verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Administrator

Nikolla Mlladenov – Një jetë dhuruar gazetarisë

на 11. 03. 2016 | | mk, en
Nikolla Mlladenov, gazetar dhe themelues i “Fokus”-it. Foto: Fokus Në ditën e sotme para saktë 52 vitesh* ka lindur Nikolla Mlladenovi. Njeriu që konsiderohet si njëri nga krijuesit e pranverës maqedonase dhe gazetari të cilit më së shumti i ka borxh demokracia e brishtë maqedonase.
Vetëm dy javë pas ditëlindjes së tij të 49-të, në mbrëmjen e 26 marsit 203, Mlladenovi e humbi jetën në një fatkeqësi komunikacioni.
Ditët e ardhshme do ta përkujtojmë nëpërmjet teksteve të cilat pas vdekjes ia kushtuan kolegët dhe miqtë e tij.   Shkruan: Redaksia “FOKUS” Fokus, 10 mars 2014 Duke filluar si një aktor i ri shpresëdhënës, Nikolla Mlladenovi e riorienton ambicien e tij he nga mesi i viteve të 1980-ta fillon me punë

Gjuha e urrejtjes në televizionin “Kanal 5”

на 10. 03. 2016 | | mk
Теlevizioni “Kanal 5”, me publikimet dhe me qëndrimet e shprehura nga ana e Milenko Nedellkovskit në edicionet e emisionit të tij “Milenko Nedellkovski shou”, të emituara në data 15, 22 dhe më 29 janar, më 5 dhe më 12 shkurt të vitit 2016, nxit dhe përhap diskriminim, mosdurim dhe urrejtje në bazë të orientimit seksual, me çka e ka shkelur nenin 48 të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, thuhet në raportin me shkrim për mbikëqyrjen e kryer të programeve, që është ralizuar nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike. Аgjencia thekson se shkelja e ligjit ka të bëjë me atë se: “në disa emisione radhazi, të cilat kanë qenë të inçizuara më parë, shërbimi programor televiziv në

OJQ Infocentar: Konkurs për storje gazetareske

на 8. 03. 2016 | | mk
ОJQ-ja Infocentar në kuadër të projektit “Demografia – kualitet i jetesës” i mbështetur nga Projekti i USAID-it për shoqëri qytetare, të cilin e zbaton Fondacioni “Shoqëri e hapur” – Maqedoni, shpall konkurs për storje gazetareske. Storjet gazetareske duhet të jenë të ndërlidhura me ndonjërën nga këto tema: demografia, migrimet, regjistrimi i popullatës, lista zgjedhore. Storjet e propozuara duhet t’i respektojnë etikën dhe standardet profesionale gazetareske dhe duhet të përmbajnë elemente të analitikës dhe të hulumtimit. Secila nga storjet e propozuara nuk duhet të jetë më e gjatë se 3.500 fjalë. Preferohet që tekstet të përgatiten në bashkëpunim ose në partneritet me organizatat, iniciativat, aktivistët qytetarë. Të drejtë për të marrë pjesë në këtë konkurs kanë të gjithë gazetarët e Republikës

SHGM-ja i dënon presionet ndaj gazetarit Muhamed Zeqiri

на 7. 03. 2016 | | mk
Shkup, 7 mars, 2016 – 12:29 (META) – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ashpër i dënon presionet dhe kërcënimet e përfaqësuesve të BDI ndaj gazetarit të “TV Shenja”, Muhamed Zeqiri. Këto presione cenojnë lirinë e fjalës dhe nxisin vetëcenzurë të gazetarëve. Me kërcënime dhe presione ndaj gazetarëve Maqedonia nuk do të dalë nga grupi i vendeve afrikane ku masivisht nëpërkëmbet liria e medias”, thuhet në komunikatën e SHGM-së. Nga shoqata thonë se është dyfytyrëshe BDI-ja ta bindë opinionin se mediat në gjuhën shqipe janë më të lira falë sjelljes së tyre të përgjegjshme si parti në pushtet, ndërsa në anën tjetër drejtuesit e saj kërcënojnë gazetarët. “Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, si nënshkrues i Marrëveshjes së Përzhonos u obligua

MEDIET DHE TË DREJTAT E NJERIUT: Përzgjedhje e artikujve të prof. Mirjana Najçevskës në vitin 2015

на 31. 12. 2015 | | mk
Prof. Mirjana Najçevska. Foto: photobucket 1. Kurthi i mosdijes: Mediet dhe universiteti i ri (22. 12. 2015) 2. Mediet ≠ zëdhënëse partiake (për anketën e re të IRI-t) (30. 11. 2015) 3. Ligji për mbrojtjen e privatësisë: Кur Kushtetuta bëhet “letër tualeti” (17. 11. 2015) 4. E drejta për të zgjedhur është e drejtë themelore e njeriut  (09. 10. 2015) 5. Pyetjet e papërgjigjura për pasaportën e Mijallkovit (08. 10. 2015) 6. Çka mund të bëjë ose çka nuk mund të bëjë Avokati i popullit (17. 02. 2015)  

Programi “Liderët mediatikë 2016”

на 20. 11. 2015 | | mk
Është hapur aplikimi për programin “Liderët mediatikë nga Maqedonia 2016”. Ai parasheh që kandidatët e përzgjedhur të marrin pjesë në punë katërmujore në SHBA në një organizatë të atjeshme mediatike, me ç’rast fitohet trajnim për medie dhe për udhëheqësi si dhe mundësi për të njoftuar dhe për të komunikuar me ekspertë të medieve nga SHBA-të. Afati i fundit për aplikim është deri më 18 dhjetor të vitit 2015 në këtë adresë: http://www.irex.org/project/macedonia-media-leaders-program.   Informata plotësuese mund të merren në: mmlp@irex.org.

Mbështetje nga komuniteti i Global Voices për përfaqësuesit e lirisë së të shprehurit nga Maroku

на 19. 11. 2015 | | mk, en


Publikuar më 19 nëntor 2015 8:24 GMT


Komuniteti i Global Voices kërkon drejtësi për shtatë përfaqësuesit e lirisë së të shprehurit, të cilët ballafaqohen me gjykim në Marok për shkak të aktivizmit të tyre.
Shtatë përfaqësuesit janë përpjekur që t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, kanë kërkuar llogari nga autoritetet para publikut, dhe janë angazhuar për sundimin e së drejtës në vendin e tyre. Pesë prej tyre janë akuzuar për “rrezikimin e sigurisë së brendshme të vendit”, ndërsa dy vetë ballafaqohen me akuza për “pranimin e fondeve të huaja pa e njoftuar Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë”. I bëjmë thirrje Qeverisë së Marokut që t’i përmbushë obligimet që i ka marrë me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe t’i hedhë poshtë

KONKURS: gazetarë, video-reporterë, kamermanë, video-dizajner – Agjencia “Meta”

на 28. 10. 2015 | | mk
Agjencia e lajmeve “Meta”, projekt i Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, ka nevojë për bashkëpunëtorë me honorar nëpër qytetet e Maqedonisë:
  • 6 (gjashtë) gazetarë- videoreporterë
  • 6 (gjashtë) kamermanë
  • 1 (një) videodizajner – redaktor grafik (në Shkup)
Kandidatët e motivuar dhe të interesuar duhet që të dërgojnë një biografi të shkurtër, me propozim-tema në të cilat do të kishin pasur dëshirë të përgatisin video – kronika, në postën elektronike konkurs@meta.mk, më së voni deri më 10 nëntor. Përvoja nuk është vendimtare, por puna dhe bashkëpunimi me mediat lokale do të llogaritet si përparësi.

Takim për “Medien shqiptare sot në Maqedoni”

на 5. 10. 2015 | | mk
Dhjetëra gazetarë nga disa media, online, të shkruara dhe televizione, kombëtare dhe lokale morrën pjesë në takimin“Media shqiptare sot në Maqedoni” që u organizua nga organizata “Metamorphosis”.
Qëllim i këtij takimi ishte promovimi i projektit “Verifikimi i fakteve” dhe rëndësia e tij, sidomos në kontributin që kjo nismë jep në shërbim të rritjes së vetëdijesimit tek publiku për gazetari profesionale por dhe si një mjet ndihmës për vetë media në respektimin e standardeve të gazetarisë.
Në takim u diskutua edhe rreth realiteteve të medieve shqiptare në Maqedoni, ku në fokus nga gazetarët dhe redaktorët e pranishëm ishin përparimet por dhe sfidat e gazetarisë në gjuhën shqipe në Maqedoni. Në takim u fol edhe për hapa të përbashkët për mundësitë e

Trajnime për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes në sferën mediatike

на 1. 10. 2015 | | mk
Të nderuar, Fondacioni Metamorfozis dhe Misioni i OSBE-së në Shkup bëjnë thirrje për paraqitje të pjesëmarrësve për të marrë pjesë në trajnimet për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes në sferën mediatike, të cilat janë kryesisht të dedikuara për redaktorët, gazetarët dhe administratorët e ueb-portaleve. Qëllimi i trajnimeve është të kontribuojnë për përforcimin e kapaciteteve të medieve onlajn në Maqedoni për ta njohur dhe për t’iu kundërvënë gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës që nxit dhunë dhe krim nga urrejtja, si dhe për promovimin e standardeve profesionale gazetareske në sinergji me Shërbimin për verifikimin e fakteve nga mediet. Trajnimet do të mbahen gjatë tetorit të vitit 2015, në këto data dhe vende:
  • 7 tetor (e mërkurë) në Shkup, hoteli Stone Bridge
    14

Abonohuni për lajmet më të reja