verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Ана Анастасовска

Lajm i humbur në rajon

на 19. 08. 2016 | | mk

[Recension: VIDEO: Të gjithë e panë arrestimin e pedofilit Dragan, të cilin e mashtroi nëna e viktimës së tij]

Tekstit që i nënshtrohet këtij recensioni i mungojnë përcaktime gjeografike dhe burime, gjegjësisht informata për atë ku ka ndodhur ngjarja dhe prej ku janë marrë informatat. Linku deri te artikulli origjinal: Të gjithë e panë arrestimin e pedofilit Dragan, të cilin e mashtroi nëna e viktimës së tij Data dhe koha e publikimit: 13.08.2016 Data e recensionit: 18.08.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

MUNGON PËRCAKTIMI GJEOGRAFIK DHE BURIMET

Ky lajm është vënë në kategorinë rajoni, edhe pse duke e lexuar titullin dhe artikullin, nuk mund të fitohet përshtypje e tillë. Titulli: “Të gjithë e panë arrestimin e pedofilit Dragan, të cilin e mashtroi

As dëshmi, as burime

на 18. 07. 2016 | | mk

[Recension: Me shpejtësi largohet komenti kundër PLD-së]

Artikulli që i nënshtrohet këtij recensioni i ngjan komentit që është lënë nën ndonjë status në rrjetet sociale, e jo për ndonjë tekst gazetaresk. Asgjë në këtë publikim nuk është e qartë, ajo vetëm krijon konfuzion te lexuesit. Linku deri te artikulli origjinal:  Me shpejtësi largohet komenti kundër PLD-së Data dhe koha e publikimit: 14.07.2016 Data e recensionit: 18.07.2016 Recensues: Аna Anastasovska

QULL – PËRSHESH

“Nuk e dijmë pse, mirëpo Ivon Veliçkovski me shpejtësi e tërhoqi komentin nga profili në Facebook i Partisë Liberale, me të cilin udhëheqësia e PLD-së akuzohej se janë mafiozë dhe mashtrues”. Kjo, sipas ndonjë logjike, duhet të jetë lajmi në tekst. Nga ky paragraf nxirret përfundimi se, gjoja,

Prej realizimit deri te qëllimi përfundimtar ka shumë

на 13. 07. 2016 | | mk

[Recension: VMRO-ja ATË QË E PREMTON EDHE E REALIZON: Realizohen kërkesat nga vizita e Gruevskit në terren në rajonin e Mavrovës-Dibrës]

Ky është një tekst tepër populist, që ka për qëllim ta lavdërojë liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Me këtë rast, artikulli më tepër i ngjan komunikatës nga buletini partiak, se sa tekstit gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal: VMRO-ja ATË QË E PREMTON EDHE E REALIZON: Realizohen kërkesat nga vizita e Gruevskit në terren në rajonin e Mavrovës-Dibrës Data dhe koha e publikimit: 03.07.2016 Data e recensionit: 13.07.2016 Recensuese: Аna Anastasovska TITULL BOMBASTIK, TEKST I ZBRAZËT Vetë titulli i këtij teskti është shumë bombastik, duke paralajmëruar se “realizohen kërkesat nga vizita e Gruevskit në terren në rajonin e Mavrovës-Dibrës”

A është me interes publik inçizimi ku shihet se si është shkelur Almiri i vogël?

на 7. 07. 2016 | | mk, en
Fatkeqësi komunikacioni me pasoja fatale dhe etika gazetareske. Foto: pixabay

Fundjavën e kaluar publikun në Maqedoni e tronditi rasti me Almirin katërvjeçar nga Kumanova, i cili u shkel me qëllim, dhe më pas ndërroi jetë. Sipas informatave në medie, rastit të tmerrshëm i ka paraprirë një zënkë ndërmjet prindërve të fëmijës dhe të dyshuarit për shkeljen e fëmijës. Një ditë pas informatës për vdekjen e tij, u publikua edhe një

Horori ndoshta është nga spitali i Strugës, e ndoshta edhe jo

на 20. 06. 2016 | | mk

[Recension: (FOTO) Shihni çfarë horori ndodh në spitalin e Strugës]

Kemi një foto-lajm të shkurtër, mirëpo jashtëzakonisht tendencioz. Janë paraqitur dy fotografi në kombinim me një koment krejtësisht të pabazë. Është e vërtetë se një fotografi ndonjëherë vlen sa një mijë fjalë, mirëpo në rastin konkret dy fotografitë nuk dëshmojnë asgë. Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Shihni çfarë horori ndodh në spitalin e Strugës Data dhe koha e publikimit: 16.06.2016 Data e recensionit: 16.06.2016 Recensues: Аna Anastasovska

E SI DIHET SE ËSHTË SPITALI I STRUGËS?

Vërtetësia e këtij foto-lajmi është në pikëpyetje të madhe. Ai përpiqet të informojë për gjendjet në spitalin e Strugës edhe atë nëpërmjet fotografisë. Vetëm se në këtë rast kjo nuk mjafton. “Përderisa Nikolla Todorovi

Gjithçka që ndodh në Strumicë nuk është e thënë të jetë e lidhur me Zaevin

на 14. 06. 2016 | | mk

[Recension: PUNË KOMUNISTËSH: Еdhe deputet, edhe dëshiron ta marrë pyllin për gjueti, ndërsa Zaevi i ka ndihmuar gjatë marrjes ilegale!]

