verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Љубомир Костовски

Përsëritja si nënë e gazetarisë spekulative

на 1. 06. 2016 | | mk

[Recension: Fokus-i i Bullgarisë e dridhi qeverinë – gjysma e ministrave dhe Gruevski me pasaportë bullgare]

Pyetja se sa ministra të rinj dhe të vjetër, dhe në përgjithësi sa politikanë të VMRO-DPMNE-së kanë pasaport të Bullgarisë zvarritet nëpër faqet e gazetave tona, sikurse edhe tema për NLO-të ose përbindëshi i panjohur ujoj në bregun e kishës së Shën Naumit në Liqenin e Ohrit. Nëse sot nuk ka temë ose lajm me të cilin do të tërhiqet vëmendja e lexuesve, atëherë nga sirtari nxirret diçka që është publikuar më parë, e që sigurisht do të shkaktojë reagim, mirëpo duhet pasur parasush memorjen e shkurtër të konsumatorëve. Ky është një lajm i tillë. Linku deri te artikulli origjinal: Fokus-i i Bullgarisë e

Mbititulli e ka prishur raportin

на 10. 05. 2016 | | mk

[Recension: Bogovi: skenari më i keq është më reali – PBB-ja do të rritet vetëm 1,6 për qind]

Konferencën për shtyp që e mbajti para do kohësh guvernatori i BPRM-së, Dimitar Bogov, ku i paraqiti prognozat për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto e transmetuan të gjitha mediet. Dallimet gjithsesi janë të pranishme te raportuesit, mirëpo kryesisht në potencimin e momenteve të caktuara nga fjalimi i guvernatorit apo në pajisjen e artikullit. Artikulli që i nënshtrohet këtij recensioni ka tentuar ta politizojë deklaratën e Bogovit, më shumë se sa që ajo ia lejon vetëvetes. Që, në njëfarë mënyre, është “faul” i qartë – deklarata e një funksionari të rangut të parë, shfrytëzohet për spinim me qëllim që të arsyetohet politika

Burime indirekte për ngjarjen “para hundës”

на 29. 04. 2016 | | mk
 

[Recension: U grindën Sorosi dhe LSDM-ja: Fishkëllima kundër Zaevit, LSDM-ja e tërhoqi anëtarësinë nga protestat]

Se mediet me ngjyrim të verdhë e nxisin njëra tjetrën për të krijuar afera, tregon edhe ky tekst. Në vend që të kontaktohen burimet të zakonshme për një informatë që plasohet në “mënyrë dramatike”, për gjoja grindjen ndërmjet Zaevit dhe organizatave joqeveritare, teksti bazohet në një artikull tjetër të ngjashëm, i cili bazohet në, të themi ashtu, përshtypje personale. Fakti që në këtë rast, “burimi”, gjoja, i takon opcionit tjetër politik, gjithsesi, nuk është ndonjë garanci. Gjatë marrjes së këtillë të lajmeve, më me rëndësi është ajo se edhe njëri (burimi i pretenduar) edhe tjetri (transmetuesi), në vend që të kujdesen për vërtetësinë e

Metër që balancon

на 21. 04. 2016 | | mk

[Recension: Protesta dhe kundërprotesta]

Vlerësimin e publikut se në vend për herë të tretë mbahen një seri protestash (të parat ishin në dimër 2012/13,, të dytat në pranverë të vitit 2015), të cilat janë më masoviket deri tani dhe që mbahen për çdo ditë, si duket, një pjesë e medieve dëshiron ta relativizojë. Në fakt, thuhet se bëhet fjalë për tubim të një numri shumë të vogël njerëzisht. Në kronikën që i nënshtrohet këtij recensioni, ky kuantifikim është “gjysmë me gjysmë” dhe hasi në reagime të fuqishme në mesin e demonstrantëve antiqeveritarë nëpër rrugët e Shkupit. Linku deri te artikulli origjinal: Protesta dhe kundërprotesta
Data dhe koha e publikimit: 19.04. 2016 – 15:57 Data e recensionit: 19.04.2016 Recensues: Ljubomir Kostovski

Agora islandeze – ëndërr e largët apo e afërt?

на 18. 04. 2016 | | mk
Dorëheqje e shpejtë nën presion: ish-kryeministri i Islandës, Sigmundur David Gunlaugson. Fotо: Kabineti i kryeministrit, 2015-16

A e dini se pse islandezët e rrëzuan aq shpejtë kryeministrin e tyre, shfrytëzuesin e dëshmuar të shërbimeve financiare offshore në Panamë? Së pari, për shkak të intervistës së tij të mjegullt për një televizion suedez! Mirëpo, paraprakisht, para disa muajsh, islandezt, nëpërmjet rrjetee sociale dhe medieve publikisht i deklaruan për Kushtetutën e re, e cila është miraturar me pëlqim të përgjithshëm – 67 për qind të qytetarëve. Pas TV Hajd Parkut të paaktruar, më pas kanë thënë “po” për aktin e ri kryesor të qytetarëve. Mediet me të vërtetë mund ta bëjnë të afërt shoqërinë deri te ideali antik i agorës, mirëpo edhe

Zëvendësim i tezave – as “T” për torturën gjatë arrestimit të Boshkoskit

на 31. 03. 2016 | | mk

[Recension: PSP-ja PRANON SE LJUBEJA E KA SHITUR EMRIN: Mirëpo, kontestuese është ajo se policët e kanë sharë?!]

