verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Asgjë nuk është e qartë pa fakte

on 9 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

republika

[Recension: Kush tjetër ndiqet nga policia e LSDM-së?]

Burimet e evidentuara në artikull e përfaqësojnë palën e njëjtë, ndërsa hyrja deri te ata është bërë me një seri komentesh. Është bërë spin politik që të zbardhet fytytra e një politikani të pushtetit, i cili ishte i përshfirë në një aksident trafiku nëpër rrugët e Shkupit.

koj-drug-se-sledi-od-policijata-na-sdsm-republika-onlineLinku deri te artikulli origjinal: Kush tjetër ndiqet nga policia e LSDM-së?

Data dhe koha e publikimit: 04.11.2016 15:21

Data e recensionit: 07.11.2016

Recensues: Аleksandar Peshev

SPASOVI SI “VIKTIMË”

Në pyetjen që parashtrohet në titull, në pjesën përmbajtësore të tekstit jepet përgjigje me komente, ndërsa pjesa hyrëse i ngjan komunikatës partiake:

“LSDM-ja në tërësi e vendosi MPB-në në shërbim të saj vetëm e vetëm që të realizojë një pikë partiake më shumë dhe t’i qërojë hesapet me ata që mendojnë ndryshe”.

Kush e thotë këtë? Në bazë të cilave fakte ose mendimit të kujt bazohet deklarata e këtillë? Në vend të përgjigjes në këto pyetje që të plotësohen standardet elementare profesionale, radhiten komente plotësuese që e përforcojnë përshtypjen për njëanshmërinë politike të publikimit.

“Kurdisja e tmerrshme kriminale-policore e Dime Spasovit është vetëm një nga shembujt që japin përgjigje në pyetjen “Deri ku janë të gatshëm të shkojnë Zaevi dhe Spasovski”?”

Nuk dihet se sipas cilit kriter është konstatuar se bëhet fjalë për “kurdisje të tmerrshme kriminale-policore” dhe cilat dëshmi qëndrojnë prapa këtij pohimi. Artikulli e paraqet Spasovin si viktimë, e njëkohësisht e njollos Zaevin dhe Spasovskin, duke i paraqitur si persona që “e uzurpojnë lirinë dhe e shkelin demokracinë”.

Komenti i ardhshëm tregon se ka mosrespektim ose mosnjohje elementare të parakushteve themelore të gazetarisë profesionale – të shkruhet me fakte:

“Është e qartë se Spasovski e partizoi MPB-në, duke punësuar njerëz të tij. Edhe më skandaloze ishte punësimi i kriminelëve me dosje të mëdha, me të cilët është e qartë se Spasovski bashkëpunon shkëlqyeshëm, prandaj edhe dje, për rastin e Spasovit, doli në mbrojtje të tyre”.

Asgjë nuk është e qartë pa fakte, pa dëshmi dhe pa të dhëna. Përveç kësaj, në artikull, thuhet se një veprim i caktuar ka qenë skandaloz për publikun, e në tekst nuk ka asnjë deklaratë nga ndonjë qytetar i anketuar që e mbështet këtë konstatim.

VETËM NJË ANË

Në gjashtë paragrafet e para të tekstit nuk ka asnjë fakt, asnjë deklaratë dhe as që është përmendur ndonjë burim i informatave. Dhjetë fjalitë e para janë komente. Теksti vazhdon me deklaratat e dy bashkëbiseduesve. Nuk është e qartë se pse deklaratat e tyre nuk përdoren që në fillim të artikullit dhe pse në vend që të radhiten komente, thjesht nuk janë parashtuar pyetje në të cilat do të përgjigjeshin bashkëbiseduesit.

Nëntitulli dhe konteksti në të cilin janë përdorur deklaratat krijon përshtypje se bëhet përpjekje të kompletohet spini me citimet e gjata të dy bashkëbiseduesve.

“Çavkovi paralajmëroi: Ka mundësi që LSDM-ja përsëri t’i përdorë ushtarët partiakë të MPB-së për aktivitete të paligjshme.”

Përsëri parashtrohet pyetja se pse dhjetëra komentet e fillimit nuk janë lidhur me qëndrimet e bashkëbiseduesve? Në kontekst të përzgjedhjes së bashkëbiseduesve, vlen të theksohet se ata e përfaqësojnë anën a njëjtë, e cila i kundërvihet veprimeve të liderit opozitar dhe të ministrit teknik nga radhët e LSDM-së. Duhet theksuar se njëanshmëria është kompletuar me atë që nuk ka asnjë lloj qëndrimi nga pala e akuzuar.

Теksti krijon hapësirë për diskreditim personal dhe partiak, ndërsa lexuesi nuk ka dëshmi se është bërë ndonjë përpjekje për të kërkuar mendim ose deklaratë nga LSDM-ja, Zaevi ose Spasovski, në lidhje me akuzat kundër tyre.

Marrë në përgjithësi, kemi publikim të njëanshëm që bazohet në komente të mbështetura me deklarata të njëanshme për të cilat nuk janë ofruar dëshmi konkrete.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante, jorelevante

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja