verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Asgjë nuk ‘dihet’ deri sa nuk dëshmohet me fakte, e jo me paragjykime!

on 25 - 03 - 2016       

[Recension: Dihet cila parti shqiptare udhëheq në Maqedoni sipas agjencisë nga Beogradi!]

Titulli dhe përmbajtja duhet të përputhen dhe të mbështeten me fakte, e jo të ‘kryqëzohen’ dhe interpretohen ashtu siç dëshirojnë gazetarët, pa asnjë argument për vlerësimet. Pse duhet që autori të nxisë paragjykime dhe urrejtje, duke vënë në pyetje punën e një agjencie të hulumtimeve, pa asnjë fakt, vetëm sepse qenka nga Beogradi? Kemi të bëjmë me një artikull i cili fsheh etnocentrizëm, ndërsa titulli është më tepër i drejtuar në paragjykim se sa në informim. Titulli është tendencioz dhe jo i menduar mirë. Përmes tij, autori pretendon të “demaskojë” një parti politike, gjoja se ajo është faktor në Maqedoni, falë një agjencie serbe. Çfarë fshihet pas kësaj?! Gojëdhëna të paverifikuara dhe padëshmuara, se kinse partia në fjalë është e favorizuar nga agjencia e Beogradit, e ‘dihet’ se çfarë do të thotë Beogradi për shqiptarët?! Do të ishte në rregull, madje bombastike, nëse autori do të mund ta dëshmonte atë që mundohet ta transmetojë mes rreshtave,  së paku me një dokument ose dëshmi, qoftë edhe të një pjesëtari të kësaj partie, duke i mundësuar lexuesit fakte relevante dhe duke dhënë prova për atë që e thotë në tekst.

Agjencia për hulumtimin e mendimit publik me seli në Beograd, “Faktor Plus Adria”, ka publikuar të dhënat më të reja të anketës me të re telefonike për gatishmërinë e qytetarëve të Maqedonisë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme, si edhe për rejtingun e partive politike,.

Dihet cila parti shqiptare udhëheq në Maqedoni screenshot

 

Linku deri te artikulli origjinal: “Dihet cila parti shqiptare udhëheq në Maqedoni sipas agjencisë nga Beogradi!”
Data dhe koha e publikimit: 23.03.2016
Data e recensionit: 24.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Autorit si duket i ka ikur, por neve na takon të kujtojmë lexuesit se anketa është bërë përmes telefonatave në Maqedoni, e jo në Serbi. Përveç kësaj, anketuesit si dhe të anketuarit kanë qenë nga vendi dhe jo nga Serbia, kanë qenë qytetarë të Maqedonisë. Në publikimin e raportit më datë 23 mars, gazetari ka pasur mundësinë të pyesë anketuesit për të gjitha çështjet që i problematizon në tekst, dhe të bëjë një përmbajtje që do të ishte në pajtim me standardet e profesionit. Autori nuk duhet të harrojë se, referuar Kodit etik të gazetarëve, “Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit. Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinfomrimi dhe manipulimin me publikun”.

 

 

Sipas anketës, 58% e qytetarëve janë shprehur të gatshëm të votojnë, kurse 32% nuk janë të gatshëm të votojnë, ndërkaq 80% nga ata që do të dalin ne zgjedhje, tashmë janë përcaktuar se për kë do të votojnë.
Sipas të anketuarve, 27.7% të votave do të merr VMRO-DPMNE-ja, kurse 25.5% do të merr LSDM-ja, ndërkaq në bllokun shqiptarë, BDI vazhdon të udhëheq me 10.5%, ndërkaq PDSH-ja ka mbështetje të 4.8%.

Detyrimi i parë i gazetarit është e vërteta. Nëse ai nuk përmbush detyrimin parësor, cili është qëllimi i informimit?! Me gjasë, komercialiteti!
Mishmashi tematik nuk përbën lajm, për më tepër kur flitet për akuza të paverifikuara deri sot. Nëse lajmi ka për qëllim zbardhjen e “prejardhjes” së një subjekti politik, atëherë autori duhet të konsultohet me njohës të rrethanave dhe analistë, të cilët qëndrimet e tyre i bazojnë jo vetëm në fakte dhe dëshmi, por edhe në teza amë. E drejta e gazetarit përfundon, kur fillojnë akuza të padrejta ndaj ndonjë pale, të bazuara vetëm në paragjykime etnike diskredituese. Përfshirja në tekst e “fenomenit opozitar”, vallë kjo parti apo tjetra ka mbështetjen e shteteve fqinje, nuk është parim gazetaresk, deri sa për fjalën e thënë nuk kemi argument.

Parim profesional është që gazetarët gjithnjë, para se të publikojnë një artikull, duhet të testojnë të njëjtin: Sa mban ‘peshë’ dhe si do të pritet nga publiku? Vallë, mos është shkelur e drejta e ndonjë pale në artikull? Mos vallë ka marrë rolin e dikujt gazetari dhe pse është detyruar të zhvishet nga limitet gazetareske?

Gazetari duhet të jetë mihësi më i aftë i të vërtetës në interes të publikut. Nëse për fenomene dhe “teori” të pabaza gazetari ushtron profesionin, atëherë ai bën gjithçka, por jo gazetari profesionale. Është anomali dhe “sëmundje” e profesionit, kur autorë të paidentifikuar dhe nën mungesën e guximit për të shprehur qëndrimet dhe për të mbajtur përgjegjësi më pas për fjalën e thënë, ushtrojnë në atë mënyrë një profesion fisnik dhe me rëndësi të veçantë për shoqërinë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

Në titull

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

Stereotipa etnikë dhe etnocentrizëm

nuk nxit për përdorimin e dhunës

Paragjykon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja