verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Atak mbi të drejtën për të protestuar

on 27 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
На удар граѓанските активисти кои се дел од Шарената револуција. Фото: Мета
Cak janë aktivistët qytetarë që janë pjesë e Revolucionit laraman. Foto: Meta

 

Теkstet që pohojnë se disa aktivistë dhe gazetarë janë mercenarë nuk ofrojnë dëshmi me të cilat do të lidheshin të dhënat për honoraret nga e kaluara me daljen në protesta.

 

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

 

Në disa medie (Sitel, Kanal 5, … ) dhe disa agjenci lajmesh (Netpress, Kurir, Republika,… ) u paraqitën tituj dhe tekste në të cilat sulmohen një pjesë e aktivistëve qytetarë që marrin pjesë në demonstratat e Revolucionit laraman:

Për shembull:

Dhjetëra emra të aktivistëve më të zëshëm qytetarë në protestat e LSDM-së gjenden në listën e rrogave të organizatave të Sorosit. Praktikisht bëhet fjalë për demonstrantë të paguar dhe kujdestarë, të cilët për aktivizmin e tyre qytetar paguhen në mënyrë të majme.

Ashtu siç publikoi Netpress-i edhe gjatë ditës së djeshme, ata thjesht marrin marrin rrogë që të protestojnë, mirëpo paratë nuk janë problem. Qindra mijëra denarë, e diku edhe me miliona numërohen shumat që i kanë inkasuar aktivistët e revolucionit laraman që paguhen ta “ngjyrosin popullin me gënjeshtrat e tyre laramane”.

Në shikim të parë bëhet fjalë për tekste që bazohen në fakte, me të cilat informohet publiku për çështje me interes publik dhe praktikohet liria e të shprehurit në bazë të nenin 10 të Konventës ervopiane për të drejtat e njeriut dhe dokumentet e tjera ndërkombëtare (neni 19 i Deklaratës Universale, neni 19 i Paktit ndërkombëtar për të drejtat qytetare dhe politike…).

… Përfaqësuesi i komunitetit LGBT Lumi Beqiri, i cili tani është pjesë e iniciativës “Protestoj”, e më parë edhe i Plenumit studentor, ka marrë para madje nga trorganizata të Sorosit, nga i njëjti FORUM CSID i Sorosit disa pagesa nga 4.260 denarë, disa pagesa nga Komiteti i Helsinkit i Pirovskës nga 6.148 denarë, si dhe nga organizata Civil nga 2.484 denarë… Aktivisti qytetar Mariglen Demiri, të cilin publiku e mba mend për nga ndërhyrja në ligjërata e profesoreshës Karakamisheva, poashtu është paguar për aktivtetet e tij edhe në vitin 2014 nga FORUMI CSID i Sorosit me nga 3.398 denarë… Në listën e rrogave të organizatave të Sorosit është edhe Zdravko Sllavevski nga “E majta” i cili fitoi edhe padi për prishjen e rendit dhe qetësisë publike dhe dëmtimin e pronës shtetërore. Ai për aktivitetet e tij ka fituar nga 3.398 FORUMI CSID i Sorosit… Gruaja për të cilën populli maqedonas është budalla dhe e cila i ofendonte mbrojtësit maqedonas në Kumanovë, Mirjana Najçevska, për shërbimet e saj është paguar nga FORUMI CSID i Sorosit, prej ku ka inkasuar 55 mijë denarë, ndërsa vitin e kaluar para ka marrë edhe ngа Shoqata maqedonase e juristëve të rinj…

Ç’është problematik në këto artikuj?

E para që bie në sy është gabimi logjik “non sequitur“, përfundimi që është nxjerrë në këtë tekst nuk del nga premisat që janë dhënë. Në fakt, në tekst është nxjerrë përfundimi (autori pohon) se të gjith ë persona e përmendur janë mercenarë të paguar për të dalë në protesta, gjegjësisht për organizimin e protestave dhe mbështetjen e tyre.

Qindra persona kanë inkasuar shuma të ndryshme të parave nga ombrella e organizatave joqeveritare të LSDM-së, e si kundërshpërblim ata janë edhe protestuesit më të zëshëm dhe kujdestarë të pushtetit.

Përkundër këtij pohimi, autori nuk ofron asnjë dëshmi/informatë se njerëzit e përmendur kanë pranuar para për organizimin e protestave. Është e qartë, bëhet për përpjekje dëshpëruese për të “kërkuar duke prekur në errësirë”, e nëse diçka rastësisht gjendet… Shihet se bile nuk bëhet fjalë për mjete të pranuara, për shembull, në kuadër të projekteve konkrete për aktivitete konkrete (për shmebull, trajnime, përgatitje të analizave dhe hulumtimeve, përgatitje të doracakëve dhe materialeve të tjera edukative, e të ngjashme). Sidoqoftë, ajo që definitivisht mungon është informata se kanë marrë para që të organizojnë protesta ose që ta udhëheqin protestën.

Autori jo vetëm që nuk përpiqet ta paraqesë situatën reale, por qartazi qëllimisht e dezinformon publikun me numra paushalle, pa kornizë kohore dhe gjithsesi pa e theksuar burimin e të dhënave që do të duhej ta vërtetojë relevancën e informatës së dhënë.

Nga ana tjetër, autori nuk e përmend lidhjen shumë të qartë ndërmjetë kërkesave që janë parashtruar në kuadër të demonstratave dhe punës së gjithëmbarshme të shoqatave të qytetarëve me të cilat janë lidhur njerëzit e përmendur (mbrojtja e të drejtave të njeriut), që gjithsesi flet për konsekuencën e bindjeve të tyre dhe gatishmërinë për t’i vënë ato në rend dite në mënyra të ndryshme.

E dyta, ajo që bie në sy është qëllimi i autorit, e ai është mbrojtja e pushtetit.

  • … duke përhapur teza për mosekzistimin e lirisë, mungesën e demokracisë, me qëllim të rrëzimit të qeverisë së zgjedhur në mënyrë legjitime.
  • … ata janë protestuesit dhe kritikuesit më të zëshëm dhe kujdestarë të pushtetit.
  • … dëshirohet të rrezikohet stabiliteti i shtetit
  • … rrëzimi i qeverisë së zgjedhur demokratike

Nga përmbajtja e tekstit del se nuk ka asnjë arsye për ta kritikuar pushtetin dhe për të parashtruar kërkesa për më shumë demokraci dhe liri, dhe se kritika është krijuar në mënyrë artificiale dhe është e stimuluar. Artikujt e shumtë dhe faktet e pretenduara që plasohen në to, kanë për qëllim damkosjen e atyre që perceptohen si kritikues më të zëshëm të pushtetit.

Mënyra e këtillë e prezantimit dhe sulmi i këtillë i hapur mediatik mbi një grup të caktuar njerëzish për shkak të mospajtimit të tyre me pushtetin dhe kritikat që ia bëjnë pushtetit, është në kundërshtim si me standardet ndërkombëtare të gazetarisë etike, poashtu edhe me aktet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Sipas udhëzuesit për mbrojtjen e gazetarisë të përgatitur nga ana e Këshillit të Evropës, ushtrimi i profesionit të gazetarisë nënkupton “… veprimin me bindje të mirë me qëllim të sigurimit të informatës në kohë dhe të sigurtë…“. Në mes tjerash, kjo nënkupton se informata është e vërtetuar dhe se është marrë nga burimi i sigurt, se është vënë në kontekstin adekuat, se janë ofruar të dhëna të sakta, se është dhënë mundësi për kontestimin e të dhënave, se kërkohet përgjegjësi prej atyre që janë në pushtet, se përkrahet shkëmbimi i mendimeve të ndryshme, se përkrahet kontrolli mbi pushtetin, se nuk shtrembërohen faktet, …

Në artikujt e përmendur mungojnë të gjitha elementet e gazetarisë etike.

Sipas këtij Udhëzuesi, gazetarët në punën e tyre duhet vëmendje të veçantë t’i kushtojnë mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe eksponimit para publikut të autoriteteve që i shkelin këto të drejta dhe shpalosjes para publikut të rasteve të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të fuqisë.

Këshilli i Evropës e ka formuluar këtë Udhëzues, duke u nisur nga korniza e krijuar dhe e pranuar paraprakisht për gazetari etike e cila është zhvilluar dorë për dore me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë dhe që do të thotë se gazetarët kanë interes ta mbrojnë dhe ta promovojnë standardin më të lartë të të drejtave të njeriut, e veçanërisht të drejtën për liri të të shprehurit.

Me sulmin ndaj atyre që i kundërvihen pushtetit dhe që e kritikojnë atë, mediet e përmendura në fakt e rrezikojnë të drejtën për liri të të shprehurit dhe të drejtën për tubim të njerëzve, që janë të garantuara me dokumentet ndërkombëtare.

Kjo paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të esencës së të drejtës ndërkombëtare sipas të cilët

asnjë dispozitë e akteve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejatve të njeriut nuk mund të interpretohet si e drejtë për cilindo qoftë vend, grup ose person që të kryejë çfarëdo qoftë veprimtarie ose të kryejë çfarëdo qoftë pune që ka për qëllim shkatërrimin e të drejtave dhe lirive që i përmbajnë ato

Këto artikuj poashtu janë edhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Deklaratën për të drejtat dhe përgjegjësitë e individëve, grupeve dhe organeve të shoqërisë që t’i promovojnë dhe t’i mbrojnë të drejtat e pranuara universalisht dhe liritë themelore të njeriut, sipas të cilës

Çdokush ka të drejtë të ankohet për politikat dhe aktivitetet e pushtetit kur ai i shkel të drejtat e njeriut, dhe

Çdokush ka të drejtë që vetë ose me të tjerë të marrë pjesë në aktivitete paqësore të janë të orientuara kundër shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.     

Logjika e gjithëmbarshme e akteve që kanë për qëllim sigurimin e mbrojtjes më të madhe të gazetarëve dhe lirinë e të shprehurit, qëndron në atë se ata nisen nga pozita se ata gazetarë janë të rrezikuar nga shteti, nga strukturat e pushtetit (të cilat ose i sulmojnë ose i dënojnë për atë që e thonë) për shkak të ushtrimit të funksionit të tyre kontrollues dhe funksionit të mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Parashtrohet pyetja se a duhet të jenë të mbrojtur gazetarët ose kuazi-gazetarët që i kundërvihen lirisë së të shprehurit, dallimeve në mendime dhe duke u abstrahuar plotësisht nga argumentet e paraqitura ose nga paraqitja e kundërargumenteve – i sulmojnë ata që e sulmojnë pushtetin? A mund thjesht t’i trajtojmë si “gazetarë” dhe ndaj tyre të zbatohen aktet që luftojnë për lirinë e të shprehurit, ose duhet të trajtohen thjesht si organe të shtetit (që fshehen pas emrit medie), qëllimi i të cilëve është çrrënjosja e lirisë së të shprehurit?

Komisioni për të drejat e njeriut i KB-ve, pikërisht në kontekstin e vendeve ku edhe vetë shteti dhe eksponentët e saj (siç janë për shembull mediet e ndryshme, kuazi-mediet, shtëpitë propaganduese, agjencitë gazetareske etj) janë shkelës masovikë të të drejtave të njeriut, duke e përfshirë edhe të drejtën për lirinë e të shprehurit të mendimit personal, i miratoi Parimet kundër mosndëshkimit dhe me këtë e ka paraparë edhe këtë situatë. Në Parimin 27 më mënyrë shumë decide konstatohet se fakti që vartësi ka vepruar në bazë të urdhërave – aspak nuk e amneston nga përgjegjësia, e veçanërisht jo nga përgjegjësia penale (e në këtë rast bëhet fjalë për disa vepra penale…). Me parimin e njëjtë përcaktohet edhe përgjegjësia e përgjegjësit (qoftë ky edhe vetë kryetari i shtetit ose kryeministri) nëse vartësi këtë e ka bërë me vetëiniciativë.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja