verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Artikull i spinuar me fokus të zhvendosur

on 30 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Фатиме Фетаи со порака_ Сите што го п_ - http___kurir.mk_makedonija_vesti_f

[Recension: Fatime Fetai me porosi: Të gjithë që e shesin emrin do të mbrohen nga Katica Janeva dhe Zaevi]

Теkst sikur i ardhur nga një univers tjetër, me siguri nga ndonjë dimension tjetër paralel në të cilin dyshimet e një prokurorie pët tejkalimin policor të autorizimeve, përdorimin joadekuat të forcës dhe revanshizmin politik të funksionarëve të lartë shtetërorë-policorë për dikë nuk qëndrojnë për shkak të profilit të viktimës që karakterizohet si “tradhëtar i emrit”. Prandaj, është vlerësuar se porosia kryesore nga konferenca për shtyp e Prokurorisë speciale publike ku u zbardh procedura hetimore për lëndën “Tortura” – arrestimin e Ljube Boshkoskit para 5 vitesh, është se të gjithë që e kanë shitur emrin do të mbrohen nga Katica Janeva. Si duket spini është arma kryesore “gazetareske” në atë dimension paralel.

 11111Linku deri te artikulli origjinal: Fatime Fetai me porosi: Të gjithë që e shesin emrin do të mbrohen nga Katica Janeva dhe Zaevi

 Data dhe koha e publikimit: 28.03.2016 13:39

 Data e recensionit: 28.03.2016

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

SHTREMBËRIMI I TEZAVE

Ky artikull është spinuar aq shumë sa që mendon se është mendon se është përmbysur krejtësisht. Kërkohet arsyetim për veprat për të cilat Prokuroria speciale ka hapur hetim duke i zhvendosur tezat dhe duke e mjegulluar fokusin e publikut me pohime se e ashtuquajtura dyshja opozitare-prokurore do ta mbrojë çdo kë që do ta shesë emrin. 

Ta sqarojmë, procedursa e PSP-së ka të bëjë me aktin e arrrestimit të Ljube Boshkoskit dhe dyshimet se bëhet fjalë për aksion hakmarrës dhe përdorim të tepruar të forcës. PSP-ja, siç u njoftua, nuk hyn në esencën dhe ligjshmërinë e procedurës për veprën për të cilën është arrestuar Boshkoski, e më pas edhe është gjykuar. Qëllimi është se si është arrestuar ai dhe a janë shkelur gjatë kësaj të drejtat e tij të njeriut për shkak të sjelljes së policëve, dhe i gjithë cirku mediatik që pasoi me këtë rast siç tregojnë “bombat opozitare”. Domethënë qëllimisht ngatërrohen tezat. po, Boshkoski është dënuar për financimin e paligjshëm të fushatës parazgjedhore, mirëpo çështja është se paraprakisht, në momentin kur ai është arrestuar si i dyshuar, a është shkaktuar dhimbje shpirtërore. Bëhet fjalë për dy aspekte të ndryshme. Prandaj, ato nuk duhet të barazohen dhe të serviren si të njëjta, siç bën ky artikull.

LOJË E DIRIGJUAR

Shikuar në përgjithësi, e gjithë qasja e tekstit është se “Boshkoski është tradhëtar i emrit”, ndërsa prokurorja Fetai e mbron pikërisht për këtë, e jo për shkak të dyshimeve për torturë. Të mos ishte tragjike, me siguri do të ishte qesharake. Lojë e rrezikshme e spinimit e Qendrës, e dirigjuar edhe në mediet e tjera të ngjashme, të cilat pa pyetur fare shktypin gjithçka, qoftë edhe nebulozë. Shfrytëzohet një bekgraund jashtë kontekstit, për shkak se hetimi i PSP-ë, ta përsërisim, ka të bëjë me atë se si është bërë arrestimi, e jo me veprën për të cilën është dënuar Boshkoski.

Маteriali i referohet edhe vidoe-inçizimit, i cili doli në publik, ku lideri i “Të bashkuarve për Maqedoninë” negocion për ndryshimin e e emrit. Kjo është “dëshmi”, të parafrazojmë, për jopatriotizmin е tij.

PATRIOTË, INÇIZIME DHE “SHITËS”

Sa për objektivitet, ka inçizim, (që e publikoi opozita) jo video, mirëpo, megjithatë audio-inçizim kualitativ, ku kryeministri i atëhershëm, tani vetëm lider i VMRO-DPMNE-së, poashtu, bën pazar për ermin me bashkëpunëtorët e tij. E tani çka? Atëherë, sipas logjikës së këtij artikulli, nëse Fatime Fetai nëpërmjet konferencës për shtyp për lëndën “Tortura” për Ljube Boshkoskin ka dërguar porosi se Zaevi dhe Janeva do t’i mbrojnë shitësit e emrit, atëherë kjo do të thotë se edhe Nikolla Gruevski është i sigurt. A nuk thotë materiali se lideri i opozitës dhe prokurorja speciale kujdesen për ata që e shesin emrin?!

Ky është një tekst i orkestruar, sulm me gjithë arsenalin mediatik që është në dispozicion, ku vërtetësia është zëvendësuar me spin, ku ka zhvendosje të fokusit, artikull që nuk turpërohet nga anshmëria e tij. Mi siguri është dimension paralel gazetaresk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, anonime

relevante, jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja