verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Adrian Kerimi

FAKTE, ku janë faktet?!

на 10. 05. 2016 | | mk
[Recension: SKANDAL: Ali Ahmeti ka urdhëruar vendimin e gjykatës “Pro” Vesel Memedit?] Akuzat, edhe pse nuk i takon gazetarit që t’i bëjë ndaj një apo disa personave, janë inkuadruar në tekstin që po recensojmë. Një lajm i këtij modeli, në mungesë të fakteve, ka bazë të trajtohet si shpifje. Ndoshta ajo që thuhet në artikull mund të jetë e vërtetë, por kjo nuk dëshmohet në përmbatjen e tij. Nëse autori

Tema me rëndësi, lajmi me mangësi

на 6. 05. 2016 | | mk
[Recension: Kërçova pa flamur dhe me mbishkrime maqedonisht] Lajmi që po recensojmë, ngrit çështje me rendësi, sidomos për publikun shqiptar, por edhe për publikun në përgjithësi në Maqedoni. Mbase duke lexuar mes rreshtave dikush mund ta cilësojë si tendencioz, mirëpo, mbi të gjitha, bëhet fjalë për denoncim të shkeljes së Kushtetues së RM-së dhe rregullativës ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe dhe flamurit shqiptar. Ajo që nuk shkon në lajm

Kur huq “goditja”: Gazetari i njëanshëm, teksti i paplotësuar

на 4. 05. 2016 | | mk
[Recension: Drejtori i VMRO-DPMNE-së godet Ermira Mehmetin] Njëanshmëria nuk është pjesë e gazetarisë dhe e dëmton këtë profesion. Gazetari asnjëherë nuk guxon t’i drejtohet publikut, përderisa favorizon njërën palë, me ose pa dashje. Për lajmin që po recensojmë, nuk kemi fakte të themi se me qëllim është anashkaluar njëra palë ose është injoruar nga lajmi, sidomos pas akuzave, por kemi bazë të themi se nga qëllimi për plasim të lajmit

Shembull se si duhet bërë gazetaria online

на 3. 05. 2016 | |
[Recension: Gjykata e Apelit konfirmoi: 14 vjet burg për shqiptarin që e vrau maturantin në Gjorçe Petrov] Lajmi që po recensojmë është një shembull se si duhet të funksionojë gazetaria në Internet. Artikulli flet për një çështje shumë me rëndësi dhe tërheqëse për opinionin në Maqedoni dhe, ndryshe nga ajo që jemi mësuar zakonisht të shohim se si trajtohen këso tema te shumë portale, ky portali ka respektuar normat gazetareske.

Njëanshmëria godet ashpër gazetarinë

на 2. 05. 2016 | |
[Recension: Gazetari Muhamed Zekiri godet ashpër Izet Mexhitin] Shqetësimi i ngritur në këtë tekst, pra në përmbajtjen e tij, është shumë me të drejtë dhe me interes publik. Personazhi kryesor i tekstit, me të drejtë ka parashtruar pyetje dhe këtu nuk qëndron problemi. Ajo që shkel standardet gazetareske nuk janë pyetjet e një gazetari, por njëanshmëria e tekstit, në këtë rast autorit që ka bërë lajm pyetjet e gazetarit Muhamed

Plagjiaturë amatore!

на 29. 04. 2016 | |
[Recension: Tension, përplasje dhe thyerje të dyerve në MPB] Jo çdo gjë bëhet lajm! Nuk ka logjikë funksionimi i këtij lloji, pra të bërit lajm vetëm duke u bazuar në thashetheme, të cilat parimisht janë e kundërta e lajmit. Artikulli që po recensojmë nuk është bazuar aspak në burime zyrtare, mirëpo është thirrur në burime homologe, të cilat ka vendosur t’i shfrytëzojë duke i kategorizuar si të besueshme. Në fakt

Manipulim me fotografi, fotomontazh i vjetër për “lajm” të ri!

на 27. 04. 2016 | | mk
[Recension: Dhunohet gazetari Milenko Nedelkovski] Gazetari duhet të ketë kujdes kur bën lajm! Fillimisht informacioni duhet konfirmuar dhe më pas të bëhet lajm. Asnjëherë nuk duhet luajtur në kartat e keqinterpretimit të qëllimshëm. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me tekst i cili nënvlerëson ose cenon integritetin e personit të përfolur, por manipulim me element multimedial, duke tentuar të plasojë një informacion që nuk dëshmon në asnjë rast atë

BDI-ja nuk është prind dhe tutor i përjetshëm

на 26. 04. 2016 | |
[Recension: Memedin e “Besës”, e punëson BDI e specializon BDI. E tani…?!] Një pjesë e portaleve elektronike, pikërisht para zgjedhjeve dhe pas amullive të fundit, po luajnë rol destruktiv në kurriz të gazetarisë. Këtë gjithnjë e më tepër po e bëjnë në emër të medias, por nën urdhër të ndonjë subjekti. Mënyra e veprimit zakonisht është: Atë që se bën dot partia, e bën kuzhina e saj (në këtë rast

Me propagandë partiake bllokohet gazetaria profesionale!

на 25. 04. 2016 | |
[Recension: EKSKLUZIVE: Kuçi zhbllokon gjendjen në kufi. Kamionët mund të hyjnë] Kalimi i ekstremeve në një tekst gazetaresk, nuk ka si duket ndryshe pos si ky veprim në këtë përmbajtje. Një propagandë e tepruar dhe një shkelje e standardeve gazetareske. Kemi të bëjmë me një lajm, i cili informon gjoja për zhbllokimin e mallrave shqiptare në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë, por që në fakt, përbrënda vetes është përplot me

Temë e rëndësishme, por me mungesë të elementeve bazë për lajm!

на 24. 04. 2016 | | mk
[Recension: Tmerr në spitalet e Maqedonisë, fotografohen pacientët gjatë operacionit dhe publikohen fotot] Detajet nuk janë me rëndësi në lajm, megjithatë, lajmi duhet të bazohet në disa detaje, me qëllim që të marrë formë dhe të jetë i plotë. Nevoja për lajm vetëm sa për ta bërë dhe shpejtësia për ta plasuar atë në etër, nuk është profesionale. Faktet dhe dëshmitë relevante janë ato të cilat i japin formën lajmit

Abonohuni për lajmet më të reja