verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Александар Писарев

Zëvendësim i palogjikshëm i tezave: Оpozita edhe flen, edhe paradon – njëkohësisht

на 19. 08. 2016 | | mk

[Recension: Оliver Spasovski e ka kaluar në gjumë këtë javë – LSDM-ja përsëri bën paradë në zonat e krizës]

Në situatë kur lideri i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski, aq qartazi e keqpërdor fatkeqësinë që i ka gjetur njerëzit në lagjet e goditura nga vërshimet dhe nga kjo bën fushatë hiperagresive mediatike, të cilat teksti që e recensojmë ia përshkruan opozitës. Gjë që është shumë jokorrekte, tendencioze dhe joprofesionale. Linku deri te artikulli origjinal: Оliver Spasovski e ka kaluar në gjumë këtë javë – LSDM-ja përsëri bën paradë në zonat e krizës Data dhe koha e publikimit: 13.08.2016, 17:55 Data e recensionit: 15.08.2016 Recensues: Аleksandar Pisarev

AMORTIZUES TË TURPIT

Që të amortizohet turpi dhe përgjegjësia e kryetarit të partisë në pushtet, i

Kina do të ndërtojë apo vetëm do ta shqyrtojë mundësinë për të ndërtuar central atomik?

на 17. 06. 2016 | | mk

[Recension: Kina do të ndërtojë central atomik në Maqedoni?]

Ky është shembull se si një temë e bukur dhe interesante mund të prishet nëse hyhet në ujëra politike dhe spinohet diçka që është krejtësisht joreale, dhe e cila, sikur të trajtohej në mënyrë korrekte, do të meritonte recension pozitiv. “Kina do të ndërtojë central atomik në Maqedoni?”, titull që me të vërtetë e shet tekstin. Mirëpo, në përmbajtje nuk ka argumentim adekuat që do ta mbështeste titullin e këtillë. Linku deri te artikulli origjinal: Kina do të ndërtojë central atomik në Maqedoni? Data dhe koha e publikimit: 12.06.2016 20:00 Data e recensionit: 14.06.2016 Recensues: Аleksandar Pisarev

KOLAZH I KEQ

Теksti është kolazh i informatave të ndryshme që janë plasuar në

Lista zgjedhore që është e pastër, akoma pastrohet

на 14. 04. 2016 | | mk

[Recension: Lista zgjedhore është e pastër, Zaevi me të gjitha forcat përpiqet t’i bllokojë zgjedhjet]

Теksti që e recensojmë e ekspozon gjithë procesin dhe mekanizmat sipas të cilit funksionojnë mediet e afërta me pushtetin, të cilat, të dirigjuara nga një qendër në mënyrë të orkestruar i bindin qytetarët se lista zgjedhore është e pastër dhe se në zgjedhje mund të shkohet që “nesër”. Mirëpo, ja opozita, “e cila edhe ashtu do t’i humbë” këto zgjedhje, “e tërheq frenin e dorës”. Që në titull, “Lista zgjedhore është e pastër, Zaevi me të gjitha forcat përpiqet t’i bllokojë zgjedhjet”, është shkruar një e pavërtetë për shkak se edhe vetë KSHZ-ja përsërit se më shumë se gjysma e votuesve të dyshimtë do të

Përpjekje që me një fragment të zvogëlohet numri i vërtetë

на 23. 03. 2016 | | mk
[Recension: Dështuan tezat e LSDM-së për votuesit fantomë] Теksti që e recensojmë te lexuesi shkakton dilemë se a jemi duke shikuar të gjithë në listën e njëjt zgjedhore, për shkak se këto ditë numrat e njëjtë disa i shohin si numra gjashtëshifrorë, e disa të tjerë si treshifrorë. A duhet të caktohet dioptria e dikujt që të mbajë syze përkatëse apo prapa disa interpretimeve ka tendencë? Linku deri te artikulli origjinal: Dështuan tezat e LSDM-së për votuesit fantomë Data dhe koha e publikimit: 17.03.2016  17:20 Data e recensionit: 21.03.2016 Recensues: Аleksandar Pisarev

MINIMIZIMI I TË VËRTETËS NËPËRMJET GËNJESHTRAVE

Në qendër të interesimit të të gjithë qytetarëve këto ditë është lista zgjedhore dhe saktësia e saj. Pasi Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ)

Recension: Magjike – një bëhet 400

на 14. 03. 2016 | | mk

[Recension: Bujqit në rajonin e Dellçevës të kënaqur nga subvencionet]

Recensojmë raport për një episod të ri të paradave të cilat i bën lideri VMRO-DPMNE-së nëpër Maqedoni, duke u paraqitur edhe më tutje si kryeministër, dhe premton investime të reja, pyet si shkon pagesa e subvencioneve… Mediet që e ndjekin çdo hap të tij janë pjesë përbërëse e shërbimit të tij për marrëdhënie me publikun dhe publikojnë situata të kurdisura që të lartësohet personaliteti dhe vepra e tij. Megjithatë, në raportet nga ato ngjarje, sa qo të të jenë të kurdisura, njëjësi nuk mund të paraqitet si shumës, ndërsa intervista me një njeri i cili thotë se është i kënaqur me diçka, nuk mund të paraqitet si kënaqësi e 400

