verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Gent Mehmeti

Recenzion: Jankullovska pranon: Ka incidente të pa zbardhura! Allahile, njëmend a?

на 13. 01. 2014 | | mk
Në këtë artikull nuk është bërë ndarja e komenteve personale të autorit nga informacioni dhe trupi I tekstit. Që të gjitha janë plasuar si një shkrim homogjen, pa distinkcion të qartë mes fakteve dhe subjektives. Titulli çel dyert për një stil të tillë të raportimit jo professional, duke u qasur që nga fillimi ne një dozë ironie të integruar në vazhdim të fakteve të plasuara. Kjo bën që informacionit në të nëj mënyrë fshehur ti mvishet kontekst I predeterminuar nga autori dhe I njëjti të përcillet edhe deri te opinioni. Linku deri te artikulli origjinal:  Jankullovska pranon: Ka incidente të pa zbardhura! Allahile, njëmend a? Data dhe koha e publikimit: 27.11.2013 Data e recensionit: 29.11.2013 Recensues: Gent Mehmeti Vërtetësia:  Pjesa

Recension: Rritet numri i artefakteve të vjedhura nga Muzeun e Maqedonisë

на 12. 12. 2013 | | mk
Artikull me titull dezinformues që nuk përkon aspak me brendësinë e informacionit. Ajo që pohohet të ketë ndodhur në titull, mbetet vetëm të supozohet më tej. Askund nuk ceket se numri i artefakteve të vjedhura është ritur. Në prononcimin e policisë vetëm bëhet i ditur numri i përgjithshëm i artefakteve të vjedhura gjatë një periudhe poashtu të pa cekur. Linku deri te artikulli original:  Rritet numri i artefakteve të vjedhura nga Muzeun e Maqedonisë  Data dhe koha e publikimit: 19.11.2013 Data e recensionit: 03.12.2013 Recensues: Gent Mehmeti Vërtetësia:  Informatat në këtë artikull mund të mos jenë të vërteta, pasi që ato nuk thiren në burime konkrete. Madje, pas tyre nuk qëndron as një fakt I vetëm që I mbështet dhe

Recension: 400 punësime në shëndetësi, a do të ketë përfaqësim të drejtë

на 12. 12. 2013 | | mk
Artikull që drejtëpërdrejtë ndeshet me pikën e trembëdhjetë (13) të Kodeksit të Gazetarëve, e cila thotë: “ Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.” Në këtë artikull figuron tendenca për paraqitje të parashikimeve dhe mendiveme personale si fakte. Autori bën bujë rreth 400 punësimeve të reja në Ministrinë e Shëndetësisë, por në kontekst të përfaqësimit të drejtë, të cilin ai e vë në pikpyetje për shkak të vlerësimeve personale të situatës. Kjo përbën një dukuri negative që nuk duhet toleruar gjatë raportimit. Linku deri te artikulli original: 400 punësime në shëndetësi, a do të ketë përfaqësim të drejtë  Data dhe koha e publikimit: 27.11.2013 Data e recensionit: 02.12.2013 Recensues: Gent Mehmeti Vërtetësia:  Vërtetësia menjëherë

Recension: Stavreski i këshillon koordinatorët e BDI-së dhe VMRO-së

на 11. 12. 2013 | | mk
Një artikull  i pakompletuar, jashtë kontekstit të cilin e sugjëron titulli dhe i përbërë krejtësisht nga komentet e autorit. Ky informacion nuk mbështetet në asnjë burim të vetëm, qoftë ai edhe anonim. Artikulli më tepër i ngjason një komenti, duke marrë parasysh natyrën e tij të lirë dhe subjektive. Në të bëhet interpretim i disa fotografive të thjeshta, të cilat jo medoemos simbolizojnë kontekstin i cili u është dhënë nga autori. Linku deri te artikulli original: Stavreski i këshillon koordinatorët e BDI-së dhe VMRO-së  Data dhe koha e publikimit: 30.11.2013 Data e recensionit: 02.12.2013 Recensues: Gent Mehmeti Vërtetësia:  Është e pamundur të verifikohet nëse artikulli është I vërtetë, meqë këtu bëhet fjalë për një mënyrë  të komentimit. Asnjëra pjesë e

Recension:Vlerësimi i Gemius: Zhurnal.mk lider i informimit shqip

на 11. 12. 2013 | | mk
Në këtë artikull është bërë shtrembërimi i informatave, duke plasur një të vërtetë të shfytyruar. Edhe pse artikulli shërbehet me burime legjitime, është e qartë qasja e pabalancuar a autorit për të favorizuar pozitën e portalit  të cilit i përket. Në tekst bëhet e ditur se sipas vlerësimit të ALEXA-s, portali Zhurnal.mk dominon si lider absolut midis portaleve tjera shqiptare. Kjo mund të vërehet se nuk është e vërtetë menjëherë pas analizimit të linqeve të dhëna më poshtë, ku janë të paraqitura katër kategori në të cilat është matur popullariteti i ueb sajteve. Zhurnal.mk dominon vetëm në dy prej tyre, që në asnjë mënyrë nuk e bën të jetë “lider absolut”. Linku deri te artikulli origjinal: Vlerësimi i Gemius: Zhurnal.mk

