verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Fatlume Dervishi

Dëshirat janë një, e lajmet janë tjetër gjë

на 13. 01. 2017 | | mk
[Recension: “A po i plotësohet dëshira Menduh Thaçit që të bëhet zëvendës kryeministër i Gruevskit?!”] Dilemat e gazetarëve rreth zhvillimeve që mbulojnë mund të jenë të shumta. Nuk është gabim nëse opinioni njoftohet me skenarët e mundshëm mbi atë se çfarë mund të ndodhë. Mirëpo, edhe për pritshmëritë duhet të ketë sqarime, argumente; pse është ashtu, si ka qenë në të kaluarën, çfarë është thënë dhe si është vepruar dhe

Pa dëshmi, ekskluzivja mbetet spekulim e jo informatë

на 12. 01. 2017 | | mk
[Recension: “Ekskluzive: VMRO i ofron BDI-së 200 milion euro për formimin e qeverisë”] Lajmet e rëndësishme janë të tilla për shkak të rëndësisë së ngjarjes dhe fakteve bindëse që ofrohen për të mbështetur vërtetësinë e pohimeve të shpalosura në një artikull. Gazetarët nuk duhet të lejojnë që informacionet e rëndësishme që posedojnë t’u “ikin” në publik pa u vërtetuar mirë. Rruga për këtë është e lehtë, nëse ajo që e

Media nuk duhet të jetë zëdhënës i partisë apo institucionit!

на 23. 12. 2016 | |
[Recension: “DEHARI: Brenda këtij viti janë asfaltuar shumë rrugë lokale të qytetit dhe vendbanimeve rurale”] Nuk quhet mund ta quash një shkrim si prodhim gazetaresk, nëse deklaratat ose kumtesat e institucioneve transmetohen të plota, pa ndërhyrje të gazetarit, pa hapur dilema, pa ngritur çështje të reja dhe pa theksuar aspektet problematike që akoma mbeten të pazgjidhura në cilën do teme. Gazetari nuk duhet të merret thjeshtë me promovimin e punëve

Urrejtje e padëshmuar dhe e paadresuar në mënyrë gazetareske

на 22. 12. 2016 | | mk
[Recension: “FOTO: Ja çfarë i dëshiron Ordanovski qytetarëve”] Artikulli është i mbushur me komente dhe vlerësime personale të autorit, si për fenomenin ashtu edhe për personalitetin e personit, të cilit i referohet teksti. Që në titull, jepet një përshtypje e gabuar duke aluduar për një person e duke shkruajtur në fakt për dikë tjetër, por kjo nuk është mangësia e vetme e përmbajtjes. Linku deri te artikulli origjinal: “FOTO: Ja

U dha lajmi një ditë para ngjarjes!

на 21. 12. 2016 | |
[Recension: “KSHZ pranon një ankesë të Lëvizjes BESA”] Portalet ndoshta më shumë se çdo medie tjetër kushtëzohen nga koha. Nga ata kërkohet më shumë dinamikë dhe informacion aty për aty. Megjithatë, gazetarët edhe në këto media duhet patjetër të ndajnë pak kohë edhe për të verifikuar vërtetësinë e informacionit që transmetojnë. Shpejtësia nuk është arsye që të rrezikohet humbja e besueshmërisë. Linku deri te artikulli origjinal: “KSHZ pranon një ankesë

Titulli intrigon, përmbajtja dëshpëron

на 13. 12. 2016 | | mk
[Recension: “Paraqiten “bomba” të reja për BDI-në, ja çka përmbajnë (Video)”] Teksti fillon me një titull mashtrues, ku paralajmërohet diçka që nuk ofrohet në tekst. Kjo bëhet vetëm për të tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe më shumë klikime, por në mënyrë profesionalisht të pandershme . Linku deri te artikulli origjinal: “Paraqiten “bomba” të reja për BDI-në, ja çka përmbajnë (Video)” Data e publikimit: 29.11.2016 Data e recensionit: 04.12.2016

Skandal është kur bëhen lajmet pa dëshmi, duke u bazuar në thashetheme

на 9. 12. 2016 | |
[Recensione: “SKANDAL: L. Besa në Forinë jep nga 10metra drunjë!?”] Thashethemet për fenomenet negative nuk janë lajm. Në fakt, ato mund të jenë një burim informacioni sa për të dhënë indicie që mund të gjenerojnë një lajm interesant dhe të rëndësishëm. Por, kjo mund të arrihet vetëm në rast se ato verifikohen dhe arrihet që të vërtetohen. Natyrisht, për këtë gazetarit i duhet ta bëjë punën profesionalisht, duke

Feja si pjesë e propagandës mediatike

на 5. 12. 2016 | | mk
[Recension: “Ja si Ali Ahmeti respekton ezanin (VIDEO)”] Besimi / religjioni duhet të jetë çështje personale edhe për personat publik. Ai nuk guxon të përdoret për prodhim të lajmeve me karakter publik, përveçse në raste ku vërtetë publiku ka ndonjë interes të lidhur ngushtë me këtë temë. Besimi si karakteristikë individuale nuk definon prezencën ose mungesën e vlerave të një politikani. Linku deri te artikulli origjinal: “Ja si Ali Ahmeti

Vendngjarja është pikënisja e storjes, e jo desku në redaksi

на 25. 11. 2016 | | mk
Zhvillimi i mediave, përdorimi masiv i rrjeteve sociale dhe zgjerimi i alternativave të shpërndarjes së informacionit e ka bërë “më të lehtë” gazetarinë. Së paku, ashtu duket në shikim të parë. Dikur, gazetarit i është dashur patjetër të shkojë në vendngjarje për të mbledhur vetë çdo grimcë informacioni. Një pjesë të këtyre grimcave, sot gazetari mund t’i marrë të përcjellura nga dikush tjetër, në e-mail, në celular, rrjete sociale dhe 

Në vend të gazetarisë, parashikim i ‘fituesit të preferuar’ të zgjedhjeve

на 24. 11. 2016 | | mk
[Recensione: “Thaçi më 11 dhjetor do ta fiton Lëvizjen BESA dhe partitë tjera?!”]  Gazetari nuk mund të parashikojë se cila parti do të jetë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit në Maqedoni, apo cila do të fitojë më shumë ose më pak mandate deputetesh. Roli i tij nuk është të paragjykojë, ai nuk është fallxhor, nuk është magjistar, nuk ka fuqi të mbinatyrshme. Ai duhet t’u

Abonohuni për lajmet më të reja