verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Administrator

SHGM: SHBA dhe BE dënojnë dhunën kundër gazetarëve

на 17. 09. 2015 | | mk, en
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë më 17.09.2015 e publikoi këtë kumtesë: Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, e përballur me përshkallëzimin e dhunës kundër gazetarëve dhe me sjelljen e papërgjegjshme dhe joprofesionale të Ministrisë së punëve të brendshme, para një muaji dërgoi letër deri te të gjitha organizatat ndërkombëtare, ku Maqedonia është anëtare fuqiplotë, siç janë Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës dhe Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, si dhe deri te partnerët më të rëndësishëm të Maqedonisë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Komisioni Evropian. Në letër alarmuam këto organizata dhe shtete se dhuna kundër gazetarëve ka marrë përmasa dramatike dhe kërkuam të interventojnë deri të autoritetet maqedone për të garantuar siguri për gazetarët në ushtrimin

“Transparencë Maqedoni”: Nuk ka përparim në liritë e mediave

на 15. 09. 2015 | | mk
Buletini i ri i “Transparencë Maqedoni” (TM), për muajt korrik dhe gusht i shqyrton ndodhitë që kanë të bëjnë me pushtetin, e të cilat kanë shkaktuar shumë reagime në publik. raporton “Plus info”. Buletini e shqyrton jetën luksoze të kryeministrit, mosparaqitjen e pronave nga funksionarët e pushtetit, rebalancin e buxhetit të RM-së, si edhe problemet e gazetarëve dhe harxhime joproporcionale publike. TM thotë se korriku dhe gushti për gazetarët kanë kaluar pa përmirësime: “Këto muaj kaluan pa përparim thelbësor në numrin më të madh të hetimeve rreth veprave të rëna penale të dhunës kundër gazetarëve ose shkatërrimit të pronës që është në pronësi të gazetarëve ose kritikëve të tjerë të pushtetit. Sa për përkujtim, prej muajit prill e deri më

Thirrje publike për furnizim të shërbimit: Ueb-aplikacion për arkivim të përmbajtjeve mediatike

на 20. 07. 2015 | | mk
Fondacioni “Metamorfozis” shpall thirrje publike për furnizim të shërbimit: ueb-aplikacion për arkivim të përmbajtjeve mediatike. Thirrja bëhet në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediave në Maqedoni – Komponenta “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media”, që implementohet nga “Metamorfozis”. Projekti ka për qëllim t’u mundësojë qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë më tepër llogari nga mediet, si dhe t’u ndihmojë gazetarëve në zbatimin e standardeve të tyre profesionale, duke u ofruar vegla në internet dhe resurse për edukim publik dhe për ngritjen e vetëdijes publike. Qëllimi i furnizimit është përgatitja e ueb-aplikacionit për arkivimin e përmbajtjeve nga mediet që do të mundësojë ruajtjen e përmbajtjeve të ueb-faqeve që janë zgjedhur nga shfrytëzuesit dhe ueb-faqeve të zgjedhura automatikisht, si

Pushteti krijon atmosferë të linçit: Peshevski menjëherë të japë dorëheqje!

на 16. 07. 2015 | | mk
Fronti për lirinë e të shprehurit, OJQ-ja “Infocentar”, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Metamorfozis, CIVIL, Tetë Shtatori, Qendra maqedonase për arsim evropian, “Plloshtad Slloboda”, Qendra për arte bashkëkohore, OKNO dhe Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni, shprehin brengosje të madhe për shkak të sulmeve gjithnjë e më të shpeshta mbi gazetarët, pronarët e mediave dhe aktivistët qytetarë që kanë qëndrim kritik ndaj pushtetit dhe politikave të tij, thuhet në komunikatën e publikuar më 16 korrik. Nënshkruesit publikuan: Sulmi i djeshëm fizik i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, ndaj pronarit të portalit Мaktel, Sashe Ivanovski, mirëpo edhe komunikata e VMRO-DPMNE-së, paraqesin treguеs të qartë dhe të padyshimtë të atmosferës së linçit dhe të dhunës në shoqëri, të

Këshilli për etikë e dënon sulmin fizik, kërkon përgjegjësi nga Peshevski

на 16. 07. 2015 | | mk
Këshilli për etikë në media i Maqedonisë e dënon ashpër sulmin fizik të zëvendëskryeministrit Vlladimir Pesheski mbi pronarin dhe redaktorin e portalit në internet Maktel, Sashe Ivanovski. Në komunikatën e publikuar më 16 qershor 2015, Këshilli thekson: Si organ që është përgjegjës për vendosjen e procesit të vetërregullimit në mediat e Maqedonisë, duke u angazhuar për shkallë sa më të lartë të përgjegjësisë te gazetarët dhe për respektim të standardeve gazetareske në raportimin e tyre, pyesim – si mund të zbatohen ato në një shoqëri në të cilën bartësit e funksioneve publike sulmojnë fizikisht për shkak të pyetjes së parashtruar!? Që të mund të pritet që gazetarët të jenë maksimalisht profesionistë dhe etikë në raportimin e tyre, absolutisht duhet të

Profesionalizmi dhe dinjiteti i gazetarisë mbi të gjitha!

