verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Александар Писарев

Recension: Shqiptarët e shohin ardhmërinë në VMRO-DPMNE

на 22. 06. 2014 | | mk
Raporti tradicional ndërmjet qytetarëve dhe mediave bazohet në prezantimin kreativ, të saktë dhe të mbështetur në fakte të informatave me interes publik. Atë moment kur mediat bëhen kuti postale ku çdokush mund të hudhë çka të dojë, spinimi bëhet përmbajtje e rregullt, ndërsa informatat dhe tregimet e plasuara në atë mënyrë kanë vetëm një qëllim – mendimin publik ta kthejnë në atë anë dhe në favor të interesave të porositësit të “letrës së hudhur” në kutinë postale. Me këtë rast, “komentatorët” e mendimit publik dhe shoqëria më nuk janë vëzhgues të paanshëm, por bëhen palë dhe ndërmjetësues në proceset dhe dukuritë. Tezat e tyre, sa do që të jenë të pabaza dhe pa fakte, janë të orientuara për të shkaktuar

Recension: Trazirat në Gjorçe fitojnë ngjyrim politik

на 22. 05. 2014 | | mk
  Recensojmë një tekst në të cilin për trazirat në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, të cilat ndodhën pas vrasjes së maturantit Angele Petkovski, janë akuzuar opozita dhe LSDM-ja. “Grupet e tifozëve të cilët janë nën kontroll të opozitës dhe të Lidhjes socialdemokratike janë pjesë e protestave që në këtë moment janë duke u zhvilluar në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit… me qëllim që të shkaktohet përleshje me policinë”….. Linku deri te arikulli origjinal: Trazirat në Gjorçe fitojnë ngjyrim politik Data dhe koha e publikimit: 20.05.2014, 21:25 Data e recensionit: 21.05.2014 Recensues: Аleksandar Pisarev  

SI RAPORTOHET NGA DEMONSTRATAT DHE PROTESTAT

Puna e parë dhe më e rëndësishme të cilën duhet ta ketë parasysh gazetari kur raporton për protesta, demonstrata

Recension: Gruevski: LSDM-ja përgatit terren t’i shpallë zgjedhjet të parregullta

на 28. 04. 2014 | | mk
Politikanët në përfundim të tubimeve parazgjedhore, foltoren e shndërruan në vend prej ku do ta pështyjnë dhe do ta ofendojnë kundërshtarin e tyre politik. Kur lideri sillet në këtë mënyrë, atëherë edhe të gjitha eshalonet më të ulëta të pushtetit, por edhe kundërshtarët e tyre politikë, garojnë në oratorinë që do të jetë e mbushur me ofendime dhe elemente të mundshme të gjuhës së urrejtjes. Recensojmë një tekst të tillë, ku gazetari, duke e vënë në thonjëza gjuhën ofenduese të kryeministrit, konsideron se është amnestuar nga përgjegjësia dhe bashkëautorësia. Por, nuk është ashtu. Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski: LSDM-ja përgatit terren t’i shpallë zgjedhjet të parregullta Data dhe koha e publikimit: 24.04.2014 Data e recensionit: 24.04.2014 Recensues: Аleksandar Pisarev

Transparencë është të përgjigjesh edhe kur nuk të pyesin

на 15. 04. 2014 | | mk

[Recension i tekstit:

Ristovski paralajmëroi shumë gjëra pozitive për studentët dhe të rinjtë]

Është joprofesionale që një medie të bëjë senzacion nga komunikimi i një ministri të një resori shumë të rëndsësishëm me 273 fansa në Facebook dhe ta paraqesë atë si politikan transparent, për shkak se është përgjigjur në një numër të madh pyetjesh. Ku është interesi publik në gjithë këtë turlitavë në FB? Nëse i shihni pyetjet që iu parashtruan ministrit, ato kanë të bëjnë me probleme personale dhe individuale të tipit, kur do të punësohem, kur do të arrijnë bursat, a do të ketë participim për këtë ose atë… Linku deri te artikulli origjinal: Ristovski paralajmëroi shumë gjëra pozitive për studentët dhe të rinjtë Data dhe koha

Recension: Statistika shënon rritje të rrogave në janar, trendi do të vazhdojë deri në fund të vitit

на 1. 04. 2014 | | mk
Recensojmë lajm prej dymbëdhjetë rreshtave, ku ka tetë gabime gramatikore dhe gabime të shtypit. Nga shpejtësia për të reklamuar edhe një “sukses” të qeverisë dhe të tregohet “mirëqenia” në të cilën jetojnë qytetarët, është harruar që para publikimit të lexohet teksti. Kështu, lexueseve u ofrohet një produkt gazetaresk qesharak, plot me gabime, pa përmbajtje dhe pa kuptim, për disa lëvizje statistikore, të cilat tregojnë rritje të përgjithshme të rrogave të gjithë të punësuarve në shtet, veçanërisht në sektorin e transportit dhe ndërtimtarië, që asocon në përkushtimin e qeverisë, e cila, ndërton, krijon dhe realizon. Linku deri te artikulli origjinal: Statistika shënon rritje të rrogave në janar, trendi do të vazhdojë deri në fund të vitit
Data dhe koha e

Recension: Lexoni dhe shpërndani: Kjo është mrekulli – ilaçe të thjeshta për kancerin

на 7. 02. 2014 | | mk
Sipas psikologëve, është në natyrën e çdo njeriu që të kërkojë zgjidhje alternative për problemet e tij shëndetësore. Sidomos kur mjekësia zyrtare i ka shterrë të gjitha metodat e mundshme. Ky lloj trajtimi me barna popullore, propagandimi, përgatitja dhe shitja e barnave ndihmëse, ilaçeve dhe i përzierjeve tjera bimore është i rregulluar me dispoziat të rrepta ligjore. Çdo gjë që është jashtë këtyre kornizave konsiderohet, se mund të dëmtojë pacientin dhe dënohet sipas nenit 209 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë: Neni 209 KP i RM-së Ai, i cili pa kualifikim të paraparë profesional, merret me shërimin ose ofrimin e ndihmës mjekësore dhe këshillave, do të dënohet me burgim deri në një vit dhe me gjobë. Recensojmë artikull gazetaresk,

Recension: Një arsye më shumë pse nuk duhet të mbani celularin nën jastëk

на 4. 02. 2014 | | mk
Ne shekullin 21, njeriu me hapa gjigant avancon pushtimin e teknologjive të reja, kurse jeta është bërë e paimagjinueshme pa Wi-Fi pajiset dhe telefoninë mobile. Interneti pa tel (wireless) dhe ruterët që transmetojnë sinjale janë gjithkund rreth nesh dhe ndikimi i tyre mbi njeriun dhe organizmat e gjalla të tjera ende nuk është hulumtuar sa duhet dhe në mënyrë të qartë. Prandaj, kjo fushë ngjall interes të madh në media. Megjithatë, përpunimi i këtyre temave kërkon kujdes të madh dhe njohuri. Përndryshe, mund të gabohet, publiku to vihet në dilemë, do të shqetësohet dhe do të frikohet nga përmbajtja që nuk është transmetuar në mënyrë reale. Recensojmë prodhim gazetaresk i cili duhet ta tregojë dëmin nga rrezatimi nga ruterët dhe

Recension: Intelektualët reagojnë për keqpërdorimin e BE-së nga ana e Venizelosit

на 28. 01. 2014 | | mk
Bëjmë recensionin e një artikulli nga i cili asgjë nuk është e qartë. Mediumi flet se : “intelektualët e bashkuar me letër të hapur deri te BE-ja dhe NATO-ja”…  …”kërkojnë që t’i ndalojnë autoritetet greke nga qëllimi që ta shfrytëzojë kryesimin e Këshillit të BE-së për qëllimet e vendit të tyre”... Fjalë shumë të rënda që nuk janë argumentuar me asgjë. Kjo është edhe arsyeja që e recensojmë artikullin. Linku deri te artikulli origjinal:: Intelektualët reagojnë për keqpërdorimin e BE-së nga ana e Venizelosit
Data dhe koha e publikimit: 26.01.2014,  16:43  Data e recensionit: 27.01.2014 Recensues: Аleksandar Pisarev Vërtetësia: Artikulli me asnjë argument nuk e konfirmon vërtetësinë e asaj që është botuar: “Intelektualët  e

Recension: Skandaloze LSDM gënjeu për anëtarësimin e Sheqerinskës në kryesinë e PSE-së

на 26. 01. 2014 | | mk
Media tenton, që nëpërmjet të ndërrimit të tezave, të manipulojë me lexuesit dhe t’i bindë ata se LSDM-ja gënjen se Radmilla Sheqerinska është anëtarе e kryesisë së Partisë së Socialistëve Evropianë (PSE). Duke ikur nga tema kryesore, se a është ose jo Sheqerinska në kryesi, mediumi e sqaron strukturën e PSE-së, thirret në statutin e tyre, që në fund në një qasje konfuze dhe jo të qartë për temën, megjithatë ta konstatojë atë që e thekson edhe LSDM-ja se Radmila Sheqerinska është anëtare e Bordit udhëheqës të PSE-së , por me theks të veçantë se nuk ka të drejtë vote. Kjo në rrëfimin e plotë është krejtësisht e parëndësishme, për arsye se LSDM-ja askund nuk thekson se Radmila Sheqerinska ka

Recension: Kasaphanë e profesoreshës ndaj nxënësve, ndërsa nxënësit tjerë kënaqeshin me pamjen

на 21. 01. 2014 | | mk
Me vetë publikimin e leksionit gazetaresk për publikimin e fotografisë në mediume , shpjeguam se fotografia gazetareske mund të ngjall emocione të forta tek lexuesit. Tash kemi recesensuar një tekst të tillë, ku përmbajtja e plotë, gjegjësisht është në vetë fotografinë dhe videon. A kemi të drejtë kur themi se shqetëson dhe ngjall emocione  të forta, madje frikë dhe rrëqethje, shikoni vetë. Çfarë është më e keqja, mund të shkaktojë që dikush vetë të përpiqet të bëj këtë eksperiment dhe të vuaj, ai/ajo – ose ndonjë i afërm i tyre. Linku deri te artikulli origjinal: Profesoresha masakronte nxënës, kurse nxënësit tjerë u kënaqeshin me pamjen
Data dhe koha e publikimit: 14.01.2014,  19:15 Data e recensionit: 18.01.2014 Recensues: Aleksandar

Abonohuni për lajmet më të reja