin 13 të Kodit të gazetarëve, i cili thotë:

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimit, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Kjo situatë me fotografinë e fotoshopuar, si dhe i gjithë kornizimi i “gjëegjëzës” prej tekstit, e bën këtë storje të njëanshme, ndërsa neni 14 i Kodit të gazetarëve thotë se raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar, dhe se gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

pjesërisht

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.

Sorry. No data so far.