на 11. 07. 2015 | |
Gazetaria është një nga profesionet më të rëndësishme shoqërore e cila i sjell jetë gjithë hapësirës publike duke krijuar, brenda rregullave, mundësi për shprehje të ideve të ndryshme me të vetmin qëllim informimin e saktë dhe si rrjedhojë edhe përparimin e shoqërisë. Aq e madhe është rëndësia e këtij profesioni, sa që jo më kot quhet “pushteti i katërt”.
Por si me çdo pushtet, sa më i rëndësishëm që është aq më e madhe është edhe pasoja dhe efekte  shkatërruese kur abuzohet me të. Projekti “Verifikimi i fakteve” ka si qëllim krijimin e një mundësie që njerëzit të mund të mësojnë më shumë se cilat janë rregullat e këtij “pushteti”. I financuar nga USAID, projekti ka si synim të vetëm

Radio MOF: Thirrje për pjesëmarrje në punëtorinë gazetareske të “D Festival”-it

на 30. 06. 2015 | | mk
Radio MOF-i në bashkëpunim me “D Festival”-in e organizon “Radio MOF media desk”, punëtori  gazetareske që do të mbahet në Dojran prej 17 deri më 19 korrik. Punëtoria do të funksionojë gjatë tre ditëve të festivalit, prej orës 12 deri në orën 18 dhe do të paraqesë redaksi të gazetarëve të rinj, të cilët në udhëheqësinë redaktuese dhe mentorimin e gazetarit Zharko Nastoski do të shkruajnë për paraqitjet muzikore të: Маnu Çao, Vilkinson, Xhajkovski dhe Ti-Kej Uonder, “Bed kopi”, “Ljubojna bras fantazi”, “Foltin”, “Elektriçni orgazam”, “ZAA”, “Kulturno-umetniçki rabotnici”, “Fulish grin”, “Bla bla bla”, “Baildsa”, “Pi-Em-Xhi Kolektiv”, “Dramenbras trio”, “Retro kabare”, “Opatnica”, “Noviot poçetok”, “Fjurion”, “Point blenk”, “Xhun”, “Bruka bend” dhe shumë të tjerë, të cilët do të paraqiten gjatë “D

Ftesë për ngjarje promovuese: “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura”

на 2. 06. 2015 | | mk
 

4 qershor 2015, e enjte, prej orës 11 – 12.30, Klubi i gazetarëve, Shkup

  Sa mund t’u ndihmojnë të dhënat e hapura organizatave qytetare mediave, aktivistëve dhe institucioneve shtetërore në avancimin e interesit publik? Fondacioni “Metamorfozis” Ju fton në promovimin e ueb-faqes së “Shkollës për të dhëna – Maqedoni”, si pjesë e projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura”, që do të mbahet të enjten, më 4 qershor 2015, me fillim në orën 11, në hapësirat e Klubit të gazetarëve në Shkup. Në ngjarje, fjalim përshëndetës do të mbajë аmbasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, h.t. Çarls Edmund Geret. Ueb-faqja “Shkolla për të dhënat gjendet në adresën: schoolofdata.metamorphosis.org.mk Në promovimin e ueb-faqes do të

Punëtori/garë në temën “Mini-videoja ime e parë”

на 12. 05. 2015 | | mk, en

  Instituti freng në Shkup, fondacioni “Меtamorfozis” dhe rajoni i Normandisë së Poshtme ju ftojnë të merrni pjesë në punëtorinë “mini-videoja ime e parë” dhe kështu të merrni pjesë në garë. Punëtoria dhe gara “mini-videoja ime e parë” organizohen në kuadër të edicionit të 8-të të Festivalit të filmit freng@fff.mk Punëtoria “mini-videoja ime e parë” do të mbahet të mërkurën më 20 dhe të enjten më 21 maj 2015 prej orës 17 deri në orën 20, në Hapësirën multimediale për mësim të Insitutit freng në Shkup (rr. Мaksim Gorki, nr. 18) dhe do t’u mundësojë të bëni një mini-video me ndihmën e celularit tuaj.
Qëlimi i punëtorisë është përgatitja për zhvillimin e skenarit dhe marrja e këshillave teknike sa i

Sot pasdite, tubim protestues për kthimin e kurorës mortore që iu dërgua gazetarit Jovanovski

на 22. 04. 2015 | | mk
Gazetarët dhe “Plenumi i gazetarëve” më 22 prill, saktësisht në mesditë, para objektit të Qeverisë do ta kthejnë kurorën mortore, e cila mbrëmë iu dorëzua Borjan Jovanoskit, gazetar dhe redaktor në “Nova TV”, në shtëpinë e tij, njoftoi аgjencia “Meta”. Në këtë mënyrë, gazetarët do të tregojnë se nuk i frikësohen porositësit të këtij akti mosntruoz, i cili mbrëmë e shqetësoi familjen e Jovanovskit. Gazetarët i ftojnë kolegët e tyre

Abonohuni për lajmet më të reja