Artikull i bazuar në grafit, e grafiti mungon!
Published in Recensione
on 16 - 06 - 2016 Author: Симона АтанасоваТеksti që i nënshtrohet kësaj analize nuk ka asnjë vërtetim për konstatimet që i bën. Artikulli thotë se studentët i kanë shkruar grafit profesorit të të drejtës penale, Gordan Kallajxhiev, mirëpo fotografia që është publikuar dhe që e “aktron” grafitin, nuk e tregon këtë, e as që “ngjyrosja” mund në ndonjë mënyrë të ndërlidhet me profesorin.
Linku deri te artikulli origjinal: Studentët e porositën Kallajxhievin: Mos më ngjyros (FOTO)
Data dhe koha e publikimit: 08.06.2016, 19:48
Data e recensionit: 14.06.2016
Recensues: Simona Аtanasova
E KU SHKRUAN “MOS MË NJYROS”?
“’Mos më ngjyros’ e porositën studentët profesorin Gordan Kallajxhiev, i cili merr pjesë në të ashtuquajturin Revolucion laraman. Sot ata këtë porosi ia bënë me grafit në zyrën e tij”.
Edhe pse thuhet se në grafit, gjoja shkruan “Mos më ngjyros”, kjo nuk mund të vërehet në fotografi. Fotografia duket sikur është prerë në gjysmë dhe vërehen vetëm vijat e kuqe, kështu që nga fotografia e ofruar nuk mund të konstatohet se çka shkruan, e aq më pak se shkruan “Mos më ngjyros”.
Poashtu, nuk ka asnjë konfirmim se ky grafit qëndron para zyrës së Kallajxhievit. Fotografia nuk e dëshmon këtë, e as që ka ndnonjë deklaratë që do ta vërtetonte këtë. Pa asnjë vërtetim, ajo që është shkruar nuk qëndron dhe shumë lehtë mund të bëhet fjalë për manipulim dhe për gënjeshtër.
Si vërtetim për grafitin e shkruar, nuk ka as ndonjë deklaratë nga studentët, të cilët, gjoja, e kanë shkruar atë. Nuk është precizuar se për cilët studentë bëhet fjalë, kur e kanë shkruar dhe cili ka qenë qëllimi.
Në tekst mungon edhe deklarata e profesorit Kallajxhiev që ta vërtetojë ose ta demantojë atë që është shkruar në tekst.
Përveç kësaj, në artikull shkruan se Kallajxhievi në protesta “është kërcënuar se do të bien viktima”, mirëpo nuk është transmetuar deklaratë prej tij ose ndonjë fragment nga fjalimi i tij, që të shihet se kur dhe ku e ka thënë këtë. Profesori poashtu akuzohet se është “sjellë në mënyrë vandale” në protesta edhe atë “në emër të partisë e cila 10 vite është në opozitë”.
Мirëpo, protestat – “Revolucioni laraman”, nuk organizohen nga LSDM-ja por pas tyre qëndron lëvizja e qytetarëve “Protestoj”, ndërsa profesori Kallajxhiev nuk është anëtar i partisë më të madhe opozitare, e as që ka deklaruar ndonjëherë se në protesta merr pjesë si anëtar i ndonjë opcioni politik.
Në këtë mënyrë, lexuesve u është ofruar një produkt manipulues që nuk ka ndonjë pikë të përbashkët me gazetarinë dhe shumë më tepër i ngjan konstruksionit të qëllimshëm.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e