Hetimi të cilin e hapi këto ditë Katica Janeva kundër protagonistëve të arrestimit të liderit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” kishte për qëllim mënyrën në të cilën ai u privua nga liria. Në konferecnën për shtyp, ekipi i prokurorëve në asnjë mënyrë nuk ndërhyri as në aktpadinë e atëhershme, as në rrjedhën dhe fundin e gjykimit, as në lartësinë e dënimit. Shkaku i tyre për hetim nuk ndërlidhet as me faktin aktuaël se Ljube Boshkoski as pas pesë vitesh nga burgosja, nuk ka fituar të drejtë për uikend të lirë si i dënuar shembullor, për të cilën gjë insistojnë bashkëpartiakët e

Postieri i ka rënë ziles dy herë!

на 24. 03. 2016 | | mk

[Recension: Janeva edhe sot nuk u paraqit te Komisioni, për herë të dytë e shkel Kuvendin]

Këto ditë jemi dëshmitarë se si përsëri përforcohet fushata kundër prokurores speciale publike Katica Janeva. Tekstet e fundit dhe kronikat televizive dhe të radios kanë të bëjnë me mosardhjen e Janevës në mbledhjen e Komisionit amë kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, e cila në mënyrë eksprese e vendosi në rend dite raportin e saj për punën gjashtëmujore. Kryetari i këtij komisioni nuk dëshiron të hap debat për këtë dokument pa prezencën e prokurores speciale. Kjo, që në titull komentohet si “shkelje e Kuvendit”. Çka mungon në këtë informatë dhe pse ajo zgjon interes? Së pari, mungesa e sqarimit nga pala

Rregullatori nëse dëshiron mund ta pengojë gjuhën e urrejtjes së Nedellkovskit (E PLOTËSUAR)

на 22. 03. 2016 | | mk
Gjuhë e urrejtes edhe duke shpuar “figura” që nuk janë simpatike për të. Fоtо: Screenshot

Plotësim/Reagim i autorit – poshtë: Reagimi përmban korrigjim të kontekstit të theksuar gabimisht te pjesa e nenit të cituar numër 43 nga Ligji për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike, kërkim të faljes për gabimin dhe theksimin e neneve adekuate të cilat rregullatorit të medieve, Аgjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike i mundësojnë të reagojë në raste të gjuhës diskriminuese. Paragrafi problematik në tekst lartë është shënuar me tre yje – (***)]

As Kanal 5, as Prokuroria themelore publike, e më së paku Agjencia për medie, nuk duhet të amnestohen nga gjuha e urrejtjes së Milenko Nedellkovskit. 

Shkruan: Ljubomir Kostovski Këto ditë e fituam reagimin

Artikull tendencioz ndaj Taki Fitit

на 21. 03. 2016 | | mk

[Recension: ASHAM-i e pranoi se numëruesi është gabim politik i Taki Fitit]

Në një kohë kur ka zhvilli të shpejtë të ngjarjeve në vend, një vegël, në shikim të parë, e thjeshtë teknike zgjoi me të vërtetë interesim të madh. Bëhet fjalë për numëruesin në ueb-faqen e Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë (ASHAM), i cili u vendos para pak kohësh, dhe vazhdimisht e numëron borxhin e jashtëëm të vendit. Ky numërues që në çdo sekondë e paraqet ndryshimin e borxhit për kryebanori, ka qenë shtytësi që me titullin dhe me përmbajtjen e këtij teksti të akuzohet ASHAM-i se politizohet si institucion kundër pushtetit aktual. Politizimi lidhet edhe me kryetarin e saj, dr. Taki Fiti. Në tekstin relativisht të

Kute të dyfishta – privatësia e dikujt dhemb më shumë!

на 9. 03. 2016 | | mk

[Recension: Nuk ka ndjekje për inçizimet e publikuara të Llatasit dhe Ivanovës]

A e dijnë ata që kërkojnë ndjekje për ata që publikojnë audio-inçizime të bisedës, e cilat, gjoja, është private, që është bërë ndërmjet kolegëve të tyre, se avokati i parë i Odës tashmë arriti të mundësojë që gjykatat që më parë të deklarohen se nuk do t’i konsiderojnë si dëshmi? Dhe se një sistem i tërë (prokuroria, gjykatat, mediet) gjithë vitin ishte angazhuar për zhvlerësimin e bisedave “të prera, të ngjitura dhe të montuara” telefonike. Ato audio-inçizime, tani, ndoshta për prokurorët, kushdo qofshin ata, mund të kenë tretman të të ashtuquajturit zë i dëgjuar, mirëpo mund të jenë vetëm indikator që pastaj ato thjesht të “heqin të zitë

Abonohuni për lajmet më të reja