verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Fatlume Dervishi

Opinionet e gazetarit sjanë lajm

на 27. 11. 2015 | |
Fakte - Demagogjia e rradhes e BDI-se
[Recension: “Demagogjia e rradhës e BDI-së”] Gazetarët shfrytëzojnë hapësirën mediatike të caktuar për lajme për të përhapur mendimet e tyre duke synuar që ato t’i imponojnë te lexuesit. Kuptohet, një lajm kërkon më shumë kohë, kërkon më shumë hulumtime, verifikim dhe burime. Kurse ca mendime individuale të hedhura në rrjet, nuk marrin më shumë se 5 minuta dhe nuk përbëjnë lajm. Linku deri te artikulli origjinal: “Demagogjia e rradhës e

Kërkoj nga vetja të informoj drejt publikun!

на 25. 11. 2015 | |
[Recension: “Qytetarët nisen drejt Kosovës me letërnjoftime, por kthehen nga policia”] Mediat informojnë për ndryshimet ligjore dhe normative zakonisht që kur ata diskutohet si propozim-ligje dhe debatin nëpër të cilin kalojnë. Nga fillimi i muajit nëntor, mediat në Maqedoni njoftuan për një marrëveshje mes autoriteteve të  Maqedonisë dhe Kosovës për  kalimin e kufirit mes dy vendeve, pa pasur nevojën për pasaportë, por vetëm më letërnjoftim. Ky lajm, është bërë shkas

Mediat kritikojnë punën e mediave

на 23. 11. 2015 | | mk
[Recension: “Qytetarët me kritika për TV “Shenja””] Facebook – burim i vetëm informacioni. Mendimi i “qytetarëve” – i prezantuar vetëm nëpërmjet një qytetari. Njohësit e rrethanave – që nuk emërtohen fare. Mediat përsëri dhe përsëri bien në të njëjtën grackë joprofesionalizmi të skajshëm. Ashtu si shumë herë të tjera, edhe në këtë rast, rrjetet sociale janë marrë si burim informacioni relevant duke mos e parë të arsyeshme që pretendimet të

Mediet “po thyejnë rekorde” me tekste propaganduese

на 18. 11. 2015 | |
TetovaSot - Ermira po thyen rekord ne emisione
[Recension: “Ermira po thyen rekord në emisione”] Pse u dashka që mesazhet propaganduese të zënë kaq hapur vend në rubrikën e lajmeve? Kjo mbetet e pakuptimtë për disa lexues të cilët pasi kanë lexuar një tekst si ky që do të shqyrtojmë në vazhdim, nuk arrijnë ta kapin qëllimin informues të tij. Studiuesit më të mëdhenj të mediave në botë thonë që propaganda (cila do qoftë ajo) është edhe pjesë

Georgi Liçovski, të jesh fotoreporter në Maqedoni…

на 14. 11. 2015 | |
Georgi Liçovski është një nga fotoreporterët më të njohur në Maqedoni kurse puna e tij shtrihet edhe jashtë kufijve të shtetit. Dikur ka punuar për gazetën “Nova Makedonija” kurse tani është i angazhuar në “Republika”. Që në vitin 1991, përgjatë gjithë ngjarjeve të rëndësishme si konflikti Ballkanik, lufta e Kosovës, trazirat në Shqipëri dhe lufta e Maqedonisë, ai ka qenë dhe vazhdon të jetë bashkëpuntor i EPA (Europen Pressphoto Agency).

Femrat e suksesshme të mediave tona

на 10. 11. 2015 | |
“Unë gjithmonë kam besuar se suksesi i një gruaje mundet vetëm të ndihmojë suksesin e një gruaje tjetër” Gloria Vanderbilt. Në një nga profesionet që kërkon kurajo, guxim, këmbëngulje, përkushtim total dhe pasion, përveç meshkujve, për të cilët besoj, është më e lehtë, ndoshta më të pakta në numër por jo me më pak përkushtim, përfshihen edhe femrat. Ai profesion është gazetaria dhe ata janë gazetare, moderatore dhe kontribuese në

Opinionet s’mund të jenë Top lajme

на 10. 11. 2015 | | mk
Aktuale - axhamite e Beses kane cka te mesojne nga BDI
[Recension: “Axhamitë e “Besës” kanë çka të mësojnë ende nga BDI”] Mediat kanë të drejtë të hapin rubrika të ndryshme, ku mund të shpalosin editoriale, opinione, mendime mbi çfarëdo fenomeni që duan. Por të gjitha këto forma të shkrimit dallojnë shumë nga lajmi dhe nuk mund të ndërthuren njëra me tjetrën. Linku për te artikulli origjinal: “Axhamitë e “Besës” kanë çka të mësojnë ende nga BDI”
Data dhe koha e

Gazetari nuk mund të flasë në emër të partive politike

на 5. 11. 2015 | | mk
Aktuale - BDI nuk do i shmanget asa qe eshte projektuar ne bashkepunim me Brukselin e Uashingtonin
[Recension: BDI nuk do i shmanget asaj që është projektuar në bashkëpunim me Brukselin e Uashingtonin”] Promovimi dhe reklamimi janë aktivitete që nuk i takojnë gazetarisë dhe aq më pak një gazetarie profesionale. Mediat, nuk duhet të ndihmojnë partitë politike për të realizuar fushatat e tyre të komunikimit për të bindur qytetarët që ata kanë të drejtë përveç në rastet kur kjo potencohet qartë. E drejta është në anën e

Gjuha nënçmuese në raportimet e përditshme

на 31. 10. 2015 | |
News
Jam e sigurtë që çdo ditë në media po përballeni me shprehje dhe epitete aspak të këndshme për veshin dhe syrin (si lexues) dhe me siguri tani që po lexoni këtë, ju bien ndërmend disa shembuj. Në mediat tona, kjo tani është bërë e zakonshme dhe ne, mesa duket, e kemi pranuar me qetësi të madhe dhe po përshtatemi pa problem. “Goja të prish, goja të ndreq” thuhet në popull,

Mos citimi i medies kur përcillet një lajm nuk është etike

на 27. 10. 2015 | | mk
Alsat - Kasami - Punojme ne drejtim te bashkimit te opozites
[Recension: “Kasami: Punojmë në drejtim të bashkimit të opozitës”] Si për çdo krijim tjetër, edhe për artikujt gazetaresk, plagjiatura është e patolerueshme, është shkelje e të drejtës së autorit dhe e normave etike. Por nuk është aspak i rrallë si fenomen. Kopjimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve informuese dhe moscitimi i burimit janë disa nga “lëshimet” më të shpeshta të mediave. Linku për te artikulli origjinal: “Kasami: Punojmë

Abonohuni për lajmet më të reja