verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Љубомир Костовски

Recension: Kopje e Jugosllavisë që të dëbohet Rusia nga Ballkani

на 25. 09. 2013 | | mk
Titulli i tekstit paralajmëron zhvendosje serioze gjeostrategjike në Ballkan.   “Planet energjetike ruse janë në konflikt me planet e rrjetit energjetik të BE-së në Evropën Juglindore, prandaj nuk është për t’u habitur se me formimin e “gjashtëshes” nga perëndimi, BE-ja dëshiron ta ndërpresë depërtimin e mëtutjeshëm rus në këtë treg”.   Në pjesën hyrëse, teksti merret me spekulimin për përpjekjen e forcave të mëdha t’i kundërvihen Rusisë mun në Ballkan edhe duke formuar një mega komunitet të ri (Jugosllavia e mëparshme, minus Sllovenia dhe Kroacia, plus Kosova dhe Shqipëria) pa mos iu referuar asnjë burimi serioz, veçanërisht kur bëhet fjalë për një temë më se serioze dhe për një të përditshme, e cila, gjithsesi pretendon të trajtohet si serioze! Në

Recension: MAQEDONIA NË OSKAR: Filmat zgjidhen pa kritere

на 20. 09. 2013 | | mk
Mendimi subjektiv i anëtarëve të Komisionit ka qenë vendimtar për mosdërgimin e asnjë filmi nga Maqedonia në garën për “Oskar”, komentojnë punëtorët e filmit. Asnjë nga katër anëtarët e Komisionit nacional, që dje sollën vendim të mos dërgohet asnjëri  nga dy filmat e Maqedonisë si kandidat për “Oskar”, nuk dëshirojnë zyrtarisht ta komentojnë këtë vendim. Kjo është hyrje në temë – nominimi nga Maqedonia për shpërblimin Oskar. Arritja më e madhe e tekstit, i cili mirë i shqyrton mekanizmat për përzgjedhje të filmave vendorë, është që tregon se edhe deri tani ajo trambolinë është vendosur rastësisht dhe sipas shijes së dikujt në organin e SHPFM-së që në momentin e caktuar e ka pasur atë privilegj. Linku deri te artikulli origjinal: 

Recension: Biografia e spiunit të pandehur kryesor në aferën me emrin e njëjtë

на 20. 09. 2013 | | mk
“Ka 52 vjet dhe përvojë të madhe në zbulim dhe kundërzbulim. Marjan Efremovit nga Velesi, i cili e ka udhëhequr grupin e përfshirë në aferën “Spiuni”, mund t’ia kenë zilinë edhe zbuluesit e shërbimeve botërore të zbulimit… Biografia e Efremovit është e pasuruar me një sërë kursesh për zbulim të organizuara nga shërbimet e huaja për zbulim, ndërsa në shkathtësitë e tij numërohet edhe njohja e mirë e kompjuterëve dhe aparateve të tjera teknike, si dhe njohja e shkëlqyer e gjuhsë greke”. Ky është fragmenti kryesor me të cilin jo vetëm që shkilet parimi i supozimit të pafajësisë të njërit nga të arrestuarit në aksionin “Spiuni”, por ai shpallet edhe si i pandehur kryesor, e që ta “meritojë” këtë titull

Recension: Мaqedonia është lider evropian në shëndetësi

на 17. 09. 2013 | | mk
“Kisha kënaqësinë të jem në Shkup për inaugurimin e Sekretariatit të rrjetit të Evropës Juglindore. Në këtë mënyrë, Maqedonia ka rol udhëheqës  në rajon ndërmjet vendeve të EJL-së sa i përket shëndetësisë. OBSH-ja plotësisht do ta përkrahë Maqedoninë me kapacitetet teknike që këtë rol ta kryejë në mënyrë efikase”. Kjo deklaratë e drejtores së Zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën, Suzana Jakab, e dhënë në takimin me ministrin e shëndetësisë të Maqedonisë, Nikolla Todorov në qytetin turk Çeshme, menjëherë është shndërruar në konstatim se ne jemi më të mirët në Evropë! Kjo, nënkuptohet, është një gradacion i patolerueshëm e edhe më keq, përzierje e kategorive për vlerësim, mënyrë për ta ndryshuar, nëpërmjet ridefinimit personal dhe të patolerueshëm të një qëndrimi

