verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Artikull përplot me seksizëm dhe me diskriminim

on 13 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

- http___www.dokaz.mk_mesto-vo-kavad

[Recension: Në vend që të mbledhë rush në Kavadar, ajo ka ardhur në qeveri të thithë]

Теksti është ofendues, sekssit, bën diskriminim gjinor dhe social, gjeneralizon… Ai është në kundërshtim të plotë me parime e përcaktuara në Kodin e gazetarëve dhe në Doracakun për etikë në gazetari. Profili i rubrikës “jeta”, ku është publikuar ky “lajm” dhe ku plasohen përmbajtja me stil më të lirë, aspak nuk e zvogëlon përgjegjësinë profesionale, për shkak se në gazetari ka standarde që duhet të respektohen, pavarësisht nga lloji i informacionit që i komunikohet publikut.

Доказ.Мк Mесто во Кавадарци грозје да бере она дошла у Влада да сисаLinku deri te atikulli origjinal: Në vend që të mbledhë rush në Kavadar, ajo ka ardhur në qeveri të thithë

Data dhe koha e publikimit: 10.04.2016

Data e recensionit: 12.12.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

KEQPËRDORIM I GAZETARISË

“Nadica Todoroov Andreev është nga Kavadari, e ka lënë katundin dhe në bazë partiake ose hmm ndonjë bazë tjetër, tani në Shkup është, më saktë nga partia e kanë futur në Sekretariatin për çështje evropiane edhe pse ne mendojmë se e kanë futur për çështje të tjera, po sidoqoftë, kolegët thonë se i mungojnë shprehi të Shkupit, e dini, higjienë të rregullt personale, mirëpo ne mendojnë se janë vetëm dashakeqë për shkak se ka ardhur nga provinca dhe ec përpara, shkel dhe fotografohet me kryeshefa, kryeministra, kryetarë, apo mos menduat se ju do të fotografoheni!”

Kjo më tepër i ngjan publikimit në rrjetet sociale, e sa lajmit. Në “artikull” nuk oforhen fakte, por vetëm qëndrime seksiste që kanë për qëllim ta diskreditojnë personin për të cilin shkruhet. Ai ka intonacion ofendues dhe kjo vërehet që nga titulli, i cili është vullgar dhe seksist.

Përveç diskriminimit gjinor, kjo përmbajtje diskriminon edhe në bazë të prejardhjes sociale, flet me nënçmim dhe me ofendim, e poashtu vërehet edhe një animozitet personal,  madje edhe urrejtje ndaj personit të përmendur.

Përndryshe, i gjithë “teksti” ka vetëm gjashtë reshta. Përmban dy fjali, të cilat janë formuluar në atë mënyrë që tregojnë se ka problem serioz, si me stilin dhe me rregullat e të shprehurit gazetaresk, ashtu edhe me drejtshkrimin dhe me gramatikën e gjuhës standarde maqedonase.

Fjalori që përdoret është jashtëzakonisht i pahijshëm dhe sekssit. Veçanërisht ofenduese është porosia në fund të lajmit, e cila është kulmi i paturpësisë, vrazhdësisë dhe primitivizmit:

“Si ishte batuta, çao katundarë nuk ka më p…dh falas, u martua Lina për mjekun dhe shkoi në fshatin e madh…”

Mënyra në të cilën është shkruar dhe është plasuar ky material tregon se janë shkelur madje shtatë nene të Kodit të gazetarëve, të cilat parashohin profesionalizëm dhe respektim të vlerave etike gjatë trajtimit dhe transmetimit të informacioneve.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta, të konfirmuara dhe nuk duhet të fshehë të dhëna esenciale e as nuk duhet të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar
. (Neni 1)

Gazetari duhet të respektojë privatëain e personit, përveç në raste kur kjo është në kundërshtim me interesin publik. (Neni 7)

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…). (Neni 10)

Gazetari do t’u përmbahet standardeve të pranuara shoqërore që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe respektimin e dallimeve etnike, kulturore dhe religjioze në Maqedoni.(Neni 11)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve. (Neni 13)

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën.
Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit. 
(Neni 15)

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë mediumin e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij. (Neni 16)

Tekstet e këtilla, përplot me gjuhë ofenduese, etiketim, diskriminim dhe urrjetje, nuk shërbejnë për informimin e publikut, por më tepër i ngjajnë hakmarrjes personale dhe keqpërdorimit të profesionit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

:

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim gjinor, diskriminim social

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja