verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Димитар Тануров

Tekst që është me vite drite larg produktit gazetaresk

на 28. 09. 2016 | | mk

[Recension: I vogël është dallimi sipas anketave të fundit, DPMNE në përparësi me vetëm pesë deputetë]

Ky publikim sipas asnjë standardi nuk paraqet tekst gazetaresk. Madje edhe mënyra se si është përgatitur ai e vë në pikëpyetje vërtetësinë e tij. Më tepër i ngjan informatës së trilluar, se sa njoftimi. Linku deri te artikulli origjinal: I vogël është dallimi sipas anketave të fundit, DPMNE në përparësi me vetëm pesë deputetë Data dhe koha e publikimit: 21.09.2016, Data e recensionit: 26.09.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

LETËR E TRANSMETUAR PA TRAJTIMIN ADEKUAT

Teksti, sipas formës së tij, nuk bën pjesë në asnjë zhanr gazetaresk për shkak se informata e fituar aspak nuk është përpunuar, por është transmetuar në mënyrë integrale. Kjo është në

Një radhë etiketa, një radhë ofendime, e askund fakte

на 23. 09. 2016 | | mk

[Recension: (VIDEO) KËTË PATJETËR DUHET TA SHIHNI, KËTË VETËM PSIKIATRËT MUND TA DESHIFROJNË: Vetë Gruevski sot u befasua nga duartrokitjet, shihej nga fytyra – A JENII JU NORMAL QË ENDE MË DUARTROKISNI, ÇFARË BUDALLENJSH JENI JU?!?!]

  Ky publikim është turp të quhet produkt gazetaresk duke pasur parasysh se në të shkilen pothuajse të gjitha standardet profesionale dhe etike. Është përplot me etiketime dhe komentime klasike të pabazuara, dhe e gjithë kjo me qëllim që të ofrohet një pasqyrë tjetër për ish-kryeministrin dhe liderin aktual t partisë në pushtet, Nikolla Gruevskin. Linku deri te artikulli origjinal: (VIDEO) KËTË PATJETËR DUHET TA SHIHNI, KËTË VETËM PSIKIATRËT MUND TA DESHIFROJNË: Vetë Gruevski sot u befasua nga duartrokitjet, shihej nga fytyra – A

Foto-koment në vend të foto-lajmit

на 21. 09. 2016 | | mk
Теksti më tepër i ngjan muhabeteve të çarshisë, se sa produktit serioz gazetaresk. Në të janë dhënë informata të caktuara, të bazuara në fotografi, mirëpo nuk janë verifikuar, e në verifikimit, ato komentohen dhe tentohet të bëhet spin. Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) KRYESHEFI I POLICISË ME URDHËRA NGA VMRO-DPMNE-ja Data dhe koha e publikimit: 16.09. 2016 Data e recensionit: 19. 09. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov Vetë titulli paraqet paralajmërim për atë se çfarë tektsi mund të pritet. Nuk theksohet se kush e bën pohimin që është dhënë në tekst, dhe për këtë arsye fitohet përshtypje se ky është përfunim i autorit, gjegjësisht medies. “Një kryeshef i njohur i policisë, që është caktuar në atë vend pune në bazë

Përhapja e palejueshme e panikut nga muhabete të paverifikuara në Facebook

на 19. 09. 2016 | | mk
    Ky publikim as që mund të quhet artikull gazetaresk, për shkak se nuk ka asnjë vlerë shtuese nga këndvështrimi gazetaresk, por paraqet kopje të plotë të një statusi të publikuar në rrjetet sociale, pa pasur asnjë mbështetje për të.   Linku deri te artikulli origjinal: Теori: Të punësuarit në muzeun e Maqedonisë vdesin me të madhe?! Data dhe koha e publikimit: 10.07. 2016 Data e recensionit: 18. 09. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov I ashtuquajturi artikull është publikuar në kategorinë “Jeta”, e cila sipas seriozitetit dhe peshës së saj lejon shmangie nga standardet e gazetarisë. Megjithatë, edhe për këto informata ka rregull për shkruarjen e tyre. Gjuha ndoshta nuk është patjetër të jetë letrare, lejohet edhe të shprehur më

Turlitavë me ofendime për shkak të gjevrekut me proshutë

на 15. 09. 2016 | | mk

[Recension: BEJLI HANTE GJEVREK, GERIZI U EMOCIONUA: Gerizi na informoi se çka ka ngrënë Bejli për mëngjes, pritet informata se çka dhjeu?]

Artikulli, i cili nuk mundet – nuk meriton! – të quhet gazetaresk, paraqet nënçmim dhe tallje me një koleg-gazetar, që është jashtë të gjitha standardeve gazetareske. Njëkohësisht, është e qartë se është shkruar me një qëllim – të kritikohet puna e ambasadorit amerikan Xhes Bejli. Linku deri te artikulli origjinal: BEJLI HANTE GJEVREK, GERIZI U EMOCIONUA: Gerizi na informoi se çka ka ngrënë Bejli për mëngjes, pritet informata se çka dhjeu? Data dhe koha e publikimit: 14.09. 2016 Data e recensionit: 14. 09. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov TITULLI SI “HAPJE” E KOMENTIT Vetë titulli i publikimit paralajmëron se

Nxitja e mosdurimit ndëretnik për interesa partiake

на 9. 09. 2016 | | mk

[Recension: ZAEVI PREJ MBRËMË MË NUK ËSHTË MAQEDONAS: Me vetëdëshirë hoqi dorë nga populli, historia dhe shteti i vet – prej sot është aktivist i UÇK-së!]