Recension: Dr. Sofijanova më e mira në Ballkan

на 16. 09. 2013 | | mk
“Drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve të premten shkon në Japoni. Dy muaj do të ndjekë një trajnim për sistemet shëndetësore, udhëheqje me resurset shëndetësore. Siç qëndrojnë punët, dr. Sofijanova është më e mira në Ballkan, për shkak se as nga Serbia e as nga vendet fqinje nuk ka ndonjë mjek që do të shkojë në këtë trajnim. Sofijanova e fitoi grantin JICA nga qeveria e Maqedonisë, nga e cila edhe personalisht ka qenë e nominuar dhe është pranuar nga Japonia”. Ky është fillimi dhe njëkohësisht arsyetimi i plotë se pse një revistë profesionale e shpall drejtoreshën aktuale të Klinikës për fëmijë si më të mirën në Gadishullin Ballkanik.
Dhënia e pozitës së këtillë, bile edhe për një drejtoreshë

Recension: Rritet interesimi për projektin “Blej shtëpi, blej banesë”

на 12. 09. 2013 | | mk
“Qytetarët tregojnë interesim të madh për blerje të banesës nëpërmjet projektit qeveritar “Blej shtëpi, blej banesë”, të cilën gjë e vërtetojnë rreth 200 paraqitje të qytetarëve të interesuar në gusht, prej të cilëve, vetëm për një ditë janë konfirmuar dy aplikime për blerje të banesës sipas këtij modeli, thonë nga kompania “Adora Inzhenering”, e cila e përkrah këtë projekt”. Kjo është një pjesë nga artikulli në portalin që është i paramenduar si udhëzues nëpër qytet dhe një lloj përfaqësuesi i aktiviteteve që janë karakteristike për Shkupin. Por, në qoftë se dëshironi të fitoni informata të vërteta dhe të pastra nga interesat politike, do të ballafaqoheni për të bërë përzgjedhje gjatë leximit. Ky tekst është shembull se si kujdesi i tepruar

Recension: Arrestohet Kili, në bodrum ka kultivuar marihuanë

на 12. 09. 2013 | | mk
Mediat e Maqedonisë përsëri u bënë shembull se si në mënyrë masovike dhe pothuajse pa asnjë përjashtim, shkilet parimi i supozimit të pafajësisë dhe e drejta për jetë personale dhe familjare me lajmin se një artist yni i estradës, në kohët e fundit edhe udhëheqës i një emisioni në një radio për të rinj, është arrestuar për shkak të kultivimit të marihuanës në vikend-shtëpizën familjare. Edhe pse tekstet për personat për të cilët ka filluar procedura hetimore i nxjerrin me iniciale, gjatë përpunimit, në shumë mënyra identiteti i tyre zbulohet deri në fund, në shumë vende edhe me publikimin e fotografive. Fotografia që u publikua në të përditshmen “Dnevnik” gjithsesi meriton vëmendje të veçantë, për shkak se në mënyrë shumë

Recension: Obama heziton për shkak se rusët kanë rrëzuar një F-22 dhe 4 projektile Tomahawk?

на 11. 09. 2013 | | mk
Në një kohë kur sytë e gjithë botës janë të kthyera drejt Sirisë dhe Lindjes së Afërt, për shkak të sulmi të paralajmëruar të forcave ushtarake amerikane ndaj këtij vendi, këtu është përcjellë një lajm nga një burim jo shumë i njohur ku thuhet se është rrëzuar një aeroplan amerikan F-22 Raptor dhe katër raketa të tipit Tomahawk. Sulmi gjoja ka ndodhur më 31 gusht, në kufirin ndërmjet Jordanit dhe Sirisë, ku është rrëzuar aeroplani amerikan, ndërsa “gjeneralët amerikanë janë shokuar për këtë, për shkak se aeroplani është shkatërruar në mënyrë shumë profesionale, duke i përfshirë edhe projektilet Tomahawk”. Në lajmin e përcjellë thuhet se projektilet janë rrëzuar një ditë më parë (më 30 gusht) me anë të sistemit kundërajror

Abonohuni për lajmet më të reja