verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Administrator

Bursa ballkanike për ekselencë gazetareske për vitin 2015

на 30. 01. 2015 | | mk
Është hapur procesi i aplikimit për Bursat ballkanike për ekselencë gazetareske. Afati i fundit është 25 shkurti. Ju jeni të mirë, mirëpo dëshironi të arrini përsosmëri, të jenë profesionistë të nivelit botëror? Ky është hapi i parë që të përparoni në karrierën tuaj. Mos e lëshoni mundësinë që të fitoni përkrahje profesionale sipas standardeve më të larta, të punoni me redaktorë dhe gazetarë me përvojë nga rajoni dhe më gjerë, të vizitoni seminare për zhvillim të karrierës dhe ta shihni storjen tuaj të publikuar anmebanë Evropës. Gazetarë me përvojë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Greqia dhe Serbia, mund të aplikojnë në thirrjen e tetë për bursa për ekselencë gazetareske. Çdo vit, dhjetë

SPGPM-ja i fton gazetarët, punëtorët mediatikë dhe qytetarët në marsh për nder të “Sharli Ebdo”

на 13. 01. 2015 | | mk
Sindikati i pavarur i gazetarëve dhe i punëtorëve mediatikë (SPGPM) të dielën, më 11 janar 2015, në Parkun e gazetarëve në Shkup (përballë ndërtesës së ish-SHGB “Nova Makedonija”) në orën 15, organizon tubim për nder të gazetarëve të vrarë dhe viktimave të tjera në Paris. Tubimi është iniciuar nga thirrja e Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, Federatës evropiane të gazetarëve dhe të sindikatave franceze të gazetarëve, si dhe i sindikatave të shumta të gazetarëve nga Evropa, të cilat u bënë thirrje që të gjithë kolegët, masovikisht, të dielën në orën 15, të marrin pjesë në marshin për nder të gazetarëve të vrarë dhe viktimave të tjera në masakrën e  Parisit, në hapësirat e magazinës satirike “Sharli Ebdo”. SPGPM-ja i bashkangjitet thirrjes

Në ambasadën e Franacës në vend homazhe për viktimat

на 8. 01. 2015 | | mk, en
Shkup, 8 Janar, 2015 (META) – Në Ambasadën e Republikës së Francës në Shkup, sot u mbajt homazh për viktimat nga sulmi terroristi në javoren “Charlie Hebdo” në Paris. Ambasadorja Lorens Oer deklaroi se sot është ditë zie në Francë dhe nëpër përfaqësitë diplomatike të saja. Ajo sulmin e djeshëm e cilësoi si një sulm qyqarë, dhe akt tinëzak ku jetën e humbën 12 veta. Karikaturist të njohur nga shtypi francez, gazetarë, punëtorë dhe dy polic janë në radhët e viktimave. Ata ranë viktima nga plumbat e urrejtjes dhe të mosdurimit. Në Fracë “Sharli ebdo” e jetëson lirinë e të shprehurit në të gjitha temat. Provokimi intelektual është thelbi për ndërtimin e mendimit tonë, dhe të demokracisë sonë. Vizatimi, humori,

“Shërbimi për verifikimin e fakteve në media” arrin numrin prej 20.000 “pëlqimesh” në “Facebook”

на 4. 12. 2014 | | mk
Lexuesja jonë Маrtina Nestorovska para dyzet minutash na e siguroi “like”-un e 20.000-të  të faqes së “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media” në Facebook. Të gjithë Juve që rregullisht nga ndiqni në përpjekjet që t’i rrisim standardet e gazetarisë në Maqedoni dhe të ofrojmë edukim që duhet t’u ndihmojë qytetarëve t’i njohin dhe të zgjedhin produkte profesionale gazetareske në media, Ju falënderojmë. Këto 20.000 pëlqime janë arritur në periudhë

Storja nga Maqedonia, fituese e shpërblimit ndërkombëtar

на 29. 11. 2014 | | mk
Storja e gazetarit me renome Sashe Dimovski fitoi shpërblim të veçantë në Forumin për media, i cili u mbajt në Podgoriсë të Malit të Zi, prej 13 deri më 15 nëntor. Storja hulumtuese me titull “Donacionet e mediave për partitë politike dhe strukturat pronësore si burim potencial për korrupsion në mediat e Maqedonisë” (Media donations to political parties, and ownership structures as a potential source of corruption in the Macedonian media) është realizuar me ndihmën e projektit Observatori mediatik i Evropës Juglindore). Artikulli tregoi se disa media luajnë rol të sponsorë më të mëdhenj të partive politike në Maqedoni, duke shfrytëzuar metoda të ndryshme, në mesin e të cilave edhe donacione gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Storja, poashtu, zbuloi informata