Ky është një tekst komentues dhe akuzues, i cili një informatë të zakonshme e shndërron në spin që ta njollosë emrin e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, edhe pa asnjë fakt dhe dëshmi. Linku deri te artikulli origjinal: PUNË KOMUNISTËSH: Еdhe deputet, edhe dëshiron ta marrë pyllin për gjueti, ndërsa Zaevi i ka ndihmuar gjatë marrjes ilegale! Data dhe koha e publikimit: 08.06.2016 Data e recensionit: 12.06.2016 Recensues: Аna Anastasovska

E CILAT JANË BIZNESET E TURBULLTA?

“Kire Mihaillov, kundërkandidat i Marjan Daskallovskit, e konteston legjitimitetin e Kuvendit të së dielës të gjuetarëve. Një ditë më parë në Qendrën për kulturë

Informata nuk duhet vetëm të publikohet, por edhe të verifikohet

на 9. 06. 2016 | | mk

[Recension: Ilija Dimovski goditet me shuplakë në Veles, policët shikojnë SEHIR]

Materiali që e recensojmë është i njëanshëm, bazohet në biseda më the-të thash, ndërsa informatat e fiuara nuk janë verifikuar siç duhet. Kjo e bën artikullin jo të vërtetë. Linku deri te artikulli origjinal: Ilija Dimovski goditet me shuplakë në Veles, policët shikojnë SEHIR Data dhe koha e publikimit: 06.06.2016 Data e recensionit: 08.06.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

MUHABET ÇARSHIE

Ky produkt gazetaresk nëse mund të quhet i tillë, për shkak se nuk i ka elementet kryesore të një teksti profesiona gazetaresk, më tepër i ngjan muhabetit të çarshisë. Në fakt, në tekst qartazi qëllimi është të damkoset emri i deputetit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski. “Kuptojmë ekskluzivisht se

Tekst lavdërues për Gruevskin “e palodhshëm”

на 6. 06. 2016 | | mk

[Recension: Pas agjendës intensive në terren, Gruevski me miqtë në parti basketi (fotogaleri)]

Ky është një tekst lavdërues dhe populist, i cili nga një informatë e zakonshme, ka bërë reklamë të shkëlqyeshme për liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Linku deri te artikulli origjinal: Pas agjendës intensive në terren, Gruevski me miqtë në parti basketi (fotogaleri) Data dhe koha e publikimit: 05.06.2016 Data e recensionit: 06.06.2016 Recensues: Аna Аnastasovska

REKLAMË PËR GRUEVSKIN

“Pas agjendës intensive gjatë të cilës realizoi takime me qytetarët dhe kontrolloi realizimin e disa projekteve në rajonin e Koçanës, në fshatrat Orizare dhe Podllog, Gruevski gjeti kohë edhe për t’u shoqëruar me miqtë. Kësaj radhe me basketboll, me ç’rast tregoi se përveç futbollit, mirë e luan edhe basketbollin”.

Valëvitja e flamurit kombëtar nuk është provokim

на 25. 05. 2016 | | mk

[Recension: PËRGATITET PROVOKIM NË NDESHJE FUTBOLLISTIKE: Gjysma e Tetovës vjen në Shkup ta valëvisë flamurin shqiptar si provokim!]

Ky tekst, i cili në titull informon për njëfarë provokimi me spikatjen e flamurit gjigant shqiptar në një ndeshje të futollit, në fakt vetë është provokues dhe nxit diskriminim nacional, që është në kundërshtim me rregullat dhe standardet e gazetarisë. Linku deri te artikulli origjinal: PËRGATITET PROVOKIM NË NDESHJE FUTBOLLISTIKE: Gjysma e Tetovës vjen në Shkup ta valëvisë flamurin shqiptar si provokim! Data dhe koha e publikimit: 16.05.2016 Data e recensionit: 20.05.2016 Recensues: Аna Anastasovska

NXITJE

“PËRGATITET PROVOKIM NË NDESHJE FUTBOLLISTIKE: Gjysma e Tetovës vjen në Shkup ta valëvisë flamurin shqiptar si provokim!”. Një titull i këtillë në një tekst profesional

Burri lakuriq ka qëndruar i varur për ndërtese, mirëpo jo në Gostivar

на 19. 05. 2016 | | mk

[Recension: Një burrë lakuriq qëndronte i varur për ndërtese në Gostivar (galeri)]

Ky foto-lajm i shkurtër është i pavërtetë, gjegjësisht nuk është e vërtetë se ngjarja që përshkruhet nëpërmjet fotografisë ka ndodhur në Gostivar. Linku deri te artikulli origjinal: Гол маж висеше од зградата во Гостивар (галерија) Data dhe koha e publikimit: 16.05.2016 Data e recensionit: 17.05.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

INFORMATË E GABUAR

Është interesante kur do të lexoni se një burrë lakuqir ka qëndruar i varur për ndërtese në Gostivar. Ashtu siç ndodh zakonisht, dashnori në krevat, burri te dera, dashnori – nëpër dritare. Mirëpo, është vështirë të iket nga katet e larta, e në këtë u vërtetra edhe ky gostivaras! E në qoftë se jeni nga Gostivari, me

Abonohuni për lajmet më të reja