verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Fatlume Dervishi

Kur ngatërrohet qëndrimi i partisë me atë të gazetarit

на 17. 11. 2016 | |
[Recension: “Kush qëndron pas incidentit të dhunshëm në Kumanovë?!”] Teksti në thelb është propagandues. Në qendër nuk ka shqetësimin e opinionit, por dukshëm është vënë në funksion të mbrojtjes së imazhit të një subjekti politik. Është i njëanshëm, ka akuza të paverifikuara dhe ka komente të autorit. Linku deri te artikulli origjinal: “Kush qëndron pas incidentit të dhunshëm në Kumanovë?!” Data e publikimit: 14.11.2016 Data e recensionit: 14.11.2016 Recensues:

Rekorde “Guinness” – për mungesë profesionalizmi

на 16. 11. 2016 | | mk
[Recension: “Xhevat Ademi hynë në “librin Guinness”!”]  Ky tekst është koment klasik. Mungesën e burimeve autori e ka zëvendësuar me ironizime nga ana e tij për një figurë politike, Xhevat Ademin, i cili për një kohë të gjatë mban postin e njëjtë. Tema e trajtuar është me vend, por jo edhe mënyra e trajtimit nga autori. Linku deri te artikulli origjinal: “Xhevat Ademi hynë në “librin Guinness”!”  Data e publikimit:

Anketë e botuar pa të gjitha elementet e duhura

на 11. 11. 2016 | | mk
[Recension: “Anketë e re: BDI 9, BESA 7, PDSH 4 për qind”] Supozohet se anketat duhet të nxjerrin numra dhe statistika, të cilat i sigurojnë më shumë besueshmëri artikullit. Lexuesi e ka më lehtë të bëjë vlerësim, kur shikon dallimin apo çështjen e përkthyer në numra. Pikërisht për këtë, manipulimi me ato numra është më i lehtë. Sidomos para zgjedhjeve. Anketat janë shumë të shpeshta në këtë periudhë,  por gjatë

Në vend të gazetarisë – të pavërteta, spekulime dhe anshmëri politike

на 9. 11. 2016 | | mk
[Recension: “Exclusive: Pas 11 dhjetorit, BDI merr kryetarin e Parlamentit, ndërsa LSDM Ministrinë e jashtme?”] Teksti përmban një sërë të pavërtetash e spekulimesh, një pjesë e të cilave prezantohen si merita dhe si rezultat i “betejës së madhe të BDI-së” në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ky anim është bërë shumë hapur, kurse verifikimi i këtyre pavërtetësive është shumë i thjeshtë. Le ta elaborojmë… Linku deri te artikulli origjinal: 

Analiza pa burime, fakte, citate, shifra dhe ekspertizë – nuk është analizë

на 4. 11. 2016 | | mk
[Recension: “ANALIZË: Nëse vijnë të EVN-së t’ua shkyçin rrymën, thirrni policinë!”] Teksti të cilin po e recensojmë nuk i ka karakteristikat e një analize. Shkurt thënë, është emërtuar si analizë por është një shkrim sipërfaqësor, që nuk përmban as faktet kryesore, të domosdoshme për të qenë të paktën një lajm i shkurtër. Linku deri te artikulli origjinal: “ANALIZË: Nëse vijnë të EVN-së t’ua shkyçin rrymën, thirrni policinë!” Data dhe koha

Reklamë në vend të lajmit

на 1. 11. 2016 | |
[Recension: “Shqiptari shet “Skopje City Mall”, ja kush është blerësi”] Pavarësisht se është publikuar në rubrikën e biznesit, artikulli supozohet se është lajm dhe duhet të ishte trajtuar si lajm. Ka ndodhur krejtësisht e kundërta, në tekst është bërë kopjim i një teksti që vjen nga PR-i i kompanisë, me të dhëna përshkruese promovuese për firma të ndryshme dhe asnjë informim objektiv, gazetaresk mbi të.
Linku deri te artikulli origjinal:

Ka ngelur vetëm propaganda, kur dështon ironia me vend dhe gazetaria

на 1. 11. 2016 | | mk
[Recension: “A kanë ngelur 15 mijë “aktivistë” të BDI-së, pas të gjitha dështimeve të klanit të Zajazit?”] Ky artikull bën pjesë në kategorinë e teksteve, qëllimi i të cilëve nuk është informimi i publikut në mënyrë objektive dhe të balancuar, por diskreditimi i një subjekti, me vlerësime personale dhe subjektive nga vetë autori. Linku deri te artikulli origjinal: “A kanë ngelur 15 mijë “aktivistë” të BDI-së, pas të gjitha dështimeve

Kur gazetaria keqpërdor fenë në kontekst politik

на 26. 10. 2016 | | mk
[Recension: “Muki pa komplekse citon Kuranin – (Politikanët tjerë shqiptarë “më katolik se papa”)!”] Nxitja e urrejtjes dhe paragjykimeve të cilësdo ideologjie, besimi ose etnie, është e papranueshme në gazetari. Roli i gazetarit përkon me respektimin e diversitetit dhe të të drejtave të njeriut në përgjithësi, pa marrë parasysh përkatësinë, si një prej parimeve bazë të demokracisë. Besimi nuk është kriter profesional për të vlerësuar një politikan, edhe pse shpeshherë

Anketat si dëshmi ose mjet manipulimi

на 20. 10. 2016 | | mk
Shkruan: Lume DERVISHI Formulimi i një pyetësori në formë të sondazhit ose anketës dhe shpërndarja virtuale e tij është mënyra më e lehtë me të cilën mund të pretendosh se po mat pulsin e opinionit. “A janë rezultatet e fituara relative”, kjo është një pikëpyetje e madhe. “Nuk duhet kompromis për t’u dhënë njerëzve të drejtat e tyre. Nuk duhet para për të respektuar personin. Nuk duhet anketë për të

Mosdije, apo manipulim për klikime me vetëdije?

на 18. 10. 2016 | |
[Recension: “Është arrestuar vëllai i Musa Xhaferrit”] Një histori e tërë, e ndërtuar pa asnjë burim, mbyllet me informacione që flasin për mungesë të dijes elementare për kompetencën e Prokurorisë Speciale Publike dhe institucioneve të drejtësisë në përgjithësi, ose për shpërndarje me tendencë të një informacioni të pavërtetë, për shkak të ndikimit që çështja e shtjelluar në këtë përmbajtje e ka te publiku. Linku deri te artikulli origjinal: “Është arrestuar

Abonohuni për lajmet më të reja