Recension: Top 10 “kokat” e mafies shqiptare

на 10. 12. 2013 | | mk
Që në fillim, artikulli krijon iluzionin e titullit bombastik. Me një pompozitet të shfrenuar, shtjellohen informata të cilat kanë të bëjnë me “nëntokën shqiptare”. Rradhitja e emrave të dhjetë personave, për të cilët thuhet se janë të implikuar thellë në botën e krimit shqiptar, nuk është shoqëruar me asnjë burim të vetëm që verifikon origjinalitetin e informatës. Kuazi biografitë të cilat vijojnë pas emrave, në të shumtën e rasteve janë të pakompletuara, duke mos dhënë as informata bazë për personat në fjalë. Që të gjitha këto bëjnë që teksti gradualisht të largohet nga faktet dhe ti afrohet senzacioanlizmit dhe shpifjeve. Fjalia hyrëse e tekstit madje sjell edhe elemente të etiketimit të një etnikumi si bartës në botën e krimit, me

Recension: Kroacia legalizon marihuanën, kroatët nisen për turizëm në Lazarat (VIDEO)

на 4. 12. 2013 | | mk
Lajm i bazuar në komente të thjeshta në ueb sjatin për shkëmbim të video materialeve, YouTube. Pothaujse të gjitha informatat që sillen në këtë artikull si burime, nuk janë asgjë tjetër pos komente pa kredibilitet për të bazuar një informacion gazetaresk.Mirëpo, një nga shkeljet kryesore që ky artikull u bën normave të gazetarisë, gjendet pikërisht në titullin, i cili jo vetëm që dezorienton opinionin, por është një trillim i krejtësishëm i autorit. Pohimi kinse “Kroacia legalizon marihuanën”, jo vetëm që nuk gjendet në tekst, por është një informacion që nuk është liferuar në asnjë nga mediat vendase dhe të rajonit. Bie poshtë edhe pjesa tjetër e titullit, ku theksohet se “kroatët nisen për Lazarat”. Kjo, përskaj tendencës për të gjeneralizuar

Recension: Krye bashkiaku i Athinës do të vizitoje Shkupin

на 3. 12. 2013 | | mk
“Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase, të cilat transmetojnë një deklaratë të krye bashkiakut të Athinës, ku shpreh gatishmërinë për të vendosur një dialog jo vetëm me Shkupin, por dhe me qytetet e tjera të rajonit.  “Diplomacia mes qyteteve paraqet përparësi, për shkak se jemi të liruar nga shumë procedura formale, të cilat rëndojnë diplomacinë mes shteteve. Gjithsesi, qytetet e mëdha kanë në thelb problemet e njëjta, që nuk është rast me shtetet. Kështu që, mendoj se mundemi të zhvillojmë një gjuhë të përbashkët jo vetëm me Shkupin por dhe me qytetet e tjera në Evropën Juglindore”, ka deklaruar Kaminis.  I pyetur nëse i pëlqejnë përmendoret e “Shkupit 2014”, krye bashkiaku ka thënë se nuk është i njoftuar me

Recension: Azilkërkuesit rom, kthejnë vizat për Maqedoninë?

на 28. 11. 2013 | | mk
Ata që kërkojnë azil janë përgjithësisht pjestarë të komunitetit rom, që megjithatë, nuk e fitojnë asnjëherë statusin që dëshirojnë. 
Kërkesat e tyre kthehen prapa me arsyetimin se nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për qytetarë të kategorisë së rrezikuar.
Romët nga Maqedonia dhe Ballkani shkojnë në Gjermani, para së gjithash për shkak të arsyeve ekonomike dhe për një jetë më të mirë. Një pjesë e tyre, pas një procedure të përshpejtuar deportohen pas në vendlindjet e tyre. “ Një artikull i pabazë që thirret në informata të pavërtetuara. Për më tepër, përgjatë artikullit vërehet një tendencë për riaktualizim të problematikave të së kaluarës dhe hiperbolizim të së vërtetës.  Çështja e kthimit të vizave për Maqedoninë, që nga

Recension: Xhemali Mehazi, ky poliglot i vërtetë

на 25. 11. 2013 | | mk
E që institucioni i Xhemali Mehazit, si kuadër i BDI-së, flet vetëm “maqedonisht” është lehtësisht e kuptueshme. Bordi Udhëheqës i FSSH (sipas faqes zyrtare) përbëhet nga këto anëtarë: Angell Mitevski, Elena Tërpkovska, Elizabeta Sërbinovska, Lubisha Karanfilovski, Ilija Gligorov dhe Goran Koevski. Pra, edhe në Bordin Udhëheqës vërehet se shqiptarët as për “ilaç” nuk janë të punësuar në këtë institucion të rëndësishëm shtetëror./Almakos” Një nga mangësitë themelore të këtij artikulli, është pikërisht natyra komentuese e tij, që brutalisht shkel normat e paracaktuara për një kontribut gazetaresk të këtij lloji (informacion). Përgjat këtij shkrimi që tenton të plasohet si informacion, hasim në një sërë mendimesh subjektive të cilat thelbësisht ndikojnë në kontekstin e tij. Për më tepër, ato janë  prezente si

Abonohuni për lajmet më të reja