verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Fatlume Dervishi

Iseni : Plot portale profesion kanë plagjiatin, senzacionin, manipulimin

на 1. 09. 2015 | | mk
Në prag të një takimi, që do të zhvillohet në mes të muajit shtator, ku në fokus do të jetë përparimi dhe realiteti i medies shqiptare në Maqedoni, po zhvillohen një cikël intervistash, si dëshirë për të hapur debat dhe për të nxitur apo dhe evidentuar sfidat dhe arritjet e medieve shqiptare. Ju sjellim intervistën me Drejtorin e platformës Albinfo.ch, Bashkim Iseni, Doktor i shkencave politike dhe Hulumtues Shkencor në

Përgjithsimet nuk janë formë e mirë informimi

на 29. 08. 2015 | |
INA - Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë Asociacion si serbët në Kosovë
[Recension: “Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë “Asociacion” si serbët në Kosovë”] Kur të zë syri një lajm me një titull të tillë, automatikisht të lind kurreshtja për të kuptuar ç’do të ketë përmbatja e tij, kush janë “shqiptarët e Maqedonisë” të cilëve u referohet autori dhe si ka ardhur në këtë konkluzion. Të flasësh me të tilla përgjithësime është përgjegjësi e madhe që gazetari nuk duhet ta marrë përsipër pa pasur,

Konventat ndërkombëtare diktojnë sjellje të caktuar

на 28. 08. 2015 | |
Portalb - Qeveria shpalle gjendje te jashtezakonshme ne veri dhe jug te kufirit
[Recension: “Qeveria shpalli gjendje të jashtzakonshme në veri dhe në jug të kufirit”] Maqedonia ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit në shumë nga mediat më të njohura botërore. Arsyeja? Trajtimi që ju bëjnë forcat e shtetit refugjatëve që vinë nga Siria, Iraku dhe Avganistani për të ikur nga lufta dhe konfliktet që zhvillohen në vendet e tyre. Në një situatë të këtillë, edhe mediat e vendit pasqyruan

Kopjimi i pjesshëm i lajmeve është gabim i dyfishtë

на 27. 08. 2015 | |
Zhurnal - BDI kunder nje njesise zgjedhore
[Recension: “BDI kundër një njësisë zgjedhore”] Në media shpesh hasim në lajme të kopjuara nga mediat tjera, dhe janë goxha të shpeshta edhe rastet kur as nuk citohet media nga ku është marrë teksti. Ky tekst, përveç që i ka këto dy aspekte negative ka edhe një të tretë; informacioni nuk është marrë i plotë dhe si i tillë është i mangët dhe jo gjithëpërfshirës. Linku për te artikulli origjinal:

Lajmi do sa më shumë fakte

на 25. 08. 2015 | | mk
Tetovasot - Votat i marrin ne Shipkovie, ama pare s'japin
[Recension: “Votat i marrin në Shipkovicë ama pare s’japin”] Që gazetari të kamuflojë një tekst që është një koment, me petkun e lajmit, është gabim shumë i madh profesional në gazetari. Në mediat tona kjo ndodh shpesh. Gazetarët me të drejtë përpiqen të jenë kritik ndaj punës së liderëve politik duke kërkuar përgjegjësi për obligimet që rëndojnë mbi ta. Por pretendimet e tyre mund të përjetohen si boshe nëse nuk

Gazetari duhet të mbajë përgjegjësi për akuzat që bën!

на 21. 08. 2015 | |
Almakos - Pse Bujar Nishani ka filluar te shfaqe nervozizem ndaj levizjes BESA
[Recension: “Pse Bujar Osmani ka filluar të shfaqë “nervozizëm” ndaj lëvizjes BESA?”] Është nivel shumë i ulët profesionalizmi që, si gazetar, të shfrytëzosh median për të prezantuar qëndrimet individuale dhe të shfryshë mllefin personal kundrejt një personi publik, me qëllim që këtë ide tënden t’ua imponosh edhe të tjerëve. Të jesh gazetar profesional do të thotë të zhveshësh petkun e subjektives dhe të shqyrtosh vetëm faktet që e bëjnë një

Njëanshmëria dëmton kritikën e drejtë

на 19. 08. 2015 | | mk
Almakos - Vendlindja e kujt eshte Shipkovica e Alise apo e Gruevskit
Recension: ““Vendlindja” e kujt është Shipkovica e Ali-së ose e Gruevskit” Për të karahsuar dhe gjykuar veprimet e dy personaliteteve nga jeta politike ose cilët do qofshin ato persona publik, nuk mjafton (nuk është profesionale) të pasqyrohet pikëpamja e gazetarit ose bindjet e tij personale. Informacioni duhet të nxirret nga burime relevante dhe fakte të pakontestueshme. Linku për te artikulli origjinal: ““Vendlindja” e kujt është Shipkovica e Ali-së apo e

Institucionet, kush do qofshin, janë vetëm njëra anë në një lajm

на 17. 08. 2015 | | mk
Lajm - Komuna qender - Policia po i ben presion firmave qe po punojne me ne
[Recension: “Komuna Qendër, policia po i bën presion firmave që po punojnë me ne”] Është e nevojshme të mbash balancën gjatë një raportimi duke dhënë një informacion të plotë dhe gjithëpërfshirës, duke mos lënë pa konsumuar mendimin e asnjërës nga palët. Kjo formë e raportimit konsiderohet si raportim profesional sidomos kur njëra nga palët është ajo që akuzon dhe pala tjetër e akuzuara. Nëse gazetari i jep hapësirë vetëm njërës

Akuzat pa bazë ndaj personave publik nuk sjellin respekt për gazetarinë

на 13. 08. 2015 | | mk
TetovaSot - Thaci ne piknik, as qe merzitet per vuajtjet e tetovareve
[Recension: “Thaçi në piknik, as që mërzitet për vuatjet e tetovarëve”] Asnjë gazetar dhe asnjë medie nuk e ka të drejtën e përfshirjes në jetën private të individëve, qofshin ato edhe persona që ju shërbejnë institucioneve dhe kanë përgjegjësi publike. E drejta e respektimit të privatsisë është ndër të drejtat elementare të çdo individi dhe asgjë që nuk është me interes publik nuk ja vlen të publikohet në media, ose

Titujt spekulativ nxisin panik në situata emergjente

на 10. 08. 2015 | |
Zhurnal - Paraqiten semundjet e para pas vershimeve ne Tetove
[Recension: “Paraqiten sëmundjet e para pas vërshimeve në Tetovë”] Ka disa ditë që mjekët paralajmërojnë për ekzistencën e rrezikut të paraqitjes së sëmundjeve dhe epidemive në zonat e qytetit të Tetovës ku ndodhën vërshimet. Kjo gjë vazhdon të mbajë peng opinionin për të mësuar se çfarë do të ndodhë. “Mënyra e informimit në raste të fatëkeqësive, katastrofave, luftrave, tregjedive familijare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizimi.”

Abonohuni për lajmet më të reja