verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Artikull tendencioz ndaj Taki Fitit

on 21 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Republika-18-mart-2016

[Recension: ASHAM-i e pranoi se numëruesi është gabim politik i Taki Fitit]

Në një kohë kur ka zhvilli të shpejtë të ngjarjeve në vend, një vegël, në shikim të parë, e thjeshtë teknike zgjoi me të vërtetë interesim të madh. Bëhet fjalë për numëruesin në ueb-faqen e Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë (ASHAM), i cili u vendos para pak kohësh, dhe vazhdimisht e numëron borxhin e jashtëëm të vendit. Ky numërues që në çdo sekondë e paraqet ndryshimin e borxhit për kryebanori, ka qenë shtytësi që me titullin dhe me përmbajtjen e këtij teksti të akuzohet ASHAM-i se politizohet si institucion kundër pushtetit aktual. Politizimi lidhet edhe me kryetarin e saj, dr. Taki Fiti.

Në tekstin relativisht të gjatë parashtrohen disa dilema. E para, sa burime shfrytëzon artikulli që të vijë deri te një përfundim i këtillë? A e ka parasysh burimin më relevant kur bëhet fjalë për këtë temë? A ka në tekst, duke filluar nga teksti, një lloj spinimi kur përmendet vlerësimi “gabim politik”?

МАНУ призна дека бројчаникот е политичка грешка на Таки_ - http___republika.mk_Linku deri te artikulli origjinal: ASHAM-i e pranoi se numëruesi është gabim politik i Taki Fitit

Data dhe koha e publikimit: 15.03.2016 19:24

Data e recensionit: 17.03.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

A KA DY AKADEMI?

ASHAM-i e pranoi se numëruesi është gabim politik i Taki Fitit. Pasi në mediet e financuara nga SOROS-i u lëshua informata për “numëruesin e ASHAM-it” që ishte vendosur në ueb-faqen e Akademisë, dhe i cili, gjoja, e numëron borxhin publik të vendit, ASHAM-i e hoqi numëruesin dhe zyrtarisht njoftoi se numëruesi është përgatitur nga një bashkëpunëtor i Qendrës për shkenca ompjuterike dhe teknologji informatike pranë ASHAM-it, i cili e ka publkuar atë pa dijen e udhëheqësisë së ASHAM-it dhe udhëheqësit të Qendrës, që do të thotë se nuk është qëndrim i ASHAM-it.”

Thënë të vërtetën, ASHAM-i tashmë organizoi tryezë të rrumbullakët kushtuar lartësisë së borxhit tonë të jashtëm dhe shpejtësisë së rritjes së tij të mëtutjeshme, që u realizua para dy verash në Shtëpinë e Uranisë në Ohër. Ky institucion atëherë këtë e bëri për herë të parë, ndërsa në debat kishte analiza të pakëndshme për pushtetin – аkademikët e fushës ekonomike folën me fakte shkencore dhe e mbrojtën interesin publik. Prandaj, si duket është krejtësisht në rregull që në ueb-faqen e ASHAM-it, një vit e gjysmë më vonë të paraqitet edhe ky numërues, ku ishin prezantuar në mënyrë të qartë edhe ato dy tregues ekonomik – borxhin në kuptim kuantitativ dhe efektin e tij mbi çdo qytetarr (sa ka borxh secili prej nesh në emër të shtetit).

Titulli i tekstit që e recensojmë është pjesërisht komentues. Artikulli shfrytëzon vetëm dy burime – të dyja komunikata – dhe prej tyre bën një miks: njëra është e partisë VMRO-DPMNE, e dyta është ASHAM-it, që është dhënë një kohë të shkurtër pas të parës. Në ndërkohë kryetari i ASHAM-it, prof. dr. Taki Fiti, dha deklaratë për disa medie(shih për shembull, këtu), me të cilën e sqaron dukurinë e numëruesit, bazën e tij shkencore dhe disa detaje të tjera, në mesin e të cilave edhe atë se numrat janë ekskluzivisht me prejardhje vendore – ato janë të njëjtat që Ministria e Financave ia jep Bankës Botërore, dhe ajo i publikon. Edhe pse ato janë relevante për gjithë rastin, deklaratat e Fitit për disa medie fare nuk përmenden.

Deklarata e Fitit, për shkak të pozitës së tij në Akademi, emrit të tij në shkencë dhe për shkak të përmbajtjes, si dhe për shkak se ka qenë në dispozicion në një pjesë të medieve, është dashur të fitojë trajtim të njëjtë me komunikatën e ndonjë shtabi partiak! Fakti që deklarata, e cila është dhënë paradite, ndërsa teksti i recensuar është publikuar te portali në mbrëmje, tregon se ka pasur kohë për një gjë të tillë, kështu që parashtrohet pyetja se a ka pasur qëllim që t’i kufizohet mundësia të sulmuarit që t’i paraqesë qëndrimet e tij.

Qëndrimi i ASHAM-it sa i përket ngarkesës së shtetit me borxh te kreditorë të ndryshëm është i njohur dhe duhet të respektohet si institucional, dhe nuk mund të lidhet vetëm me kryetarin e Akademisë. Prandaj, pyetja se kush e ka vënë numëruesin në ueb-faqe dhe a ka kaluar ai nëpër ndonjë filtër është më pak me rëndësi se sa të thuhet se ajo që e prezantonte numëruesi e shpreh qëndrimin e shkencës dhe nuk ka lidhje me ndonjë me ndonjë “gjellë” politike. Ndërsa kështu artificialisht ngritet një mur ndërmjet kryetarit të ASHAM-it dhe kolegëve të tij, që është tendencioze, dhe ka, padyshim, elemente politike!


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk janë të plota

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

2 burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja