verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

All posts by Димитар Тануров

Tekst me spekulime të paverifikuara

на 18. 04. 2016 | | mk

[Recension: Ivanovi sonte megjithatë i ka pranuar ambasadorët Bejli dhe Althauzer]

Теksti është spekulues, fshehet pas shprehjes “kuptojmë nga burime diplomatike”. Në asnjë pjesë të tekstit nuk përmendet asnjë burim tjetër që do t’i konfirmonte pretendimet e bëra, e as që më vonë është publikuar demanti (nga ambasada gjermane) se takimi i tillë fare nuk është mbajtur. Linku deri te artikulli origjinal: Ivanovi sonte megjithatë i ka pranuar ambasadorët Bejli dhe Althauzer Data dhe koha e publikimit:  13.04.16,   01:09 Data e recensionit: 16.04.16 Recensues: Dimitar Tanurov

DEZINFORMATË

“Sonte, në orën një pas mesnate, kryetari Gjorge Ivanov, megjithatë në rezidencën e tij në Vodno e ka pranuar ambasadorin e SHBA-ve, Xhes Bejli dhe të Gjermanisë, Kristine Althauze, kupton Libertas nga burimet

Artikull përplot me seksizëm dhe me diskriminim

на 13. 04. 2016 | | mk

[Recension: Në vend që të mbledhë rush në Kavadar, ajo ka ardhur në qeveri të thithë]

Теksti është ofendues, sekssit, bën diskriminim gjinor dhe social, gjeneralizon… Ai është në kundërshtim të plotë me parime e përcaktuara në Kodin e gazetarëve dhe në Doracakun për etikë në gazetari. Profili i rubrikës “jeta”, ku është publikuar ky “lajm” dhe ku plasohen përmbajtja me stil më të lirë, aspak nuk e zvogëlon përgjegjësinë profesionale, për shkak se në gazetari ka standarde që duhet të respektohen, pavarësisht nga lloji i informacionit që i komunikohet publikut. Linku deri te atikulli origjinal: Në vend që të mbledhë rush në Kavadar, ajo ka ardhur në qeveri të thithë Data dhe koha e publikimit: 10.04.2016 Data e recensionit:

“Qepë” e vjetër për klikime të reja

на 12. 04. 2016 | | mk

[Recension: (FOTO) Norvegjezja ka lindur fëmijë – elefant!]

Bëhet fjalë për lajm të rremë, të cilin teksti që e recensojmë e plason si të vërtetë. Në të nuk theksohet as burimi i informatës “qepë” оrigjinale, e cila është e vjetër më shumë se një vjet, e as, që jan respektuar standardet gazetareske për shkruarjen e lajmit. Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Norvegjezja ka lindur fëmijë – elefant! Data dhe koha e publikimit: 08.04.2016 Data e recensionit: 10.04.2015 Recensues: Dimitar Tanurov

GAZETARI-QEPË

Sipas raportit, norvegjezja ka lindur foshnje elefant. Në të thuhet se foshnja është gjysmë njeri, gjysmë elefant. Në artikullin e publikuar në kategorinë bota, që vetëvetiu u jep peshë të veçantë informatës, janë prezantuar shumë pak informata, të

Teori të konspiracionit “më the – të thash”

на 6. 04. 2016 | | mk

[Recension: Fatime Fetai dhe Katica Janeva mysafire në ambasadën e SHBA-ve]

Теksti është komentues dhe i njëanshëm. Në të nuk është dhënë asnjë fakt, e as që është dhënë ndonjë mbështetje me të dhënat konkrete për pretendimet e bëra. Njëkohësisht, nuk i plotëson as standardet gazetareske për të qenë lajm, veçanërisht për shkak se në të fshehen të dhëna për ngjarjen, i cili shfrytëzohet për ta prezantuar teorinë e konspiracionit. Linku deri te artikulli origjinal: Fatime Fetai dhe Katica Janeva mysafire në ambasadën e SHBA-ve Data dhe koha e publikimit: 31.03. 2016,  09:45 Data e recensionit: 04.03.2016 Recensuese: Dimitar Tanurov

FOTOGRAFI E SHTREMBËRUAR

Rastësi apo jo? Përderisa sistemi i sigurisë në vend po shkatërrohet, prokurorja speciale publike, Janeva, së bashku

Vend i gabuar për manipulim

на 21. 03. 2016 | | mk

[Recension: Аnxhelina Xholi sot vjen në Maqedoni]

Artikulli paraqet paralajmërim për një ngjarje, mirëpo ka titull krejtësisht të gabuar, për shkak se ngjarja është zhvilluar në Greqinë fqinje. Titulli i këtillë dhe kategoria në të cilën është publikuar teksti lënë përshtypje se qëllimi ka qenë të mblidhen sa më shumë klikime, e jo të informohet publiku në mënyrë precize. Linku deri te artikulli origjinal: Аnxhelina Xholi sot vjen në Maqedoni Data dhe koha e publikimit: 16.03. 2016 Data e recensionit: 21.03.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

ËSHTË LËNË NJË INFORMATË E RËNDËSISHME

Aktorja holivudase Anxhelina Xholi, sot do ta vizitojë kampin e refugjatëve në Idomeni. Теksti paraqet informatë të transmetuar gabimisht për një ngjarje që duhet të mbahet. Problemi qëndron në atë

