verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Александар Писарев

Interesi publik nuk është në gishtin e thyer të kryetarit të komunës

на 6. 07. 2015 | | mk
 

[Recension: Koce Trajanovski me gisht të thyer në defilimin me biçikleta (FOTO)]

  Recensojmë një lajm të shkurtër nga defilimi me biçikleta ku temë qendrore e ngjarjes është kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski. Pyetja e recensionit është: a ka pasur arsye që t’i jepet rëndësi aq e madhe gishtit të thyer të kryetarit të komunës ose në pyetje është spin që të tregohet se sa ka “vuajtur” ai që të hypë në biçikletë edhe atë me gisht të thyer, të cilin me aq krenari ua tregon qytetarëve. Linku deri te artikulli origjinal: Koce Trajanovski me gisht të thyer në defilimin me biçikleta (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 28.06.2015, 12:55 Data e recensionit: 30.06.2015 Recensues: Аleksandar Pisarev

Rrogë e mirë, mirëpo a është kjo e vërtetë?

на 2. 06. 2015 | | mk
 

[Recension: Askush nuk dëshiron të bëhet saldues, e rroga është 1.500 euro]

  Titulli dhe paralajmërimi në këtë tekst janë të fuqishme dhe mirë e shesin produktin, mirëpo brenda ka “mace në thes”. Në shikim të parë mendoni se jeni duke lexuar një lajm të shkëlqyeshëm dhe ndoshta keni vendosur për profesionin e ardhshëm – saldues, për shkak se media ju lajmëron se me këtë profesion fitohet 1.500 euro

Porosi shqetësuese dhe frikësuese, fotografi shqetësuese dhe frikësuese dhe e gjithë kjo pa kontekst

на 6. 05. 2015 | | mk
 

[Recension: Gruevski: Për çdo prishje të qetësisë, do të ketë përgjigje dhe reagim të ashpër]

  Nëse nën titullin e këtillë: “Recension: Gruevski: Për çdo prishje të qetësisë, do të ketë përgjigje të ashpër” media vëndon fotografi me kolonë të automjeteve luftarake me mitralozë të gatshëm, edhe atë e publikon në prag të demonstratave të paralajmëruara kundër qeverisë më 17 maj, qytetarët nuk do të mbeten indiferent pa marrë parasysh se cilit opcion politik i takojnë. Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski: Për çdo prishje të qetësisë, do të ketë përgjigje dhe reagim të ashpër Data dhe koha e publikimit: 02.05.2015 16:42 Data e recensionit: 03.05.2015 Recensues: Аleksandar Pisarev  

SHKURT DHE NË MËNYRË TË PAQARTË

Bëhet fjalë për

Manipulime, diskreditime, trillime dhe të pavërteta

на 8. 04. 2015 | | mk
 

[Recension: Kërkesa skandaloze e Angellovit për aleancë me UÇK-në hasi në dënim të ashpër nga populli]

  Për këtë tekst nuk ka nevojë për njohje të madhe të standardeve të gazetarisë që të lexohet spini dhe manipulimi me qytetarët. Media përpiqet të thotë diçka “në emër të popullit”, edhe pse populli nuk është pyetur fare për temën që e shtjellon gazetari. Në tekst janë plasuar edhe dy teza shumë të rrezikshme. E para, me të cilën një strukturë e tërë qytetarësh të Republikës së Maqedonisë etiketohet si islamistë radikalë, dhe e dyta, e cila bën diskriminim në bazë nacionale, dhe të dyja mund të kenë pasoja të këqija për marrëdhëniet ndëretnike. Linku deri te artikulli origjinal: Kërkesa skandaloze e

Recension: Dokumenti sekret nga Vjena zbulon se Austro-Hungaria i ka krijuar shqiptarët si komb

на 31. 03. 2015 | | mk
  Sikurse edhe në tekste të tjera të ngjashme, nuk është prezantuar e vërteta, e mbështetur me fakte dhe dëshmi, por është bërë interpetim sipërfaqësor i një pjese të historisë më të re të rajonit. Teksti është plasuar si tekst autorial, pa nënshkrim, e në fakt, bëhet fjalë për përkthim të një teksti identik nga mediat serbe – “Kurir” (“Аustro-Hungaria i ka krijuar shqiptarët“- serbisht) dhe “Veb tribune”, (“Kjo fshehet

Recension: A bashkëpunon Zaevi me shërbimet e njëjta të huaja me të cilat e luste Thaçin?

