verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Александар Пешев

Lajmi serik – të ngjallet interesim tek i painformuari pa u humbur shikuesi i rregullt

на 15. 03. 2017 | | mk
Lajmi serik:pak nga pak, por përsëri i plotë dhe për të njëjtën temë. Foto: skrinshot, Fox29  

Afera, skandale, fatkeqësi natyrore dhe procese rrjedhëse krijojnë nevojën për një informim të vazhdueshëm të publikut në periudhë më të gjatë kohore. Obligimi i gazetarit profesional është të sigurojë informata të mjaftueshme për pjesët e painformuara të publikut të tij, njëherit duke e mbajtur durimin e shikuesve ose lexuesve qe janë të mirinformuar për rrjedhën e ngjarjeve. Pikërisht këtu shihet aftësia e të bërit lajm serik – mënyrë informimi me të cilin njëherit evitohen edhe interpretimet e gabuara.

  Shkruan: Aleksandar PESHEV
  Lajmi serik është formë shprehjeje gazetareske që përdoret për tema për të cilat raportohet një periudhë më të gjatë kohore.

Kullë me karta e ndërtuar mbi një kullë tjetër me karta

на 14. 02. 2017 | | mk

[Recension: Republika paralajmëroi ndërsa mediet nën kontroll të LSDM-së dhe të SOROS-it konfirmuan: PSP-ja fillon me qërimin politik të hesapeve me urdhër të Zaevit]

Komente të vjetra përdoren si bazë për radhitur komente të reja dhe ato pastaj kornizohen me titull tendencioz. Informatat e pakonfirmuara nuk atribuohen si mendim i dikujt, ndërsa fakte thjesht nuk ka. Përdoret vetëm një burim i informatave dhe nuk është theksuar se a është kërkuar deklaratë nga palët e involvuara, të cilat diskreditohen. Linku deri te artikulli origjinal: Republika paralajmëroi ndërsa mediet nën kontroll të LSDM-së dhe të SOROS-it konfirmuan: PSP-ja fillon me qërimin politik të hesapeve me urdhër të Zaevit Data dhe koha e publikimit: 08.02.2017, 17:41 Data e recensionit: 13.02.2017 Recensues: Аleksandar Peshev

Janeva në qendër të kritikave për shkak të marrjes në pyetje të Jankullovskës

на 9. 02. 2017 | | mk

[Recension: Janeva i realizon urdhërat – filloi t’i thirrë funksionarët dhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së]

Spin për fillim, favorizim në vazhdim dhe përmbyllje e tekstit me njëanshmëri të qartë. Artikulli përdor komente të vetat, si dhe komente nga medie të tjera që ta paraqesë Prokurorinë speciale publike si institucin të njaënshëm politik. Pikërisht akuzat e këtilla përputhen me kritikat që i bën VMRO-DPMNE-ja në adresë të PSP-së. Linku deri te artikulli origjinal: Јaneva i realizon urdhërat – filloi t’i thirrë funksionarët dhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së Data dhe koha e publikimit: 06.02. 2017 , 12:51 Data e recensionit: 07.02.2017 Recensues: Аleksandar Peshev

KONSTRUKSION SPINUES

Artikulli fillon në mënyrë komentuese, ndërsa lajmi prezantohet në fjalinë e tij të tretë: “Ish-ministresha për punë të

“Foto-mbrojtja” me komente të njëanshme nuk është mbrojtje

на 13. 01. 2017 | | mk

 

[Recension: Ç’BËNTE GRUEVSKI NË MAVROVË: Përderisa mediat opozitare gënjenin se ka qenë në bisedime me Xhaferin, ja se ç’ka ndodhur në Mavrovë!]

Titulli tendencioz është në përputhje me përmbajtjen e tekstit joprofesional me fotografi që përdoren për të spinuar, më saktë për ta shtrembëruar të vërtetën për temën që është me interes për publikun. Linku deri te artikulli origjinal: Ç’BËNTE GRUEVSKI NË MAVROVË: Përderisa mediat opozitare gënjenin se ka qenë në bisedime me Xhaferin, ja se ç’ka ndodhur në Mavrovë! Data dhe koha e publikimit: 04.01.2017 Data e recensionit: 10.01.2015 Recensues: Аleksandar Peshev GJITHË KOHËN KANË SHËTITUR NËPËR BORË? Nëpërmjet titullit thuhet se “mediat opozitare gënjenin se ka qenë në bisedime me Xhaferin”. Kontestuese për mënyrën e këtillë të raportimit

Fotografia, megjithatë nuk i zëvendëson faktet

на 7. 12. 2016 | | mk

 [Recension: (FOTO) Vetura e NP “Pyjet e Maqedonisë” në Prilep e stërngarkuar me “PAKO TË VITIT TË RI” ofron mitë parazgjedhore]

Aretikulli i shkurtër me vetëm dy fjali le hapërisë për vërejtjes serioze rreth standardeve profesionale. Si “dëshmi” e vetme se vetura e një ndërmarrjeje publike, gjoja, keqpërdoret për qëllime zgjedhore, është ofruar një fotografi me rezolucion relativisht të ulët. Nga kjo fotografi e paqartë aspak nuk mund të shihet se a bëhet fjalë për veturë zyratre dhe a është ajo e “stërngarkuar me pako të Vitit të Ri”, e as që në tekstin e shkurtër ka ndonjë vërtetim se me këtë ofroeht “mitë parazgjedhore”, siç thuhet në titull. Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Vetura e NP “Pyjet e

Prej porosive SMS nga qeni e deri te dezinformatat dhe paniku

на 18. 11. 2016 | | mk
Porosia e paverifikuar nuk është lajm. Foto: imagebay.com

Rrjetet sociale shpeshherë janë të vërshuara me fotografi nga porositë, nëpërmjet të cilave, gjoja, thirren njerëzit në protesta, kundërprotesta ose tregohet për presione politike. Bëhet fjallë për burim jozyrtar të informatave, të cilat nuk guxon të përdoren si bazë e vetme për raport profesional gazetaresk. Në qoftë se nuk ka ndonjë burim tjetër të informatave, gazetari ka obligim profesional që tëa verifikojë autenticitetin e porosive para se t’i publikojë informatat.

Shkruan: Аleksandar PESHEV Njëri nga leksionet themelore praktike për gazetarët që shpeshherë praktikohet në akademitë britanike është testi me faksin e rrejshëm. Redaktori kërkon nga një gazetar i ri të përpunojë një informatë nga faksi, i cili gjoja paska ardhur në redaksi.

Tekst i huazuar me titull të gabuar dhe vullgar

на 14. 11. 2016 | | mk

[Recension: Arsençoja është gënjeshtar i madh dhe hajdut pa karakter: Asgjë nga paralajmërimi për pishinë të mbyllur në Kriva Pallankë]

Është bërë një tentim i denjë për të raportuar për një temë që ka të bëjë me qytetin (edhe pse, në fakt, bëhet fjalë për теkst të huazuar nga një medie tjetër), mirëpo titulli e diskrediton tentimin e këtillë me shprehje të kontribuojnë për diskreditim personal, duke e përforcuar dyshimin për anshmëri politike. Linku deri te artikulli origjinal: Arsençoja është gënjeshtar i madh dhe hajdut pa karakter: Asgjë nga paralajmërimi për pishinë të mbyllur në Kriva Pallankë Data dhe koha e publikimit: 10.11.2016 Data e recensionit: 10.11.2016 Recensues: Аleksandar Peshev Përdorimi i termeve si “gënjeshtar” zakonisht evitohet në shkrimet profesionale

Me çdo kusht të njolloset peshkopi

на 10. 11. 2016 | | mk

[Recension: Pimeni – peshkopi i gëzuar me karrierë të ardhshme te “Yjet e Pinkut”]

Kemi përpjekje të qartë për diskreditim personal nëpërmjet interpretimit të lirë të një statusi në rrjetin social “Facebook”. Vetë arsyeshmëria për një tekst të këtillë vihet në pikëpyetje kur parashtrohet pyetja rreth relevancës së tij dhe përmbushjes së interesit publik. Linku deri te artikulli origjinal: Pimeni – peshkopi i gëzuar me karrierë të ardhshme te “Yjet e Pinkut” Data dhe koha e publikimit: 7.11.2016, 15:53 Data e recensionit: 08.11.2016 Recensues: Аleksandar Peshev

KONSTRUKSION SPINUES

Titulli është tendencioz dhe lexuesve u paralajmëëron tekst për njollosjen e peshkopi Pimen, që në fakt, bëhet që në hyrje të tekstit ku spinohet e vërteta: “Peshkopi, paraqitjet e të cilit me

Asgjë nuk është e qartë pa fakte

на 9. 11. 2016 | | mk

[Recension: Kush tjetër ndiqet nga policia e LSDM-së?]

Burimet e evidentuara në artikull e përfaqësojnë palën e njëjtë, ndërsa hyrja deri te ata është bërë me një seri komentesh. Është bërë spin politik që të zbardhet fytytra e një politikani të pushtetit, i cili ishte i përshfirë në një aksident trafiku nëpër rrugët e Shkupit. Linku deri te artikulli origjinal: Kush tjetër ndiqet nga policia e LSDM-së? Data dhe koha e publikimit: 04.11.2016 15:21 Data e recensionit: 07.11.2016 Recensues: Аleksandar Peshev

SPASOVI SI “VIKTIMË”

Në pyetjen që parashtrohet në titull, në pjesën përmbajtësore të tekstit jepet përgjigje me komente, ndërsa pjesa hyrëse i ngjan komunikatës partiake: “LSDM-ja në tërësi e vendosi MPB-në në shërbim të saj vetëm e vetëm që

Fiasko gjatë dëshmimit të fiaskos

на 21. 10. 2016 | | mk

[Recension: (GALERI) FIASKO NË TRIBUNËN E DPMNE-së –  TODOROVI I SHQETËSUAR!]

Flitet për fiasko në bazë të observimit personal dhe interpretimit të lirë të disponimit të dikujt. Burimet e informatave nuk janë theksuar, ndërsa autobusët që përmenden nuk janë shfaqur në fotogalerinë e paralajmëruar. Fotografitë janë vënë si ilustrim dhe nuk e tregojnë atë që thuhet në tekst për atmosferën e tubimit. Kurse komentet tregojnë se është bërë manipulim me foto-materialet. Linku deri te artikulli origjinal: (GALERI) FIASKO NË TRIBUNËN E DPMNE-së –  TODOROVI I SHQETËSUAR! Data dhe koha e publikimit: 16.10.2016 – 15:18 Data e recensionit: 18.10.2016 Recensues: Аleksandar Peshev

FOTOGRAFITË JANË PLUMBA PA BARUT!

Kur paralajmërohet fotogaleri, pritet që fotografitë që prezantohen t’i ilustrojnë pohimet e tekstit, mirëpo

Abonohuni për lajmet më të reja