Etiketa të kaltërta për Janevën

на 18. 02. 2016 | | mk

[Recension: Katica Janeva në aksion për shpëtimin e Zaevit]

Në tekstin që e recensojmë prej fillimit deri në fund dominton qëllimi që të spinohet dhe të politizohet paraqitja e Prokurorisë speciale publike (PSP), madje edhe me çmim të diskreditimit të vet profesional. Duke filluar nga titulli senzacionalist dhe tendencioz: “Katica Janeva në aksion për shpëtimin e Zaevit”, e deri te fotografia që është fotomontazh i pahijshëm dhe pjesa hyrëse që u referohet thashethemeve, kemi një përmbajtje me qëllim politik që është plasuar për ta shtrembëruar realitetin dhe për të manipuluar me qytetarët.

Linku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva në aksion për shpëtimin e Zaevit Data dhe koha e publikimit: 12.02.2016 14:04 Data e recensionit: 16.02.2016 Recensues: Аleksandar Pisarev

Cunami prej konstruksionesh

на 11. 02. 2016 | | mk

[Recension: Еkspertët dyshojnë në kredibilitetin e prokurores speciale]

Në fushatën mediatike, që udhëhiqet në mënyrë të orkestruar kundër prokurores publike Katica Janeva që të diskreditohet si personalitet, të dëmtohet kredibilitei i institucionit në krye të të cilit gjendet ajo dhe me konstrukcione, trillime dhe presione të frikësohet ekipi i saj, është e vështirë të përcaktohet se këto kronika a janë lajm në varg apo fushata kundër saj është duke u shndërruar në “cunami”. Linku deri te artikulli origjinal: Еkspertët dyshojnë në kredibilitetin e prokurores speciale Data dhe koha e publikimit: 06.02.2016, 20:19 Data e recensionit: 08.02.2016 Recensues: Аleksandar Pisarev

NJË NUK ËSHTË SHUMËS

Teksti në titull paralajmëron: “Еkspertët dyshojnë në kredibilitetin e prokurores speciale”. Sipas paralajmërimit të këtillë, është e

Artikull për qëllim politik të hesapeve

на 9. 02. 2016 | | mk

[Recension: Si e vlerësoi Janeva se duhet ta lirojë Verushevskin nëse nuk ka pasur qasje te lënda?]

Njëri nga parimet themelore të profesionit të gazetarisë është respekti i i të vërtetës dhe i të drejtës së publikut për të qenë i informuar objektivisht. Në tekstin që e recensojmë krejtësisht është shtrembëruar pasqyra reale për atë se kush, si dhe pse në prag të Vitit të Ri (2016) e ka liruar nga paraburgimi ish-shefin e DSK-së, Zoran Verushevski. Vetë titulli: “Si e vlerësoi Janeva se duhet ta lirojë Verushevskin nëse nuk ka pasur qasje te lënda?” e zbulon qëllimin për ta diskredituar prokuroren speciale publike. Linku deri te artikulli origjinal: Si e vlerësoi Janeva se duhet ta lirojë Verushevskin nëse nuk

Tekst jopërmbajtësor, me informata të cekta dhe agresive

на 11. 11. 2015 | | mk

[Recension: Cilët janë ministrat dhe zëvendësit e rinj nga LSDM-ja – kuadro të vjetra dhe të komprometuara të Zaevit]

Edhe media edhe informata të cilën e publikon ajo, e që është subjekt i këtij recensioni, mund të krahasohen vetëm me mbeturinat nukleare. Nuk janë për përdorim, ndërsa përhapin energji negative. Lajmi ka të bëjë me zgjedhjen e ministrave dhe zëvendës-ministrave të rinj, të cilët janë nga radhët e opozitës, për të cilët është arritur marrëveshje ndërmjet katër partive politkke në Përzhnë, si kusht për daljen nga kriza në të cilën gjendet vendi. Informatat e plasuara nuk janë të vërteta. Qëllimi i vetëm i medies është të diskualifikojë një sërë personash që do të marrin funksione të rëndësishme në qeveri dhe

Rikthehen vizat për në Gjermani? Kjo nuk është e vërtetë!

на 11. 08. 2015 | |
[Recension: Rikthehen vizat për në Gjermani: Kthehen vizat për vendet e Ballkanit] Ky është titulli goditës i lajmit për të cilin menjëherë, që në fillim të recensionit, duhet të themi se nuk është i vërtetë. Cilët janë motivet dhe pse është dashur të publikohet një lajm i këtillë shqetësues dhe pa përmbajtje të cilin më pas e kanë përcjellë dhjetëra medie të tjera, me të vërtetë nuk është e qartë,

Abonohuni për lajmet më të reja