Теksti është komentues, ofendues dhe shërben vetëm që të njolloset integriteti i liderit të opozitës. Poashtu, me këtë tekst, në mënyrë plotësusese nxiten tensionet ndëretnike, që është në kundërshtim me standardet gazetareske, ndërsa përfitimi i vetëm nga e gjithë kjo është vetëm mbledhja e pikëve politike. Linku deri te artikulli origjinal: ZAEVI PREJ MBRËMË MË NUK ËSHTË MAQEDONAS: Me vetëdëshirë hoqi dorë nga populli, historia dhe shteti i vet – prej sot është aktivist i UÇK-së! Data dhe koha e publikimit: 25.08. 2016 Data e recensionit: 07.09. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov Vetë titulli dhe

Përhapje e panikut që një blogues serioz nuk do ta bënte

на 22. 08. 2016 | | mk

[Recension: Sapo dëgjova se ka mbi 100 të vdekur dhe se u jepen para familjeve që të heshtin]

Publikimi, kështu siç është formuluar, nuk meriton të publikohet as në blog, e lëre më në medie. Muhabetet e çarshisë nuk mund të shfrytëzohen si informata relevante, veçanërisht jo në një medie që dëshiron ta paraqesë veten si medie serioze, profesionale, me ndikim dhe relevante. Linku deri te artikulli origjinal: Sapo dëgjova se ka mbi 100 të vdekur dhe se u jepen para familjeve që të heshtin Data dhe koha e publikimit: 16.08.2016 Data e recensionit: 17.08.2016 Recensues: Dimitar Tanurov “RADIO MILEVA” NË INTERNET Sapo dëgjova se ka mbi 100 të vdekur dhe se u jepen para familjeve që të heshtin. Nëse

Në vend të foto-lajmit, vullgaritete, ofendime dhe diskreditime

на 19. 08. 2016 | | mk
Publikimi që e recensojmë është artikull që nuk ka pothuajse asgjë të përbashkët me gazetarinë, me rregullat dhe me standardet etike. Gjuha që përdoret është jashtëzakonisht vullgare, nuk ka informatë, ndërsa përmbajtja përbëhet nga ofendimet dhe diskreditimet, para së gjithash për liderin e partisë në pushtet dhe për “pronarin” e televizionit Kanal 5. Linku deri te artikulli origjinal: Vrapon zemra pas Gruevskit si gazelë, ah Emil i pesëshesh, ku i gjen këta pasues dhe pasuese të vlefshme, nënën ta q…sha  Data dhe koha e publikimit: 14.08.2016 Data e recensionit: 17.08.2016 Recensues: Dimitar Tanurov Titulli që i është vënë shkrimit që i nënshtrohet këtij recensioni është tepër i gjatë dhe në të ka koment dhe sharje, mirëpo jo edhe informatë që

Kur ringjallen të vdekurit dhe japin deklaratë!

на 18. 08. 2016 | | mk

[Recension: Profetësi e tmerrshme e plakut Ilarion – Do t’i shisni shpirtërat, ndërsa në botë do të sundojë LIGËSIA]

Artikulli është publikuar në një kategori krejtësisht joadekuate, gjegjësist në rubrikën “Bota” dhe në rubrikën “Rajoni”, ku publikohen informata aktuale nga skena botërore. Informata nuk është përpunuar si duhet, prandaj më tepër i ngjan publikimit në formë të blogut të teorisë së konspiracionit se sa fragmentit nga ndonjë revistë fetare dhe filozofike. Linku deri te artikulli origjinal: Profetësi e tmerrshme e plakut Ilarion – Do t’i shisni shpirtërat, ndërsa në botë do të sundojë LIGËSIA Data dhe koha e publikimit: 13.08. 2016 Data e recensionit: 16. 08. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov

PROGNOZA TË ZEZA

Plaku Ilarion bëri parashikim tmerrues për kohërat

Shkaktim i panikut me të dhëna jo të plota

на 17. 08. 2016 | | mk

[Recension: PARALAJMËRIM NGA MEDIET RUSE: SHBA-të planifikojnë kaos në Maqedoni, Serbi dhe në Greqi!]

Теksti ka informata paushalle dhe deklarata të parafrazuara nga analistë, të cilët askund nuk janë identifikuar, e as që janë përpunuar në tërësi pohimet që pretendohet se janë të tyre. I paraqitur në këtë mënyrë – duket sikur teksti ka vetëm një qëllim – të shkaktojë panik. Linku deri te artikulli origjinal: PARALAJMËRIM NGA MEDIET RUSE: SHBA-të planifikojnë kaos në Maqedoni, Serbi dhe në Greqi! Data dhe koha e publikimit: 12.08. 2016 Data e recensionit: 15. 08. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov Hyrja e artikullit paralajmëron se bëhet fjalë për analizë, të cilën gazeta serbe “Informer” e transmeton nga mediet ruse. “Rrjedha turke” është rrezik për gjithë

Abonohuni për lajmet më të reja