verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Димитар Тануров

Sulm në nivelin e të të sulmuarit

на 16. 08. 2016 | | mk
[Recension: (FOTO GALERI) JA SE KU SHKON NJË PJESË E PLAÇKËS SË BUXHETIT NGA ANA E GRUEVSKIT DHE SASHO MIJALLKOVIT, MILENKOJA E RRIT NUMRIN E QENVE TË TIJ TË SHARRIT, TANI MBETET MBETET TË SHOHIM SE SA ËSHTË NUMRI I DHIVE, DHE NDONJË METËR KATROR TË TOKËS SHTETËRORE] Ky publikim nuk meriton të quhet artikull, e aq më pak artikull gazetaresk. Në të janë bërë shumë ofendime, ka të dhëna të pakonfirmuara, ndërsa qëllimi i vetëm është të sulmohet Milenko Nedellkovski. Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO GALERI) JA SE KU SHKON NJË PJESË E PLAÇKËS SË BUXHETIT NGA ANA E GRUEVSKIT DHE SASHO MIJALLKOVIT, MILENKOJA E RRIT NUMRIN E QENVE TË TIJ TË SHARRIT, TANI MBETET MBETET TË SHOHIM

Muhabet çarshie!

на 22. 07. 2016 | | mk

[Recension: Ivona e një milionëshit mashtrohet – e padëshiruar për redaktore të Dnevnik-ut ?!]

Materiali që e recensojmë është spekulues dhe komentues, mirëpo nuk është i mbështetur me asnjë fakt ose deklaratë, dhe për këtë arsye më tepër i ngjan muhabetit të çarshisë, se sa produktit gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal: Ivona e një milionëshit mashtrohet – e padëshiruar për redaktore të Dnevnik-ut ?! Data dhe koha e publikimit: 17.07. 2016 Data e recensionit: 19. 07. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov

PËRGOJIM

Vetë titulli paralajmëron se teksti do të jetë etiketues dhe komentues. Në asnjë pjesë të këtij publikimi nuk theksohet burimi i informatave, dhe për këtë arsye vihet në pikëpyetje vërtetësia e tij. Artikulli më tepër i ngjan përgojimit.

Kur gjuha e pakujdesshme bëhet ofenduese

на 20. 07. 2016 | | mk

[Recension: Nusja e la dhëndrin gjatë ceremonisë, mirëpo shihni me kujdes duart e saj]

Artikulli, sipas përmbajtjes së tij, nuk është kategorizuar siç duhet, ka titull që le përshtypje të gabuar, e njëkohësisht, duke dashur të jetë sa më mbresëlënës, bie në kurthin që të kuptohet në dy mënyra dhe të japë porosi ofenduese. Linku deri te artikulli origjinal: Nusja e la dhëndrin gjatë ceremonisë, mirëpo shihni me kujdes duart e saj Data dhe koha e publikimit: 14.07. 2016 Data e recensionit: 18. 07. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov

TË RËNDËSISHME JANË VETËM KLIKIMET

“Britni është nuse tepër e bukur, e cila për fat të keq është e shurdhër, mirëpo poashtu është shumë me pasion kur bëhet fjalë për gjuhën e

Ofendime, vullgaritete dhe urrejtje në vetëm një fjali!

на 19. 07. 2016 | | mk

[Recension: (FOTO) NË AQ SHUMË TUMOR DHE M.T TË HEDHUR NË TAVOLINË NUK KA AS NË GROPAT MË TË MËDHA SEPTIKE DHE KONTEJNERËT PAS ANALIZËS SË KRYER PATOLOGJIKE]

Ky publikim është jashtë standardeve gazetareske, jo vetëm sipas formës, por edhe sipas fjalorit që e përdor. Në vetëm një fjali, mund të vërehet shkelje e shumëfishtë e standardeve profesionale të gazetarisë .
Linku deri te artikuulli origjinal: (FOTO) NË AQ SHUMË TUMOR DHE M.T TË HEDHUR NË TAVOLINË NUK KA AS NË GROPAT MË TË MËDHA SEPTIKE DHE KONTEJNERËT PAS ANALIZËS SË KRYER PATOLOGJIKE  Data dhe koha e publikimit: 14.07. 2016 Data e recensionit: 18. 07. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov

PRIMITIVIZËM

Përdorimi i termit “artikull gazetaresk” për publikimin që e recensojmë

Spinim i prerë, i ngjitur, i montuar

на 15. 07. 2016 | | mk

[Recension: Huliganët e LSDM-së dhe të Sorosit u rrahën ndërmjet vete]

Artikulli etiketon dhe komenton që të paraqesë ndryshe. Në asnjë pjesë nuk është theksuar ndonjë burim, ndërsa inçizimi që është bashkangjitur është i paqartë dhe nuk mund të përcaktohet se ku është inçizuar, e as kur, e me këtë pohimet e bëra nuk mund të mbështeten. Linku deri te artikulli origjinal: Huliganët e LSDM-së dhe të Sorosit u rrahën ndërmjet vete Data dhe koha e publikimit: 27.06. 2016, 22:06 Data e recensionit: 12.07.2016 Recensues: Dimitar Tanurov KOMENT ME QËLLIM POLITIK Titulli dhe nëntitulli i artikullit janë komentues, e me këtë bëhet e qartë se nuk ka distancë profesionale gjatë informimit. “Huliganët që protestojnë në emër të LSDM-së dhe që

Iluzion optik apo shikim i asaj që dëshiron ta shohësh

на 12. 07. 2016 | | mk

[Recension: SI KA MUNDËSI QË T’U NDODHË NË GAF I KËTILLË DEMOKRISTIANËVE TË VMRO-DPMNE-së?! UFR I VMOR-DPMNE-së E FESTOI DITËLINDJEN ME KRYQ TË KTHYER MBRAPSHTË NË SKENËN QË ËSHTË SIMBOL I SATANËS!]

