verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Димитар Тануров

Lajm i vjetër me titull të ri bombastik

на 15. 02. 2016 | | mk

[Recension: Komunikatë e re dhe e ashpër nga BE-ja: Jepni fund sulmeve mbi Janevën]

Artikulli transmeton informata të vjetra, ndërsa komunikata është shtrembëruar krjetësisht dhe me titullin bombastik përpiqet të krijojë një situatë sikur ka reagime të reja, të cilat as që janë përcaktuar më konkretisht. Linku deri te artikulli origjinal: Komunikatë e re dhe e ashpër nga BE-ja: Jepni fund sulmeve mbi Janevën Data dhe koha e publikimit: 09.02.2015, 17:17:18 Data e recensionit: 12.02.2015 Recensues: Dimitar Tanurov

KOMUNIKATË “BAJATE” QË ËSHTË MANIPULUAR

“BE-ja u bën thirrje partive politike të bashkëpunojnë me Prokuroren speciale publike, t’i ndërpresin sulmet mbi këtë trup të pavarur dhe t’u japin fund frikësimeve të funksionarëve publikë, detyra e të cilëve është që t’i përgatisin zgjedhjet,

Titull i gabuar

на 5. 02. 2016 | | mk

[Gjuha ruse akoma gjuhë e huaj kryesore në Bullgari dhe në vendet baltike]

Teksti në pjesën përmbajtësore transmeton të dhëna të sakta statistikore. Mirëpo, ato janë interpretuar gabimisht në titull dhe është nxjerrë përfundim i gabuar. Në qoftë se lexuesi e sheh vetëm titullin, do të fitojë informatë të gabuar dhe do të formojë një pasqyrë të gabuar se rusishtja është gjuha e huaj dominante në Bullgari dhe në vendet baltike. Linku deri te artikulli origjinal: Gjuha ruse akoma gjuhë e huaj kryesore në Bullgari dhe në vendet baltike Data dhe koha e publikimit: 01.02.2016, 13:26 Data e recensionit: 03.02.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

LAJM I SHKATËRRUAR

“Bullgaria, Estonia, Letonia dhe Lituania janë vendet e vetme në BE, ku gjuha ruse

Edhe prokuror edhe gjykatës

на 2. 02. 2016 | | mk

[VIDEO: Patologjia e mashtrimit të liderit opozitar]

Artikull komentues që ka për qëllim ta diskreditojë partinë më të madhe opozitare dhe lideirn e saj. Në të nuk ofrohen të dhëna të reja, e as nuk përcillet qëndrimi i partisë për kritikat që janë bërë në adresë të saj. Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Patologjia e mashtrimit të liderit opozitar Data dhe koha e publikimit: 26.01.2016, 12:57 Data e recensionit: 29.01.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

TON OFENDUES

“Se LSDM-ja është parti e cila shërbehet me gënjeshtra dhe manipulime të llojit të më ulët nuk është asgjë e re për qytetarët e Maqedonisë. Ata këtë e dëshmojnë në çdo proces zgjedhor  duke i treguar opozitës se me gënjeshtra nuk vihet në pushtet.”

Krijimi i një të “vërtete” tjetër

на 27. 01. 2016 | | mk

[VIDEO: Anketat e IRI-t dhe të Brima Gallup-it e ndryshuan qëndrimin e Zaevit dhe të LSDM-së]

Teksti është komentues dhe i njëanshëm, me ç’rast me fshehjen e të dhënave përpiqet të bëjë spin për shkaqet për arsye të të cilave LSDM-ja opozitare vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje, në qoftë se ato mbahen më 24 prill. Linku deri te artikulli origjinal: Anketat e IRI-t dhe të Brima Gallup-it e ndryshuan qëndrimin e Zaevit dhe të LSDM-së Data dhe koha e publikimit: 24.01.2016, 09:51 Data e recensionit: 25.01.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

SPINIM

“Çka ndryshoi prej fundit të nëntorit deri në mes të janarit? Lideri opozitar Zoran Zaev për dy muaj jo të plotë e ndryshoi qëndrimin e tij rreth pjesëmarrjes

Nëse nuk mendon si pushteti, atëherë je me LSDM-në

на 25. 01. 2016 | | mk

[Recension: Аleksovi i MOST-it me qëndrime të njëjta si LSDM-ja]

Artikulli është komentues dhe i njëanshëm, nuk bazohet në fakte dhe përpiqet ta diskreditojë profesionalizmin e personit që gjendet në krye të Asociacionit për vëzhgimin e zgjedhjeve “Most”. Në të janë anashkaluar informata të caktuara që të bëhet spin dhe të krijohet një pasqyrë tjetër, e cila përputhet me qëndrimet e pushtetit. Linku deri te artikulli origjinal: Аleksovi i MOST-it me qëndrime të njëjta si LSDM-ja Data dhe koha e publikimit: 22.01. 2017,10:22 Data e recensionit: 24.01.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

DISKREDITIM

“Drejtor i asociacionit qytetar MOST apo zëdhënës i ri i LSDM-së? Darko Aleksovi këto ditë paraqitet me tezat e Zoran Zaevit, ndërsa nuk e kryen punën që e ka

Tregim i spinuar

на 20. 01. 2016 | | mk

[Recension: Zaevi ik nga zgjedhjet për shkak se frikohet nga populli]

Teksti është i njëanshëm dhe komentues. Në vend që informatat të prezantohet në mënyrë të paanshme, në përputhje me standardet gazetareske, ato komentohen, qëllimisht futen të dhëna jo të plota dhe gjatë kësaj ofrohet vetëm pikëpamja qeveritare. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi ik nga zgjedhjet për shkak se frikohet nga populli Data dhe koha e publikimit: 16.012016, 12:44 Data e recensionit: 18.01.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

E RËNDËSISHME ËSHTË VETËM DEKLARATA E KRYEMINISTRIT!

“Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në panik i lëshoi negociatat e mbrëmshme në Përzhinë, dhe me panikun e njëjtë dëshiron t’i shmanget bаllafaqimit me popullin.” Gjatë prezantimit të lajmit jepet vlerësimi personal për zhvillimet dhe spinohet

Veshje e shtrenjtë – tekst i lirë

на 19. 01. 2016 | | mk

[Recension: Rada dhe Prada nuk ndahen – karrieristja nga Përzhinoja përsëri me veshje luksoze!]

Teksti është përgatitur për të kritikuar dhe ka qëllim të vetëm ta diskreditojë zëvendës-kryetaren e LSDM-së. Që në nëntitullin e kësaj përmbajtjeje mediatike paralajmërohet se ajo ka për qëllim të etiketojë dhe të njollosë. Kjo shihet nga mënyra se si prezantohet biografia e punës së Radmilla Shekerinskës. Linku deri te artikulli origjinal: Rada dhe Prada nuk ndahen – karrieristja nga Përzhinoja përsëri me veshje luksoze! Data dhe koha e publikimit: 17.01.2016 – 21:20 Data e recensionit: 18.01.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

TË SHKATËRROHET AUTORITETI I SHEKERINSKËS!

Duke e përdorur termin “karrieriste”, artikulli e paraqet Shekerinskën si “gjuetare të pozitave dhe të pasurisë”, që ka për qëllim kryesor

Për lajme jo të sakta publikohet korrigjim

на 18. 01. 2016 | | mk

[Recension: Gruevski dha dorëheqje]

Teksti është i pasaktë, i njëanshëm dhe pa burime. Lexuesi nuk fiton informatë të plotë për situatën, për shkak se në tekst janë dhënë shumë pak informata pa i përpunuar ato në mënyrë të plotë.Përpunimi i lajmit është i domosdoshëm me qëllim që lexuesi të fitojë pasqyrë të plotë për atë se çka është duke ndodhur, mirëpo edhe për ngjarjet paraprake që kanë çuar deri te lajmi, për të cilat ndoshta edhe nuk ka qenë i informuar. Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski dha dorëheqje Data dhe koha e publikimit: 14.01. 2016 Data e recensionit: 16.01.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

INFORMATË E GABUAR

Pas 10 vite pushte, në festën e madhe krishtere “Shën Vasili”, ose për vitin

Fshehja e të dhënave për një të vërtetë tjetër

на 22. 12. 2015 | | mk

[Recension: Fjalë e pavlerë, Zaevi nuk e përmbushi premtimin e tij për dorëzimin e materialeve]

Теksti është i njëanshëm dhe komentues. Në të prezantohen informata bajate, kurse në interes të shtrembërimit të situatës reale anashkalohen të dhënat më të reja për ngjarjen, të cilat, janë kyçe që lexuesi të formojë një pasqyrë të plotë. Artikulli me të dhënat e formuluara në këtë mënyrë, përpiqet ta promovojë qëndrimin e partisë në pushtet. Linku deri te artikulli origjinal: Fjalë e pavlerë, Zaevi nuk e përmbushi premtimin e tij për dorëzimin e materialeve Data dhe koha e publikimit: 18.12.2015, 13:41 Data e recensionit: 18.12.2015 Recensues: Dimitar Tanurov

HESHTJA

“Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për të kushedi satën herë e shkeli fjalën e dhënë,  

Shkaktimi i panikut për më tepër klikime

на 22. 12. 2015 | | mk

[Recension: Prindërit në panik – një burrë tentoi ta kidnapojë një vajzë nga çerdhja]

Teksti ka titull joadekuat, senzacionalist, i cili krijon një pasqyrë të gabuar te lexuesit. Duke e fshehur informatën për vendin e ngjarjes, artikulli krijon përshtypje se bëhet fjalë për rast që ka ndodhur në Maqedoni dhe shkakton panik te publiku. Linku deri te artikulli origjinal: Prindërit në panik – një burrë tentoi ta kidnapojë një vajzë nga çerdhja Data dhe koha e publikimit: 16.12.2015 , 14:27 Data e recensionit: 16.12.2015 Recensues: Dimitar Tanurov

PROBLEMI KRYESOR TITULLI

Një person i panjohur ka tentuar ta kidnapojë një vajzë nga një çerdhe në Sarajevë, përderisa edukatoret kanë qenë duke i përgatitur fëmijët për në shtëpi. Titulli i tekstit nuk

Abonohuni për lajmet më të reja