Liria e të shprehurit dhe mediat në Maqedoni: Sfidat dhe zgjidhjet

на 14. 10. 2014 | | mk
Civil dhe Fondacioni Fridrih Ebert organizojnë diskutim në temën “Liria e të shprehurit dhe mediat në Maqedoni: Sfidat dhe zgjidhjet” të mërkurën, më 15 tetor, në klubin GEM (Shkup, Çarshia e vjetër), me fillim në orën 11:30. Mysafir special i kësaj ngjarjeje është z. Кristian Mir, Drejtor ekzekutiv i Raportuesve pa kufinj nga Gjermani, i cili do t’i prezantojë konstatimet dhe qëndrimet për këtë temë. I ftojmë gazetarët, redaktorët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, ekspertët dhe aktivistët për të drejat e njeriut, si dhe institucionet dhe palët e tjera relevane të interesuara që të marrin pjesë në këtë diskutim të moderuar. Mediat janë të mirëseardhura të raportojnë për këtë ngjarje dhe ta përcjellin këtë diskutim te publiku i gjerë. Organizatorët e

U formua Këshilli i etikës së mediave në Maqedoni

на 13. 10. 2014 | | mk
Organizatat udhëheqëse në fushën e mediumeve më 30 shtator 2014 formuan Këshillin e Etikës të Mediumeve të Maqedonisë, organ i parë vetë-rregullator i mediumeve. Mbi tridhjetë përfaqësues të mediumeve elektronike, të shtypura, në online dhe mediumet rajonale, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti i Mediumeve në Maqedoni,Sindikata e Gazetarëve të  Maqedonisë dhe Shoqatës së Mediumeve Elektronike Private të Maqedonisë, në të cilën mbi 60 mediume rajonale dhe lokale janë anëtarë mbajtën kuvendin themelues  të Këshillit të Etikës të Mediumeve të Maqedonisë (KEMM), organ i parë vetë-rregullues i mediumeve. Kuvendi zgjodhi anëtarët dhe zëvendësit e organeve qeverisëse dhe miratoi Statutin e Këshillit. Në periudhën e ardhshme Bordi ekzekutiv me konsensus duhet të zgjedhë anëtarët e panelit të

Reagimi i pakuptimtë i mediave maqedonase

на 10. 07. 2014 | | mk
Ka dy ditë që mediat maqedonase të afërta me partinë maqedonase në pushtet dhe portalet satelit të tyre, kanë marrë hovin të kritikojnë mediat shqiptare duke e quajtur nxitëse mënyrën e tyre të raportimit për rastin ‘Monstra‘ si dhe ndodhitë që pasuan. Disa nga këta media janë:  Kurir, Netpres, Republika, Kanal-5, Alfa, bile gazeta Dnevnik shkon më tutje duke e spikatur lajmin në ballinë si lajm kryesor. Në shënjestër të këtyre mediave është edhe Portalb, duke marrë për shembull si tekst për nxitje të atmosferës së protestave të dhunshme dy tekstet tona me titull:
  •  Nëse protestat do të trajtohen si “Monstra”, situata mund të eskalojë
  • Reagime: Rasti Monstra, i montuar dhe planifikuar që moti
Këto media thonë që tekstet janë

QZHM: Ndryshim jotransparent i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale

на 4. 07. 2014 | | mk
Qendra për zhvillimin e mediave (QZHM) konsideron se Propozimi i fundit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, i propozuar nga ana e qeverisë, me procedurë të shkurtër, paraqet edhe një përpjekje për intervenim jotransparent dhe prapa skene në ligj i cili në mënyrë të drejtpëdrejtë e prek lirinë e informimit dhe lirinë e mediave. Konsiderojmë se është koha e fundit, qeveria t’i japë fund injorimit të organizatave mediatike dhe dhe shoqatave të gazetarëve gjatë intervenimit në aktet juridike të cilat në mënyrë të drejpërdrejtë e tangojnë publikun mediatik, por edhe publikun e gjerë. Përpjekja e fundit për të intervenuar në ndryshimin e propozuesve të autorizuar të Këshillit programor të RTM-së, ku në vend të

Udhëzuesi i USAID-it për mediat sociale për sektorin civil

на 3. 07. 2014 | | mk
Për nder të Ditës së mediave sociale 2014, USAID-it, sot e publikoi udhëzuesin për përdorimin e mediave sociale. Publikimi me titull Rrjetet sociale: Udhëzues për përforcimin e shoqërisë civile nëpërmjet mediave sociale është përgatitur me qëllim që t’i mësojë organizatat joqeveritare si t’i realizojnë qëllimet e tyre komunikuese dhe me sukses t’i drejtohen publikut të tyre nëpërmjet mediave sociale. Udhëzuesi ofron pasqyrë të praktikave më të mira që përdoren te mediat sociale për inicimin e temave dhe debateve të rëndësishme për çështje me interes për sektorin civil. Duke pasur parasysh faktin se mediat sociale ndryshojnë shpejt, publikimi nuk koncentrohet në ndonjë platformë individuale sociale, por në vend të kësaj OJQ-ve u ofron zgjidhje se si t’u qasen mediave sociale në

Abonohuni për lajmet më të reja