verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Agron Vrangalla

Ja si krijohet një zinxhir lajmesh me spekulime dhe “burime jozyrtare”

на 9. 11. 2016 | |
[Recension: “BDI dhe PDSH po bëhen bashkë kundër opozitës!”] Në shumë raste ndodh që në tekste të ndryshme lajmesh të vërehet se janë përdorur burime jozyrtare. Burime jozyrtare janë ato burime që janë relevante në raport me ngjarjen që trajtohet, por nuk përfaqësojnë zërat zyrtarë të grupeve të interesit. Janë të informuar, janë të besueshëm dhe vendosin që informacionet që posedojnë t’i shpërndajnë me gazetarët. Kujdes, nuk mund të konsiderohen

Kur portali bën kundër-fushatë

на 8. 11. 2016 | |
[Recencion: “LSDM me super ofert: Çdo qytetar do të ketë rrogë prej 500 eurove, mos ikni nga Macedonia”]  Gjatë fushatës parazgjedhore, ka shumë gjasa që një pjesë e mediave të shndërrohen në marioneta të partive politike. Arsyet mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga ato ekonomike, politike, ideologjike, e kështu me radhë. Çështja është se të gjitha ato media që vendosin të bëjnë shërbime politike në kundërvlerë të diçkaje,

Një shkrim pa fakte, por me shumë fyerje dhe seksizëm

на 2. 11. 2016 | |
[Recension: “Kjo është “trimnesha” që fotografohet me mikun e Musa Xhaferit (Foto)”] Për të siguruar një informacion të rëndësishëm, nevojitet shumë sakrificë derisa të arrish tek ai. Në momentin që ke informacionin, gjërat e tjera, për profesionistët e vërtetë,  bëhen kollaj. Por, një gjë e tillë nuk vlen edhe për një pjesë të portaleve, të cilët marrin vetëm këtë të dytën – që do të thotë se prodhojnë lajme kollaj,

Bëj një “like”, të bëj një lajm

на 25. 10. 2016 | | mk
[Recension: “Ermira pëlqen videon e Elizabeta Kançevskës, ja pse! (Video)”] Ka kohë që statuset e Facebook-ut filluan të bëhen lajme nga portalet. Dalëngadalë, po bëhet si rregull e pashkruar që çdo status i ndonjë personaliteti publik mund të shfrytëzohet në formën e një deklarate apo qëndrimi zyrtar, pa marrë konfirimim nga personi që ka shkruar atë status apo nga ndonjë palë tjetër, të cilës i drejtohet ndonjë qëndrim apo deklaratë.

Edhe narracioni i përrallave ka rregulla, e lëre më ai i lajmeve

на 21. 10. 2016 | |
[Recension: “Aleati i Ziadin Selës – Vesel Memedi në mesin e Ali Ahmetit dhe BDI-së (FOTO)”]  “Nëse më gënjen një herë, faji është i yti, nëse më gënjen dy herë, faji është i imi”. Pothuajse askush më nuk beson në përrallat me mbretër, të cilat shumë medie i shndërrojnë në lajme. Edhe përrallat kanë një lloj narracioni të standardizuar, janë të ngritura mbi bazën e disa rregullave të rrëfimit.

Propaganda politike – fund i seriozitetit të një mediumi

на 19. 10. 2016 | |
[Recension: “Paraqitja e Afrimit të BESËS e trishton Grubin – po i vjen fundi BDI-së”]  Instrumenti më i fuqishëm i propagandës politike ngelet masmedia. Jo se ky është qëllimi i mediave, por sepse kështu ndodh nëse mediat shfrytëzohen për qëllime politike. Mirëpo, ka një gjë që është shumë e rëndësishme të theksohet. Që të ketë një propagandë politike efektin e duhur, nuk mjafton vetëm një medium. Mezazhi zakonisht përcillet përmes

Kur lajmi përdoret si plumb për “armikun”

на 18. 10. 2016 | | mk
[Recension: LR-PDSH në prehër të paçavurës së BDI-së, Zhurnal Sërbski!] Ka raste të shumta kur mediat bëjnë lajm vetëm me një fotografi, ku është kapur ndonjë personazh publik në një situatë të palakmueshme, apo edhe kur ndonjë gjest a veprim i tij duket i pahijshëm. Këso lloje lajmesh padyshim që sjellin klikime. Zakonisht janë të një fotoreporteri të vetëm, i cili ka ndodhur në vendin e duhur dhe në momentin

Propagandë që “dridh” gazetarinë

на 13. 10. 2016 | | mk
[Recension: “Menduh Thaçi e dridh Dollnenin (FOTO)”] Për fat të mirë, të gjitha partitë politike kanë faqet e tyre zyrtare ku publikojnë të gjitha aktivitetet e tyre, qofshin këto projekte apo platforma politike, qofshin takime me qytetarë apo ndonjë aktivitet tjetër që zyrat e tyre të shtypit vlerësojnë se duhet të bëhet publike. Këto informacione u shërbejnë shumë gazetarëve nëse nuk kanë arritur që t’i ndjekin drejtpërdrejt këto ngjarje të

Propagandë partiake e shitur si lajm

на 12. 10. 2016 | |
[Recension: Ndërkombëtarët braktisin BDI-në, pas mosvotimit të ligjeve për PSP-në ska më takime me Ahmetin] Pjesa më e madhe e teksteve, të cilët pretendojnë të konsiderohen lajme nga ana e redaksive të ndryshme, por që është e vështirë të cilësohen ashtu, janë pikërisht ato lajme që ‘çalojnë’ që nga titulli me një të ecur propagandistike. Arsyeja është shumë e thjeshtë: çdo tentativë për të lançuar ndonjë manipulim të planifikuar, duhet

Përgënjeshtrim nëpërmjet justifikimit të të pavërtetave

на 7. 10. 2016 | |
[Recension: Update: Lajmi i UÇK-së mbi dy sulme të fundit në Shkup, del të jetë i pavërtet. Nesër prononcohet MPB e Maqedonisë]  “Kush punon, edhe gabon” është frazë që e dëgjojmë sa herë që bëhet ndonjë gabim gjatë një procesi të punës. Sidomos në ato profesione, ku faktori kohë është ndër kryesorët në prodhim, siç është gazetaria, edhe mund të falen lëshimet e ndryshme, për shembull, ato teknike apo gjuhësore.

Abonohuni për lajmet më të reja