verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Љубомир Костовски

Mëkat – Zaevi paska kopjuar nga Obama

на 1. 12. 2015 | | mk

[Recension: LSDM-ja e vërtetoi se nuk ka vizion, por bëjnë copy-paste vetëm për provizion!]

Paralajmërimi se LSDM-ja do të mbajë Kongres programor në gjysmën e parë të dhjetorit, për tekstin që i nënshtrohet këtij recensioni, paraqiti shkak për sulm pa shkak. Programet e partive nuk janë shumë të pranishme në publik, ndërsa ato duhet të jenë pjesë e përditshmërisë së çdo organizate aktive e cila dëshiron të merret me politikë. Të mos harrojmë, sulmi më i shpeshtë i partisë në pushtet ndaj LSDM-së është se ajo është “parti pa program”. Kësaj radhe “kur ka vendosur” të bëjë program ajo akuzohet për copy/paste. Me arsye? Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja e vërtetoi se nuk ka vizion, por bëjnë copy-paste vetëm

Shaka e një prillit e ripublikuar papritmas

на 26. 11. 2015 | | mk

[Recension: Deputetë dhe ministra nga VMRO-DPMNE-ja kanë kërkuar pasaporta bullgare me procedurë urgjente]

Uikendin e fundit në disa medie doli lajmi i agjencisë informative bullgare “Fokus”, që shfrytëzohet shpeshherë te ne kur bëhet fjalë për pikëpamjet bullgare ndaj Maqedonisë, e ku thuhet se 17 deputetë të partisë në pushtet urgjentisht kanë kërkuar pasaporta bullgare, me ç’rast në disa medie pasuan komentet e stilit “Hë more maqedonas, për ku je nisur?” U dëshmua se mediet që e kanë transmetuar këtë lajm kanë rënë në një kurth informativ! Linku deri te artikulli origjinal: Deputetë dhe ministra nga VMRO-DPMNE-ja kanë kërkuar pasaporta bullgare me procedurë urgjente Data dhe koha e publikimit: 21.11. 2015, 17:18 Data e recensionit: 24.11.2015 Recensues: Ljubomir Kostovski Agjencia informative

Për shqiptarët pa shqiptarët

на 23. 11. 2015 | | mk

[Analistët: Skenari për federalizim për qëllime partiake nuk do të ketë sukses]

Njëra nga temat që kanë “trajtim grupor” në mediet e vendit është edhe çështje e të ashtuquajturit federalizim të vendit. Shkak për këtë është konferenca e caktuar për 1 dhjetor ku do të prezantohet raporti për implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, i përgatitur nga Instituti për paqe i analistit të famshëm Piter Fejth. Edhe redaksia politike e televizionit Alfa është kyçur në trajtimin e kësaj teme edhe atë me ambicie që për këtë para kamerave të flasin analistët. A është realizuar me sukses kjo detyrë që e ka marrë përsipër kjo shtëpi televizive dhe pas kësaj a janë gjërat më të qarta për shikuesin? Linku deri te

Titull i ngjitur “parashutist” në tekstin e huaj

на 19. 11. 2015 | | mk

[Recension: Prej Lagjes së trimave deri në Paris – fiken dritat në Evropë!]

Përpjekja për t’i barazuar ngjarjet në Paris të së premtes në mbrëmje (13 nëntor), me ngjarjet në Kumanovë (përkujtojmë – se ndodhën më 9 dhe 10 maj) filluan shumë herët, që në të ashtuquajturat emisione (apo show-e) të drejtpërdrejta, të cilat u emetuan vonë në mbrëmje në disa televizione tonat. Kjo u bë – si me urdhër – mënyrë për t’u lidhur shoku emotiv nga ngjarjet e Parisit me hetimin që nuk ka përfunduar për ngjarjet e lartëpërmendura të Kumanovës, e përfundimi i të cilit, në kuptimin e vërtetë, pritet pasi të konsolidohet prokuroria, gjyqësia dhe eventualisht segmentet e tjera të gjyqësisë. Mirëpo, përpjekja për “gjykim” vetjak,

“Kruarje” e vazhdueshme nga ambasadorët

на 18. 11. 2015 | | mk

[Recension: Garet, Althauzer, Orav, Bejli nuk përmenden në raportin për presion mbi gjyqësinë?]

