verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Adrian Kerimi

Edhe të jetë ministri “në gjumë”, gazetari s’duhet rënë “në kllapi”

на 1. 02. 2017 | | mk
[Recension: Kaos në shkolla, ministri Pishtar Lutfiu në gjumë, kërcënohet një drejtor shkolle] Një burim nuk mjafton për të përfunduar një artikull gazetaresk. Gazetarët profesionist gjithnjë u referohen të gjitha palëve të përfshira në një çështje, me qëllim që qasja e tyre të jetë gjithpërfshirëse, e paanshme dhe objektive. Parimi bazë i një lajmi është se titulli paralajmëron lexuesin për përmbajtjen e lajmit. Mirëpo, lajmi që po recensojmë nuk korrespondon

Tekst me konstatime е pa konfirmime, nuk mund të jetë lajm!

на 30. 01. 2017 | |
[Recension: EKSKLUZIVE: Gruevski gjunjëzohet para kushteve të BDI-së, i pranon të gjitha !] Gazetarët duhet të sigurojnë distancë profesionale nga subjektet politike, e kemi cekur shumë herë. Në këtë drejtim, ata nuk janë palë, e cila duhet të jep konstatime apo të sjellë përfundime vetë, qoftë në emër të ndonjë pale tjetër apo të lexuesve. Teksti që po recensojmë në asnjë rresht nuk dëshmon atë që konstatohet në të. Për

Lajm pa relevancë me nëntekst përqeshës

на 27. 01. 2017 | | mk
[Recension: Ja çfarë bën tash ish-deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi] Lajmi shpeshherë flet edhe mes rreshtave. Nëse çështja për të cilën informojmë kap më tepër dimensione, kjo rrezikon që t’i humbet kuptimi lajmit. Teksti që po recensojmë, në shikim të parë (të titullit) duket se në të vërtetë informon për veprimtarinë e ish deputetit të apostrofuar, megjithatë, artikulli ka tendencë dhe përçon një mesazh tjetër. Ish-deputeti më i zëshëm i

Analizë: “Desorosoizimi” dhe mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni

на 25. 01. 2017 | | mk
|Analiza për “Desorosoizimin” dhe mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni është hulumtim gazetaresk që analizon raportimin e një pjesë të mediumeve për këtë çështje, duke përfshirë edhe mendimin e ekspertëve apo gazetarëve profesionist|.  
Shkruan: Adrian KERIMI Fushata e partisë qeverisëse VMRO-DPMNE-së kundër Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni (apo kundër “Soros”-it), nuk la pa prekur edhe mediet. Thënë realisht, kjo nuk ishte një çështje e panjohur për publikun, por intensifikimi

Vlon lajmi – prej akuzave pa dëshmi!

на 23. 01. 2017 | |
[Recension: Vlojnë diplomat e bleme në BDI, i bien në dorë Endacakut] Gazetarët duhet të shkruajnë atë që mund ta dëshmojnë, e jo thjeshtë atë që e dinë por për të cilën nuk kanë prova. Çdo pretendim i gazetarit në një përmbajtje duhet të mbështetet në dëshmi dhe fakte relevante, me qëllim që lexuesi të jetë sa më i sigurt kur e lexon lajmin. Lajmi që po recensojmë është me

Lajm i lënë në gjysmë

на 18. 01. 2017 | |
[Recension: Milloshoski: Platforma shqiptare marketing politik i Edi Ramës] Nëse lajmi bëhet vetëm në mënyrë sipërfaqësore, sa për t’u bërë, atëherë nuk kemi informuar, por kemi përshkruar apo përçuar një ngjarje apo një veprim. Elementet siç janë koha, vendi, rrethanat dhe konteksti në të cilin ka ndodhur lajmi apo është dhënë një qëndrim, janë gjithnjë pjesë që janë me rëndësi. Jo vetëm që me këtë lexuesi i kupton më qartë

Ja ku po fshihet propaganda, prapa gazetarisë joprofesioniste

на 16. 01. 2017 | | mk
[Recension: Ku po fshihet Muki?] Gazetarët janë të detyruar t’i njohin dhe respektojnë parimet e funksionimit, si në gazetari, ashtu edhe në politikë. Gjithashtu, ata janë të obliguar moralisht dhe profesionalisht të mos bëhen pjesë e ngjarjes apo tregimit për të cilin raportojnë dhe të mos jenë pjesë e çështjeve që i trajtojnë apo për të cilat informojnë. Kur krijon përmbajtje informative për publikun, gazetari duhet të mos i merr

Lajm apo kumtesë e komunës ?!

на 12. 01. 2017 | |
[Recension: Fatmir Dehari nuk ndalet: Hapen të gjitha rrugët e fshatrave të Kërçovës] Gazetari duhet të tregojë distancë profesionale nga subjektet politike dhe institucionet. E kemi cekur qindra herë gjatë recensioneve tona. Lajmi që po recensojmë nuk mund të precizohet, nëse është lajm i redaksisë apo kumtesë e Komunës së Kërçovës. Teksti është thjeshtë propagandë, është bazuar vetëm në një deklaratë të dhënë nga një person zyrtar, duke munguar këtu

Njëanshmëria dhe joprofesionalizmi nuk kanë brirë

на 11. 01. 2017 | | mk
[Recension: Diskriminimi s’ka brirë: Për në vendbanimet shqiptare autobusë në çdo dy orë, për tek maqedonasit në çdo 15 minuta!] Teksti që po recensojmë nuk fillon me esencën e lajmit, por me kualifikime dhe komente, të cilët nuk ka të drejtë t’i bëjë një gazetar që është autor i një teksti informativ. Brenga e gazetarit në këtë rast duhet të jetë interesi publik, e jo komentimi, dhënia e vlerësimeve apo

Takimet sekrete zbulohen me dëshmi dhe fakte

на 10. 01. 2017 | | mk
[Recension: Takim sekret mes Ahmetit dhe Gruevskit për qeverinë e re] Çështjet me interes të veçantë, e sidomos ato të cilat janë aktuale dhe nxisin interes më të madh tek publiku, duhet përfunduar në tërësi, me qëllim që lexuesi dhe publiku të informohen saktë, me fakte dhe në mënyrë të paanshme. Kur gazetari vendos të raportojë për një takim sekret mes dy liderëve të partive politike, atëherë duhet të ketë

Abonohuni për lajmet më të reja