Senzacionalizëm nga një rast i pafat

на 17. 03. 2016 | | mk

[FOTO: Kjo është Teodora e vogël e cila ra nga terasa dhe mbeti e gjallë]

Теksti ka titull senzacionalisht dhe ofron një informatë të varfër për një ngjarje që ka ndodhur në Serbi, pa ofruar më tepër detaje, veçanërisht për shkak se paraprakisht nuk është shkruar për këtë ngjarje. Informacionet e këtilla gjysmake aspak nuk i plotësojnë kriteret për lajm, e aq më pak ofrojnë informim të plotë të lexuesit. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Kjo është Teodora e vogël e cila ra nga terasa dhe mbeti e gjallë Data dhe koha e publikimit: 14.03.2016, 14:51 Data e recensionit: 16.03.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

LAJM HUTUES

“Njëvjeçarja Teodora Dobrenoviq nga Nishi është lënduar të shtunën pasi ka rënë nga terasa,

Tekst “helmues”

на 11. 03. 2016 | | mk

[Recension: Dy squka gazetareske, që janë në shërbim për para]

Artikulli më tepër i ngjan muhabetit ndërmjet komshinjve, muhabetit thashetheme se sa tekstit gazetaresk. Në të nuk janë respektuar standardet gazetareske dhe nuk ofrohet asnj fakt që të mbështete pohimet e bëra. Ky tekst “helmues” përdor gjuhë ofenduese, etiketon dhe ka për qëllim që t’i njollosë personat që i ka vënë në “nishan”. Linku deri te artikulli origjinal: Dy squka gazetareske, që janë në shërbim për para Data dhe koha e publikimit: 03.03.2016 Data e recensionit: 09.03.2016 Recensues: Dimitar Tanurov OFENDIM, ETIKETIM, DISKREDITIM Artikulli është shkruar me një fjalor të pahijshëm, primitiv dhe me urrejtje ndaj dy gazetareve. Ai, sipas konstruksionit të tij nuk plotëson asnjë karakteristikë të zhanreve gazetareske.

Manipulim duke përgjithësuar

на 8. 03. 2016 | | mk

[РRecension: FOTO: Të rinjtë e Shkupit me porosi të qartë për Zaevin]

Bëhet fjalë për foto-lajm, ku përveç asaj që ka tre fotografi dhe komentohet teksti nga mbishkrimet e paraqitura, nuk ofrohet asnjë informatë tjetër, si për shembull, vendi i saktë ku janë vendosur transparentet dhe kush me të vërtetë qëndron prapa tyre. Dhe në vend të verifikimit të informatave, nxirret një përfundim i njëanshëm: “Të rinjtë e Shkupit me porosi të qartë për Zaevin.” Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Të rinjtë e Shkupit me porosi të qartë për Zaevin Data dhe koha e publikimit: 28.02. 2016,15:29 Data e recensionit: 04.03.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

INFORMATË E QËLLIMSHME

“Nëpërmjet transpareneteve të mëdha të rinjtë i dërgojnë porosi liderit të LSDM-së.”

Kujdes: “Lajm-qepë”!

на 26. 02. 2016 | | mk

[Recension: PANIK: Në shitje portokollë të infektuara me gjak HIV pozitiv]

Teksti nuk është i vërtetë, shkakton panik te qytetarët, ndërsa shkaku kryesor për publikimin e tij është mbledhja e sa më shumë klikimeve. Njëkohësisht, bëhet fjalë për “informatë-qepë”, e cila është e vjetër më shumë se një vit, ndërsa në artikull as që bëhet përpjekje për ta demistifikuar gjithë “teorinë e konspiracionit”. Linku deri te artikulli origjinal: PANIK: Në shitje portokollë të infektuara me gjak HIV pozitiv Data dhe koha e publikimit: 14.02. 2016,19:43 Data e recensionit: 18.02.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

INFORMATË E VJETËR DHE JO E SAKTË

“Në internet këto ditë u përhap një lajm shqetësues se Shërbimi doganor i Algjerisë ka zbuluar një sasi të madhe të

Nuk është me rëndësi kush publikon, me rëndësi është të sulmohet!

на 17. 02. 2016 | | mk

[Recension: Fatimja speciale kërcënohet publikisht!]

Teksti është i njëanshëm, i ndërtuar në bazë të fakteve të paverifikuara dhe të gabuara dhe ka për qëllim ta diskreditojë prokuroren speciale publike, Fatime Fetai. Kjo përmbajtje mediatike në mënyrë të vetëdijshme e dezinformon publikun se prokurorja Fetai, gjoja, qenka kërcënuar pasi Gjykata nuk i pranoi kërkesat e prokurores speciale Katica Janeva dhe ekipit të saj që t’u caktojë paragurgim të dyshuarve në aksionin “Titanik”. Linku deri te artikulli origjinal: Fatimja speciale kërcënohet publikisht! Data dhe koha e publikimit: 14.20.2016 – 22:46 Data e recensionit: 15.12.2015 Recensues: Dimitar Tanurov

INFORMATË E PAVERIFIKUAR

Artikulli bazohet në një postim në rrjetin social “Facebook” edhe atë në një daqe të fansave në FB, e cila as që
СТРАНА 5 of 7« ПРВА...34567