verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Adrian Kerimi

Fotografi që manipulon dhe nuk dëshmon lajmin

на 30. 11. 2016 | |
[Recension: FOTO LAJM: Burrat e “Lagjes së trimave” me BDI-në] Shkruaj çfarë mund të dëshmosh, e jo çfarë di! Kjo është formula, të cilën çdo gazetar duhet ta ketë parasysh para se të shkruajë dhe botojë një lajm. Lajmi që po recensojmë është konfuz dhe i pakuptimtë. Që nga titulli e deri në fund të tekstit, nuk është precizuar asgjë. Fillimisht në foto askujt nuk i shkruan në ballë se

Denoncim i pashtjelluar në mënyrë profesionale

на 29. 11. 2016 | |
[Recension: Lëvizja Besa keqpërdor gjendjen e rënd ekonomike për të bërë fushat] Lajmi dallon nga denoncimi. Nëse qytetarët denoncojnë ndonjë gjë, atëherë informacionet që gazetari i grumbullon duhet t’i konfirmojë me dëshmi, fakte, e mbi vërtetësinë e tyre të thurrë lajmin. Siç mendojnë qytetarët, nuk mund të mendojë edhe gazetari. Teksti që po recensojmë është transmetuar si lajm, por në fakt është një denoncim publik, të cilin e kanë bërë

Tekst i vogël me titull ‘epik’ – për propagandë të madhe!

на 28. 11. 2016 | | mk
[Recension: Salla “Boris Trajkovski” e vogël për BDI-në e madhe] Titujt bombastik apo t’i quajmë ‘epik’ janë hyrje adekuate për tekstet propagandistike. Këtë si duket e ka të njohur mirë autori i tekstit që po e recensojmë. Për këtë qëllim, si duket, lajmin është emërtuar me një titull si “salla e vogël për BDI-në e madhe”. Qëllimi propagandistik dëshmohet që në rreshtin e parë (nga rreshtat e pakët), por, mbi

Facebooku nuk është “barometër” real i opinionit

на 28. 11. 2016 | |
[Recension: Lëvizja BESA fiton betejën mediatike ndaj BDI-së] Çështjet që kanë të bëjnë me rejtingun apo fuqinë e një subjekti politik nuk janë punë të cilët duhet t’i vlerësojë gazetari, ose të japë konstatime për to. Çfarë ka ndodhur në këtë tekst?! Kompetencat dhe detyrat e gazetarit janë tejkaluar, ndërsa shifrat e shpalosura nuk janë relevante, pasi që rrjetet sociale nuk mund të merren si bazë për të matur ose

Në vend të thellësisë në lajm, cektësi në ekspertizë dhe analizë

на 25. 11. 2016 | |
[Recension: A po huazohen platformat e partive politike në Shqipëri,nga partitë shqipëtarë në Maqedoni] Gazetari nuk ka të drejtë që në një përmbajtje informative t’i tejkalojë kompetencat e tij dhe të shkelë limitet profesionale. Për çështjet të cilat dëshiron t’i shpalosë në publik, ai duhet t’u referohet burimeve kompetente, e jo të japë konstatime duke u vënë në rolin e njohësit të çështjeve, në këtë rast politike dhe elektorale. Lajmi

Lajm i lënë në gjysmë

на 21. 11. 2016 | |
[Recension: Shishet e plastikës e ”sulmojnë” liqenin e Dibrës] Mangësitë profesionale janë kryefjala e tekstit që po recensojmë. Pavarësisht faktit që bëhet fjalë për një çështje me interes të veçantë për opinionin, redaksia nuk e ka “hedhur ujkun në përrua”. Në pak rreshta tekst, autori ka tentuar të informojë diçka vetëm përmes disa fotografive, një veprim i mirë ky, por jo i plotë. Në rastet kur kemi të bëjmë me

Akt vulgar në emër të profesionit!

на 18. 11. 2016 | | mk
[Recension: Pas tubimit në Kumanovë , Ali Ahmeti drejt në Spital] Kur kupton esencën e lajmit, di të bësh edhe lajm. Jo çdo koment, mendim personal ose kritikë jo konstruktive, mund të kategorizohet si lajm. Fundja, zhanret tjera mundësojnë që opinioni juaj të transmetohet edhe duke mos qenë lajm, por kritikë, qoftë ajo e cekët, apo profesionale dhe më e thellë – me mesazhe përmbajtjesore dhe duke mos cenuar integritetin

Gazetaria me sy partiakë

на 17. 11. 2016 | | mk
[Recension: Mbushet salla për Ali Ahmetin në Kumanovë] Gazetari mund të bëjë një lajm vetëm pasi të ketë informacionin e konfirmuar dhe pasi të inspektojë terrenin, pra, të jetë në vendin e ngjarjes. Lajmet si ky që po e recensojmë e sulmojnë publikun çdo ditë e më shumë, por, në fakt, këto nuk janë lajme, por tekste propagandistike, të cilat bëhen me qëllim për të fshehur diçka ose për të

Në vend të informatave të rëndësishme për qytetarët, propagandë partiake

на 8. 11. 2016 | | mk
[Recension: Rruga në lagjen e Trimave finalizohet e standardizuar (Foto)] Ndoshta edhe mund të konsiderohet si legjitime që politika redaktuese të jetë në anën e një opsioni politik, mirëpo kjo nuk do të thotë që përmbajtjet informative duhet të jenë propagandë për atë opsion,  ose që përmbajtjet të shkojnë deri aty që kalojnë në adhurim. Subjektet politike, bizneset apo qendrat e ndryshme të fuqisë politike dhe ekonomike çdoherë tentojnë të

Etoncentrizëm dhe nxitje, në vend të fakteve dhe gjithpërfshirjes

на 7. 11. 2016 | | mk
[Recension: Skandal: Kirurgu maqedonas ia hedhë për fytyre dokumentet nënës shqiptare] Informacionet e ndjeshme e që mund të prekin emocionalisht publikun, kërkojnë përkushtim dhe kujdes maksimal profesional. Nuk ka teori e cila garanton se lajme si ky që po e recensojmë mund të bëhen ashtu si duhet pa u bërë në mënyrë gjithëpërfshirëse, me qëllim që të përfundojnë me epilog profesional (gazetaresk). Që nga titulli, paragrafi parë e deri në

Abonohuni për lajmet më të reja