verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Administrator

“Metamorfozis” u bë anëtarja e parë e IFEKS-it nga Maqedonia

на 16. 06. 2014 | | mk, en
Fondacioni “Metamorfozis” nga Shkupi u bë anëtare e njërit nga rrjetet më të mëdha për lirinë e të shprehurit, IFEKS (www.ifex.org). Bëhet fjalë për rrjet aksional, që tani ka 88 anëtare në 60 vende, me ç’rast  numri më i madh janë në vendet në zhvillim. Në rajonin tonë, rrjeti ka nga një anëtare në Serbi dhe Shqipëri (ndërsa prej sot edhe nga Maqedonia) dhe nga dy anëtare në Rumani dhe në Turqi. Rrjeti përpiqet ta kthejë vëmendjen kah ngjarjet dhe ndodhitë që ndikojnë në lirinë e të shprehurit dhe nëpërmjet kanaleve të tij, por edhe duke ndërtuar koalicione, gurpe punuese, deklarata të përbashkëta, peticione dhe aktivitete të tjera me qëllim që të shkaktohen ndryshime pozitive. Rrjeti, poashtu, organizon konferenca, punëtori

Shpallje: Angazhim i gazetarëve – recensues

на 6. 05. 2014 | | mk
Fondacioni Metamorfozis, për nevojat e projektit të USAID-it për përforcim të mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, e cila është e dedikuar për publikimin e recensioneve gazetareske, analizave kritike të diskursit dhe leksioneve gazetareske, publikon shpallje për angazhim të përkohshëm të gazetarëve me përvojë – recensues. Gazetarët recensues do të jenë pjesë e ekipit të gazetarëve që do të identifikojnë lajme të rëndësishme ditore, do të bëjnë recеnsione të përmbajtjeve të tilla dhe kohë pas kohe do të shkruajnë artikuj më të gjatë për edukim publik në lidhje me implementimin e standardeve gazetareske. Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
  • të kenë të përfunduara studime nga fusha e gazetarisë, komunikologjisë ose ndonjë fushë e ngjashme;

Irena Mullaçka nga “Fokus”-i me storje më të mirë hulumtuese në vitin 2013

на 26. 03. 2014 | | mk
Storja për operacionet e komplikuara të kataraktës në Spitalin e qytetit, me të cilat u është dëmtuar shikimi rreth pesëdhjet pacientëve është shpërblyer me vendin e parë në konkursin “Nikolla Mlladenov” për storje më të mirë hulumtuese në vitin 2013. Seria e teksteve të gazetares Irena Mullaçka është publikuar në javoren “Fokus”. Mençe Atanasova Toçi, gazetare e portalit “Nova TV” është fituese e shpërblimit të dytë për serinë e artikujve kushtuar gjendjes alarmante me ndotjen në Kavadar. Shpërblimin e tretë e fitoi Tomsillav Kezharovski për tekstet që kanë të bëjnë me hetimin për fatkeqësinë e komunikacionit në të cilën jetën e humbi gazetari Nikolla Mlladenov, të publikuara në të përditshmen “Nova Makedonija”. Këtë vit, juria profesionale ndau edhe dy mirënjohje

Gjuha e urrejtjes është vepër penale në Republikën e Maqedonisë

на 19. 03. 2014 | | mk, en

Prej shkurtit të vitit 2014 në Republikën e Maqedonisë kanë hyrë në fuqi dispozitat e reja ligjore me të cilat ndalohet dhe ndëshkohet gjuha e urrejtjes dhe përhapja e materialeve nëpërmjet internetit, me të cilat promovohet ose nxitet urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë njeri ose grupi, në çfarëdo baze të diskriminimit. Me ndryshimet e Kodit penal të cilat i miratoi Kuvendi me procedurë urgjente në fillim të vitit 2014 dhe hynë në fuqë në mjedis të shkurtit (tetë ditë pas publikimit të tyre në Gazetën zyrtare të R. të Maqedonisë, nr. 27 të datës 05.02.2014) neni 319 tani thotë: Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit në bazë kombëtare, racore, fetare dhe në ndonjë tjetër të diskriminimit (1)  Ai

Mediat e lira dhe liria e të shprehurit në Maqedoni

на 10. 03. 2014 | | mk, en

Insituti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe në Kaen, partner në Programin për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet rajonit të Normandisë së Ulët dhe Republikës së Maqedonisë, së bashku me Ambasadën e Francës në Shkup, i përkushtoi dy ditë punë në muajin shkurt për ta analizuar lirinë e media dhe lirinë e të shprehurit në Maqedoni.

