verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Adrian Kerimi

Lajm i “shkrirë” në komente dhe qasje tendencioze

на 4. 01. 2017 | | mk
[Recension: A po “shkrihet” Lëvizja BESA në Dibër] Të bësh lajm duke komentuar, do të thotë të informosh duke treguar mendimin tënd, pa dëshmi, burime apo fakte. Lajmi që po recensojmë është tendencioz, i njëanshëm dhe i paargumentuar. Në asnjë rresht të tekstit nuk dëshmohet ajo që thuhet në titull. Gazetarët, para se të informojnë publikun, duhet të informojnë fillimisht vetveten. Në rastet kur kemi të bëjmë me më tepër

Ritregimi i të pavërtetave nuk është gazetari!

на 27. 12. 2016 | | mk
[Recension: Kurir: Muhamed Zekiri dhe Peter Shilegov kane dashur të krijojnë probleme në Tearcë] Kemi të bëjmë me një shembull tipik se si përfundon një tekst, kur u referohet burimeve jo relevante. Në fakt, ky shkrim është vetëm i përshtatur në gjuhën shqipe, sepse versioni origjinal i takon një redaksie tjetër. Si një veprim që ka bërë redaksia në gjuhën shqipe ku është botuar shkrimi, është ideal për t’u shpjeguar

Kur gazetaria zë dorë me propagandën

на 26. 12. 2016 | | mk
[Recension: Vesel Memedi, Ziadin Sela e Gëzim Ostreni gëzohen që i ‘prekin dorën’ Ali Ahmetit (VIDEO)] Lajm apo reagim politik?! Është e vështirë të bëhet dallimi në këtë rast, pasi që kemi të bëjmë me një artikull, i cili që nga titulli thumbon dhe ironizon. Një rrugë jo profesionale. Vërehet që në lexim të parë se teksti është me shumë mangësi nga aspekti i rregullave të gazetarisë dhe me përfundime,

Lajmi zhduket pa fakte adekuate

на 21. 12. 2016 | | mk
[Recension: Zhduken këndellat 100 mijë euro nga ura ”Nënë Tereza”] Të bësh “hop” pa e kërcyer gardhin! Apo, në gjuhën e gazetarisë, të bësh lajm pa siguruar të gjitha informacionet dhe palët e prekura. Teksti që po recensojmë, mbase është me interes për publikun, por nuk është formuluar për publikun. Këtë e themi duke pasur parasysh se nuk është respektuar parimi i informimit të balancuar, apo nuk është kërkuar qëndrim

Gazetaria e gjunjëzuar para propagandës

на 19. 12. 2016 | |
[Recension: Rama e Ahmeti mesazh subliminal vazalve turk e maqedonas: Do gjunjëzoheni si para Skënderbeut] Ta mbulosh diellin me shoshë. Pikërisht në këtë mënyrë është qasja e artikullit që po e recensojmë. Një fotografi nga një profil në rrjet social, është keqinterpretuar dhe hiperbolizuar. Pavarësisht se fotoja është ‘huazuar’ nga profili zyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, kjo gjë nuk është theksuar. Dy liderë të fuqishëm shqiptar, Edi Rama dhe Ali

Thatësi në fakte, begati në transmetim të urrejtjes

на 16. 12. 2016 | | mk
[Recension: Profesori shqiptar u mbanë ligjerata gjimnazistëve: Dora ju thaftë atyre që votuan Zaevin] Politika është e ndaluar nëpër shkolla, sepse aty kemi të bëjmë me nxënës, fëmijë dhe të mitur, të cilët nuk kanë të drejtë vote dhe nuk duhet të keqpërdoren për qëllime politike. Këndi i lajmit është kapur në mënyrë të duhur, por nuk është trajtuar ashtu siç duhet dhe siç e kërkon profesioni i gazetarisë. Për

“Ritregim” i paqartë dhe i njëanshëm

на 8. 12. 2016 | | mk
[Recension: “Dnevnik”: Kërcënon BDI, ose zyrtarizim i shqipes ose krizë të re] Edhe propaganda dhe kundër propaganda politike kanë premisat e tyre dhe mënyra se si thuren, por  edhe si njihen. Gazetari duhet të ketë shkathtësi që përcaktojë qartë dallimin mes një teksti propagandistik dhe një lajmi. Kur tekstet janë të paqarta dhe të shkruara duke mos u bazuar në dëshmi, nënkupton se i njëjti është bërë me tendencë dhe

Titull dhe lajm për frikë dhe klikime

на 7. 12. 2016 | |
[Recension: Kumanova përplot autoblinda, a po përgatitet sulm i ri si në Lagjen e Trimave!?] Rastet e ndjeshme që mund të prekin emocionet e qytetarëve duhet trajtuar me kujdes nga gazetarët. Gazetari profesionist gjithnjë ka parasysh gjendjen emocionale të qytetarit. Arsyeja e lajmit mban, por nuk është korrekte qasja e autorit. Parashikimet nuk janë punë e gazetarit, por të lexuesit, i cili në bazë të informacioneve të konfirmuara në tekst

Tekst symbyllazi dhe i njëanshëm

на 6. 12. 2016 | |
[Recension: Merko: Arben Labënishtit ja çelëm sytë unë dhe BDI-ja] Një gazetar, në momentin kur bëhet i njëanshëm, nuk është në shërbim të profesionit dhe interesit publik. Kur gazetari informon me qasje të selektuar, atëherë si duket detyra e tij parësore është ta çojë ujin në shtratin e dikujt tjetër, e jo të lexuesit. Teksti që po recensojmë është tendencioz, i njëanshëm dhe me nëntekst thumbues. Si i tillë, asnjëherë

Kumtesë e kopjuar si lajm, pa interes të veçantë për publikun

на 2. 12. 2016 | |
[Recension: Këshilli i Rektoratit të Universitetit “Nënë Tereza”- në Shkup në mbledhjen e rregullt analizoi rrjedhjën e procesit arsimor] Ngjarjet duhet të kategorizohen. Duhet vlerësuar se cilat meritojnë vëmendje të medieve, e cilat jo. Nuk është e shkruar dhe as e thënë askund se mediumet janë të obliguar të përcjellin në opinion çdo njoftim që buron nga ndonjë institucion. Lajmi që po recensojmë, në fakt, nuk është lajm por thjeshtë

Abonohuni për lajmet më të reja