Edhe ky është një nga ato tekste që nuk mund të përmbahet e të mos “kruhet” me bashkësinë ndërkombëtare. Harrohet, edhe atë përsëri dhe përsëri, se gjendja në vendin tonë nuk është e mirë dhe se të gjitha partitë e mëdha politike i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të intervenojë dhe të ndihmojë në tejkalimin e saj, si dhe në ndërkohë treguam në mënyrën më të mirë të mundshme se e rrezikojmë edhe sigurinë e rajonit. Poashtu, dëshmuam se edhe përkundër hapave të premtuara në drejtim të këndelljes së gjendjes politike, ishim të aftë të jemi “të padiciplinuar” në mënyrë në të cilën, gjithsesi, i nervozojmë edhe

Artikull që demantohet në të gjitha qëndrimet e paraqitura

на 17. 11. 2015 | | mk

[Recension: Vetura luksoze për vete dhe për bashkëpunëtorët – prioriteti i parë për ministrin për punë të brendshme]

Ky tekst,  përderisa ende ishin të freskëta emërimet e anëtarëve të, tashmë qeverisë teknike të RM-së, shpejtoi me një informatë se Oliver Spasovski, përndryshe ministër i ri për punë të brendshme, ka marrë hov me “lukset” që mund t’i ofrojë MPB-ja: për dallim prej më parë, qartazi tani ministria e njëjtë, e cila duhet ta ketë parasysh se mund të jetë cak, dha edhe demant zyrtar për njoftimin e tillë. Linku deri te artikulli origjinal: Vetura luksoze për vete dhe për bashkëpunëtorët – prioriteti i parë për ministrin për punë të brendshme Data dhe koha e publikimit: 11.11.2015, 18:58 Data e recensionit:

Kontraverzat rreth amnestisë ose amnestive

на 4. 11. 2015 | | mk

[Recension: A fshihet pas kërkesës për amnesti të Verushevskit amnesti për Zaevin?]

Kur filluan bisedimet e katër partive me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, kishte një marrëveshje që të mos shpaloset asnjë detal rreth asaj që ndodh brenda dyerve të mbyllura në Klubin e deputetëve. Për këtë ka pasur obligim të qartë për pjesëmarrësit në biseidme. Kohë pas kohe, Vanhaute, belgjikasi që i udhëheq bisedimet, jep deklarata, gjithsesi, në pajtim me biseduesit dhe në bazë të funksionit që e ka në këtë proces. Indikative është ajo se në kronikë, e cila i nënshtrohet këtij recensioni, kemi jo vetëm shkelje të fshehtësisë së bisedimeve, por kjo ndodh në kohë kur negociatat kanë ngecur së paku tre javë dhe kur praktikisht bisedimet zhvillohen në relacionin

Titull që e mohon vërtetësinë e “dëshmive”

на 27. 10. 2015 | | mk

[Recension: Nga 1.000 denarë plus taksi për protestën e nxënësve të shkollave të mesme?!]

Disa shkolla të mesme në Shkup të enjten aguan me porosi të pahijshme të shkruara nëpër mure. Cak ishin ata që kishin marrë pjesë në protestën që u mbajt nëpër rrugët e Shkupit dhe para Ministrisë për Arsim dhe me to akuzoheshin se kanë fituar para të cilat u janë premtuar nëse do të marrin pjesë në tubim!? Bazë për këtë ishte teksti (kronika) në televizionin Sitel, i cili pastaj ishte marrë nga shumica e medieve proqeveritare për këtë temë – këta nxënës gjoja kanë pasur transport falas me taksi, e bile paskan marrë edhe nga 1.000 denarë “para xhepi”. Kush nuk do të shkonte, apo

Shfrytëzimi i krizës së refugjatëve për përhapjen e islamofobisë

на 25. 09. 2015 | | mk

[Recension: Muslimanët në Gjermani me peticion për mosmbajtjen e Oktoberfest-it!]

Portali “Falanga”, që e ka selinë në Australi, e që kryesisht është i orientuar kah publiku në Maqedoni, këto ditë publikoi letër të një organizate muslimane nga Munihu. Letra e cila e ka formën e njëfarë mini-peticioni, tregon animozitet ndaj “Oktorbefest”-it dhe kërkon që ai të mos mbahet më, për shkak se i ofendonka muslimanët. Kjo letër, sipas burimit të informatës (në mënyrë indirekte edhe sipas “Falangës”, e cila i kushton vëmendje) duhet të dëshmojë për pretendimet “e të ardhurve” në këtë vend që t’i prishin format tipike të argëtimit të popullatës vendase, në kuadër të trendit aktual kundër refugjatëve, i cili gjithsesi, i ka përfshirë vendet evropiane. Kemi një

Disa me diazepam, e disa te gjyshja Rada

на 9. 09. 2015 | | mk

[Recension: Plusinfo: Madje 500.000 qytetarë të varur nga “diazepami”]

Çështja e, kushtimisht thënë drogimit masovik të popujve të Ballkanit me ilaçe legale nga grupi i të ashtuquajturve, të kategorizuar në mënyrë laike, “qetësues të nervave”, sigurisht se është çështje e vjetër, të mos themi e tranzicionit. Në këtë kuptim, në mënyrë pothuajse të pavërejtur kalohet mbi të dhënën se një e katërta e popullit konsumon ilaçe të këtilla, që është numër i marrë nga deklarata e një funksionari të Fondit për sigurim shëndetësor. Mirëpo, shumë lehtë mund t’i ngjiten të dhënat e tilla statistikës e cila te ne nuk është e rregullt. Nga kjo del një senzacionalizëm në titull dhe pozicionimi i autorit. Linku deri te artikulli origjinal: Plusinfo: Madje

Abonohuni për lajmet më të reja