Dita e parë, 26 shkurt 2014, ishte e rezervuar për tryeza të rrumbullakëta dhe për debat (e organizuar në bashkëpunim me fondacionin Metamorfozis) me ekspertë nga Franca dhe Maqedonia nga fusha e drejtësisë dhe e gazetarisë. Së bashku me publikun, që kryesisht përbëhej nga gazetarë dhe ekspertë që punojnë në këtë fushë, ekspertët e krahasuan lirinë e të shprehurit dhe të mediave në

Për marrëdhëniet maqedono-shqiptare: Marrëveshje për fqinjësi të mirë edhe me Shqipërinë? (2)

на 5. 03. 2014 | | mk

Nëse propozimi dhe insistimi bullgar (të cilat i shqyrtuam në kuadër të marrëdhënieve maqedono – bullgare) u mbuluan në mënyrë shumë serioze nga mediat tona, si duket nuk ndodh e njëjta me iniciativën e tillë për marrëdhëniet me Shqipërinë. Ata që insistojnë të bëhet krahasim, këtu me gjasë do të insistonin të marrin përgjigje në pyetjen se pse bëhet një dallim i këtillë dhe nuk do të kënaqeshin me atë

Për marrëdhëniet maqedono-shqiptare: ç’është problemi ose “problemi” me Fushën e Llukovës

на 18. 02. 2014 | | mk

Kur Maqedonia mund të jetë subjekt i padisë ndërkombëtare sa i përket fushës së Llukovës, dhe a mund të bëhet një gjë e tillë? Si mundet që “ministra të Qeverisë së Maqedonisë” të thonë se nuk  do të lejojnë ky projekt të realizohet, edhe pse më parë, po ata “ministra të Qeverisë së Maqedonisë”, disa herë e kanë promovuar idenë e këtij projekti? Për një periudhë shumë të shkurtër ky

Ku janë qëndrimet e mediumeve kur me të vërtetë janë të nevojshme

на 4. 02. 2014 | | mk

Fuqia e mediumeve në krijimin e opinionit publik është shpatë me dy tehe. Cila është më e mirë – të jesh i rezervuar ose i ekspozuar?

 

Përveç transmetimit të mendimit të ekspertëve dhe t; politikanëve, mediumet duhet të marrin qëndrim për çështje të rëndësishme me interes publik. Një qëndrim i tillë do të ndikojë mbi publikun dhe  politikanët në vend, por edhe mbi komisionerët evropianë të fuqisë.

 

Recension: Аnketë nga “Zhurnal”: Ka diskriminim ndaj mediave shqipe

на 22. 10. 2013 | | mk
“Për një javë, lexuesve u është kërkuar që t’i përgjigjen pyetjes: A po i diskriminon mediat shqipe Qeveria e Maqedonisë? Shumica absolute e tyre, gjithsej 1202 vota janë deklaruar se ekziston një diskriminim i tillë në tregun medial të vendit. “ “Ndërkohë, së fundi edhe gazeta e përditshme “Zhurnal plus” ishte mbyllur përkohësisht në shenjë proteste për diskriminimin e bërë në ndarjen e reklamave qeveritare dhe për padrejtësi të tjera.” Edhe pse, motivi bazë i artikullit në fjalë, ka hasur në trajtim të herëpashershëm më parë, me ç’rast një “diskriminim i mediave shqipe” mund të jetë zbuluar ose jo, qasja e artikullit të botuar nga agjencia “Zhurnal” drejt kësaj çështjeje është pa dyshim e shoqëruar nga një dozë e lartë

Abonohuni për lajmet më të reja