на 12. 03. 2015 | | mk
  Media në mënyrë kategorike konstaton se Zoran Zaevi ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja, ia ngjet edhe një hipotekë se këtë e ka bërë edhe para një viti kur Menduh Thaçit i ka dërguar një porosi telefonike. Sipas medies, tani parashtrohet dilema vetëm se prej kur bashkëpunon dhe a janë ato shërbimet e njëjta të huaja “me të cilat e luste Thaçin t’i ndihmojë në rrëzimin e pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Maqedoni”. Linku deri te artikulli origjinal: A bashkëpunon Zaevi me shërbimet e njëjta të huaja me të cilat e luste Thaçin? Data dhe koha e publikimit: 03.03.2015, 14:47 Data e recensionit: 05.03.2015 Recensues: Аleksandar Pisarev “A bashkëpunon Zaevi me shërbimet e njëjta të huaja me

Recension: Si ninxhë ose si spiun rus – Zoran Zaevi është maskuar dhe e ka fikur telefonin në hyrje të Shkupit

на 11. 02. 2015 | | mk
  Në kontributin që është subjekt i këtij recensioni ka gjithçka, vetëm se nuk ka fakte dhe burim valid me të cilin do të vërtetohej vërtetësia e asaj që është shkruar, kështu që është e vështirë të thuhet se a bëhet fjalë për tekst gazetaresk apo paraletërsi – hyrje në ndonjë triler, në të cilin autori, me emër dhe mbiemër, e ka lëshuar fantazinë që të trillojë një tregim, i cili liderin e opozitës duhet ta paraqesë si rrezikun më të madh për vendin, si spiun, bashkëpunëtor të shërbimeve të huaja të zbulimit dhe shantazhues i llojit të “terroristëve të Shtetit islamik”. Linku deri te artikulli origjinal: Si ninxhë ose si spiun rus – Zoran Zaevi është maskuar dhe e

Recension: Mjerim: Opozita e bëri Hashim Thaçin demokrat, e ai dyshohet për tregti me organe!

на 2. 02. 2015 | | mk
  Recensojmë një tekst i cili, pa dyshim, në vend të parë i ka vënë interesat e ngushta partiake të partisë në pushtet duke tentuar që ta dëmtojë opozitën, duke mos mbajtur llogari se gjatë kësaj mund t’i shkaktojë dëm serioz vendit dhe t’i dëmotjë marrëdhënie e mira ndërfqinjësore me Kosovën, të cilat, mu gjatë kohës së publikimit të këtij teksti, nga ana e zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe ministër për punë të jashtme, Hashim Thaçi, mirëpo edhe nga kryemnisitri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, janë vlerësuar si shumë të mira dhe të suksesshme. Linku deri te artikulli origjinal: Mjerim: Opozita e bëri Hashim Thaçin demokrat, e ai dyshohet për tregti me organe!! Data dhe koha e publikimit: 25.01.2015, 12:46 Data e

Recension: Kryeministri Gruevski realizoi takim me ekipin e menaxherëve të kompanisë “Viber”

на 26. 01. 2015 | | mk
  Lajmi duhet të jetë i shkurtër, i qartë dhe përmbajtësor dhe të japë përgjigje në pesë pyetjet kryesore të gazetarisë, që e përbëjnë një artikull gazetaresk. Nëse kjo nuk ekziston, siç është rasti këtu, lexuesit mbeten të hutuar dhe të informuar në mënyrë jo të plotë dhe gabimisht për ngjarjen të cilën ka dashur ta prezantojë media. Linku deri te artikulli origjinal: Kryeministri Gruevski realizoi takim me ekipin e menaxherëve të kompanisë “Viber” Data dhe koha e publikimit: 19.01.2015, 17:50 Data e recensionit: 20.01.2015 Recensues: Аleksandar Pisarev Është bërë përpjekje që të sqarohet se kryeministri Nikolla Gruevski ka pasur takim me menaxherët e kompanisë “Viber” dhe se është biseduar për bashkëpunim dhe për këmbim të përvojave.
Në këtë tekst

Recension: Edmond Ademi bën thirrje për dhunë ndërmjet maqedonasve

на 20. 01. 2015 | | mk
  Teksti bën “analizë” të një definicioni të pranuar gjerësisht, të vërtetuar historikisht shumë herë, për atë se si kanë rënë regjimet nëpër histori dhe si çdo popull e ka fituar lirinë, të publikuar në Facebook, dhe për dallim nga autori i “veprës gazetareske”, është i nënshkruar. Nga kjo bëhet konstruksion, me ç’rast për shkak të një statusi në Facebook, që në titull, bëhen akuza se është bërë thirrje për dhunë. Me këtë rast, titulli është “zbukuruar” edhe me komponentë etnike që, pronarit të statusit të “inkriminuar” në Facebook, Edmond Ademit, t’i përshkruhet diçka që aspak nuk e ka shkruar – thirrje për dhunë ndërmjet maqedonasve. Një konstruksion shumë i rrezikshëm dhe brengosës me të cilin dëshirohet të thuhet se

Abonohuni për lajmet më të reja