verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Александар Писарев

Recension: Ermira Mehmeti shkurorëzohet?!

на 10. 01. 2014 | | mk
Në mungesë të temave serioze dhe të ideve, gazetarët dhe mediat tabloidizohen dhe senzacionet i kërkojnë në jetën private dhe personale të personaliteteve publike dhe persanalitetev të tjera. E recensojmë një tekst të këtillë që merret me jetën personale të deputetes Ermira Mehmeti dhe burrit të saj, diplomatit Shenoll Devaja. Me këtë rast, gazeta publikon gjysmë të vërteta dhe të pavërteta. Bën senzacion, ndërsa lexuesit i le në dilemë se

Recension: Ftesë për muslimanët e Çairit: Mos festo, keni frikë All-llahun

на 20. 12. 2013 | | mk
Sipas standardeve gazetareske, lajmi duhet të jetë i shpejtë, i shkurtër dhe i qartë, po nuk duhet të bëhet shkel e shko, pa u verifikuar, nuk duhet të jetë tendencioz, shqetësues… E recensojmë një “lajm” të këtillë, që është ilustruar me fotografi për të cilën nuk e dijmë se ku është bërë, e cila shqetëson, frikëson dhe krijon ndarje në një mjedis multietnik dhe multifetar. Sipas tekstit, në lagjen Çair, muslimanët janë ftuar ta “nokautojnë” babadimrin dhe të mos e festojnë Vitin e Ri. Linku deri te artikulli origjinal: Ftesë për muslimanët e Çairit: Mos festo, keni frikë All-llahun  Data dhe koha e publikimit: 18.12.2013, 10:36 Data e recensionit: 19.12.2013 Recensues: Аleksandar Pisarev Vërtetësia: Nuk e dijmë, e аs që

Recension: Qentë, të rrezikshëm ose jo, në rrugë patjetër duhet të lidhen

на 12. 12. 2013 | | mk
Problemi me qentë në mjediste urbane është trajtuar disa herë nga mediat, por asnjëherë nuk fituam një pasqyrë të qartë për të – çka, si dhe me cilat dispoziat ose ligjje është rregulluar kjo materie. Në tekstin që e recensojmë, autori e ka përpunuar mirë këtë temë, duke iu përmbajtur udhëzimeve të cilat para do kohësh i publikuam në leksionet gazetareske se si duhet të duket një tekst i pajisur. Por, kjo nuk është arsyeja e vetme për shkak të së cilës ky tekst ka miratuar recension pozitiv. Ka disa dhe to shkojmë me radhë.  Linku deri te artikulli origjinal: Qentë, të rrezikshëm ose jo, në rrugë patjetër duhet të lidhen
Data dhe koha e publikimit: 04.12.2013,  09:30 Data

Recension: Një vajzë ka qenë shkaku i sulmit të të rinjve në Kumanovë

на 28. 11. 2013 | | mk
“Nacionaliteti” i homo sapiensëve të parë është përcaktuar sipas asaj se cilit fis i kanë takuar. Takimi me fisin tjetër ndonjëherë kaq qenë i qetë dhe ka sunduar paqja, e ndonjëherë janë rrahur. Kështu është gjithkund në natyrë. Ka lukuni luanësh dhe lukuni luanësh të tjerë. Mendoni se u intereson që të gjithë ata janë luanë. Do të rrihen ose për territor ose për ndonjë femër. janë të gatshëm që t’i therin edhe të vegjlit e të gjithë luanëve të fisit tjetër vetëm që të mos u bëjnë konkurrencë kur të rriten. A mund që ligjet e natyrës, të thejshtësuara në këtë mënyrë, të gjejnë analogji edhe në shoqëri. Po. Në lajmin që e recensojmë. Linku deri te artikulli origjinal: 

Recension: SHBA-të u tërhoqën – kontesti i emrit u lihet Shkupit dhe Athinës

на 23. 11. 2013 | | mk
Sipas paralajmërimit në titull, tema qendrore me të cilën merret media do të duhej të ishte pozicioni i SHBA-ve në kontestin e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Lexuesi pret informatë të kuptojë se a është e vërtetë se SHBA-të janë tërhequr nga kontesti i emrit dhe e ka ndonjë sqarim për këtë vendim. Për fat të keq, nuk mund të kuptojë asgjë dhe mbetet i hutuar se a tërhiqen me të vërtetë SHBA-të nga ky kontest ose mbeten që ta prëkrahin procesin. Linku deri te artikulli origjinal: SHBA-të u tërhoqën – kontesti i emrit u lihet Shkupit dhe Athinës

Data dhe koha e publikimit: 14.11.2-13 9:22 Data e recensionit: 18.11.2013 Recensues: Аleksandar Pisarev Vërtetësia: Nga faktet e theksuara në informatë

Recension: Me helikopter e kanë sjellë nga Shqipëria – maqedonasi lufton për jetë në klinikat e Shkupit

на 19. 11. 2013 | | mk
Lajmi është forma më e rëndësishme gazetareske. Ai është më e vjetër se sa vetë gazetaria dhe paraqitet në të gjitha format e tjera gazetareske. Prandaj, ai duhet të jetë u shkurtër, i qartë, preciz, i vërtetë dhe përmbajtësor. Në këtë “lajm” këtë nuk e kemi. Kemi një titull, që, në realitet, është lajm: “Me helikopter e kanë sjellë nga Shqipëria – maqedonasi lufton për jetë në klinikat e Shkupit”. Të njëjtën e kemi edhe më poshtë në tekst të plotësuar me tre fjalë të tjera, se ka përjetuar fatkeqësi të rëndë komunikacioni. Linku deri te artikulli origjinal: Me helikopter e kanë sjellë nga Shqipëria – maqedonasi lufton për jetë në klinikat e Shkupit
Data dhe koha e publikimit: 

Recension: Аustriakët janë kundër pranimit të Turqisë dhe vendeve ballkanike në BE

на 20. 10. 2013 | | mk
Baza e tekstit është se sipas anketës së Shoqatës austriake për politikë evropiane, austriakët janë të lodhur nga zgjerimi i Bashkimit Evropian, e me këtë edhe nga pranimi i anëtareve të reja nga Ballkani. Tre të katërta e të anketuarve konsiderojnë se zgjerimi i BE-së është me rëndësi “të vogël” ose “pa asnjë” rëndësi. Ata janë kundër pranimit të Turqisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Janë dhënë edhe përqindjet që janë rezultat i anketës. Linku deri te artikulli origjinal: Аustriakët janë kundër pranimit të Turqisë dhe vendeve ballkanike në BE Data dhe koha e publikimit: 16.10.2013  10:58 Data e recensionit: 18.10.2013 Recensues: Аleksandar Pisarev Vërtetësia: Pikë nismëtare është anketa e Shoqatës austriake për politikë evropiane,

Recension: SERBI: Askush nuk ik nga orët e edukimit seksual

на 13. 10. 2013 | | mk
Një informatë e shkurtër dhe sipërfaqësore për projektin pilot me të cilin në Serbi është futur arsimi seksual në shkollat e mesme. Media me një ironi të butë flet për atë se nuk nxënësit nuk ikin nga këto orë dhe se nuk përshkruajnë nga njëri tjetri, ndërsa ligjëruesit dhe nxënësit kanë raporte shoqërore dhe lirisht flasin për këtë temë. Në tekst nuk analizë më të thellë të shkqqeve për futjen e kësaj lënde në procesin mësimor. Në artikull thuhet se në qoftë se projekti ka sukses, atëherë ai do të zbatohet në gjithë Serbinë. Linku deri te artikulli origjinal: SERBI: Askush nuk ik nga orët e edukimit seksual Data dhe koha e publikimit:  6.10.2013 17:29 Data e recensionit: 10.10.2013 Recensues:

Recension: Myslimanët do të protestojnë për shkak të altoparlantëve të xhamive

на 26. 09. 2013 | | mk
Teksti është publikuar së pari në një ueb-faqe si reklamë nga ajo që mund të lexohet në javoren me emër të njëjtë në formë të shtypur. Autori përpiqet që nga thirrjet për lutje në xhami nëpërmjet altoparlanteve të bëjë problem aty ku nuk ka, që mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ndëretnike. Më tepër është në funksion të mobilizimit (“Do të ketë protesta”, “Do të organizohen protesta”) se sa që informon. Ka elemente shqetësuese që bazohen në bisedën me kryetarin e OJQ-së “Iloja” për të cilën nuk jepet asnjë e dhënë për atë se kush është grup i saj i qëllimit dhe me çka merret konkretisht. Linku deri te artikulli origjinal: Fillojnë protesta për shkak të altoparlantëve të xhamive Data

Abonohuni për lajmet më të reja