Publikimi as që meriton të quhet artikull gazetaresk, për shkak se aspak nuk i respekton kriteret për raportim profesional gazetaresk, e njëkohësisht paraqet manipulim klasik me publikun. Linku deri te artikulli origjinal: SI KA MUNDËSI QË T’U NDODHË NË GAF I KËTILLË DEMOKRISTIANËVE TË VMRO-DPMNE-së?! UFR I VMOR-DPMNE-së E FESTOI DITËLINDJEN ME KRYQ TË KTHYER MBRAPSHTË NË SKENËN QË ËSHTË SIMBOL I SATANËS! Data dhe koha e publikimit: 26.06. 2016 Data e recensionit: 12.07.2016 Recensues: Dimitar Tanurov VETËM TITULL DHE FOTOGRAFI – DHE SPIN! Artikulli nuk ka as

Edhe pa përmbajtje, tekst skajshmërisht vullgar!

на 23. 06. 2016 | | mk

[Recension: Nëse diçka nuk ju shkon, shihni këto plehra dhe atëherë do t’u shkohet… në WC]

Turp është të quhet artikull, e lëre më gazetaresk. Përveç që ka titull ofendues, në të nuk ka asnjë lloj përmbajtjeje e as ndonjë lidhshmëri konkrete të fotografive. Linku deri te artikulli origjinal: Nëse diçka nuk ju shkon, shihni këto plehra dhe atëherë do t’u shkohet… në WC Data dhe koha e publikimit: 14.06. 2016 Data e recensionit: 22.06.2016 Recensues: Dimitar Tanurov Publikimi që e recensojmë, me gjasë, në bazë të formës së saj “të detyrueshme” do të duhej ta klasifikojmë se foto-lajm, mirëpo në të përveç titullit ofendues, i cili nuk i ngjan as publikimit për blog ose statusit në rrjet social, nuk

Lajm i dështuar në varg

на 17. 06. 2016 | | mk

[Recension: Miliarderi i njohur ofron 180 milionë dollarë për ta martuar vajzën e tij – detyra e burrit që do të pajtohet nuk është aspak e lehtë]

Informata, sipas mënyrës në të cilën është shkruar dhe sipas përmbajtjes, më tepër bën pjesë në rubrikën “Zbavitje”, se sa “Bota”. Njëkohësisht, është e vjetër disa vjet. Në të ka element të ri, dhe mu për këtë arsye është dashur të shkruhet si lajm në varg. Linku deri te artikulli origjinal: Miliarderi i njohur ofron 180 milionë dollarë për ta martuar vajzën e tij – detyra e burrit që do të pajtohet nuk është aspak e lehtë  Data dhe koha e publikimit: 13.06.2016, 19:26 Data e recensionit: 14.06.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

ZHVENDOSJE PËR

Etiketim dhe spinim për damkosje

на 15. 06. 2016 | | mk

[Recension: ЕDHE KAPARDISET, EDHE KOPRRAC: Zaevi për “laramanët” dhuroi vetëm 3.000 denarë (VIDEO)]

Teksti është i njëanshëm, kurse në mesin e informatave janë futur edhe komente që kanë për qëllim t’i damkosin personat për të cilët flet artikulli. Ngjyrimi politik i artikullit mund të vërehet që në titull, i cili është i njëanshëm, tallës dhe diskreditues. Linku deri te artikulli origjinal: ЕDHE KAPARDISET, EDHE KOPRRAC: Zaevi për “laramanët” dhuroi vetëm 3.000 denarë (VIDEO)  Data dhe koha e publikimit: 7.06. 2016, 21:11 Data e recensionit: 14.06.2016 Recensues: Dimitar Tanurov “Në aksionin e sotëm ku u mblodhën para për demonstrantët që i shkatërruan përmendoret në Shkup, u parqit edhe udhëheqësia e LSDM-së. Në kutitë e vendosura donacione lanë lideri Zoran Zaev, zëvendësja

Publikim vullgar dhe ofendues

на 13. 06. 2016 | | mk

[Recension: (FOTO) HUPËS TË KËTILLË NËNA LIND NJË HERË, E PËR SË DYTI E ABORTON]

Recensojmë një publikim jashtëzakonisht vullgar, i cili vështirës e mund të kalojë madje edhe si “status” në rrjetet sociale. Ky material faktikisht nuk ka tekst, por vetëm fotografi dhe konstruksion të titullit që është personifikim i primitivizmit dhe i vrazhdësisë! Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) HUPËS TË KËTILLË NËNA LIND NJË HERË, E PËR SË DYTI E ABORTON Data dhe koha e publikimit: 06.06. 2016 Data e recensionit: 13.05.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

PRIMITIVIZËM!

Produkti mediatik që e kemi para nesh, sipas formës së tij, do të duhej të ishte foto-lajm, ku nëpërmjet fotografisë dhe një përshkrimi të vogël do të paraqitej ngjarja. Megjithatë, i

Abonohuni për lajmet më të reja