verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Мирјана Најчевска

Manipulim dhe propagandë duke trilluar armiq

на 28. 04. 2016 | | mk
Njëra nga mënyrat e manipulimit mediatik është trillimi i armikut që dëshiron ta dëmtojë shtetin. Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Меdia mund të gabojë në informimin e publikut. Mund të fitojë informata të gabuara ose jo të plota. Мund të bëjë interpretim të gabuar të të dhënave me të cilat disponon. Mund të lëshojë ndonjë informacion relevant dhe para publikut të ofrojë fotografi tjetër nga ajo që është në realitet. Kjo ndodh dhe është pjesë normale e punës. Ajo që nuk guxon të ndodhë është fshehja e të dhënave thelbësore, potencimi i njëanshëm i të dhënave, shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve, prezantimi i perceptimeve dhe i qëndrimeve si fakte, falsifikimi dhe manipulimi i

Ligji për procedurë penale: Ndryshime duhet të bëhen, shtrohet pyetja se çfarë ndryshimesh?

на 5. 04. 2016 | | mk
Që ta informojnë publikun në mënyrë të plotë në lidhje me ndryshimet për Ligjin për procedurë penale, mediet duhet t’i kushtojn kujdes nevojës për procedurë të shkurtuar, sa është adekuat ndryshimi i propozuar dhe pse periudha për përgatitjen e mbrojtjes është vënë para ngritjes së aktpadisë.
Shkruan: Prof. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Në medie u paraqit informata për iniciativën e disa avokatëve, të cilën para Kuvendit si propozim të vetin e kanë formuluar dy deputetë, për ndryshimin e Ligjit për procedurë penale:
  • Iniciativën për ndryshimin e ligjit për procedurë penale e kanë parashtruar 6 avokatë,
  • Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së me iniciativë për ndryshimin e Ligjit për procedurë penale,
  • Deputetë të pushtetit kërkojnë ndryshime në

Për shqiponjën me dy koka, kryqin 50-metërsh dhe pajisjet tjera urbane

на 7. 03. 2016 | | mk
Raportimi mediatik në të cilin ngjarjet e këtilla mbeten në nivelin e lajmeve bombastike afatshkurta, pa dekonstruksion dhe analizë të detajuar… bëhet vegël e partive politike në homogjenizimin e njerëzve në bazë të përkatësisë etnike dhe fetare dhe forcimin e grupeve kundërshtare të votuesve. Shkruan: Prof. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Prej 14 deri më 17 shkurt mediet shkruan për vendosjen e përmendores në formë të shqiponjës eme dy koka në komunën e Çairit. Në vend publik, në hapësirë publike e cila u takon të gjithë qytetarëve të komunës me përbërje të përzier etnike dhe fetare.
  • ““Shqiponja me dy koka” vendoset në Fushë të Tophanes“;
  • “Unë jam kryetar komune i zgjedhur legalisht dhe unë solla vendim

Kurthi i mosdijes: Mediet dhe universiteti i ri

на 28. 12. 2015 | | mk
Cilat pyetje mediet e lëshuan rastin t’i parashtrojnë në qoftë se me të vërtetë kishin dëshirë që objektivisht ta informojnë publikun për themelimin e universitetit të ri shtetëror në Shkup? Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Оbjektiviteti gjatë raportimit paraqet gurthemel të gazetarisë bashkëkohore. Njëri nga kushtet kryesore për raportim objektiv është njohja e materies për të cilën shkruhet, informohet. Gazetari duhet ta kuptojë materien për të cilën raporton që të ofrojë informatë adekuate, të mund të parashtrojë pyetje adekuate dhe të mund t’i kontrollojë lëshimet e qëllimshme ose të paqëllimshme të pushtetit. Më parë kemi shkruar për atë se ” shumë shpesh, gazetarët mjaftohen vetëm duke i transmetuar aktivitetet e nëpunësve zyrtarë pa

Mediet ≠ zëdhënëse partiake (për anketën e re të IRI-t)

на 12. 12. 2015 | | mk
Asgjë nuk ndryshoi as në mbulimin mediatik të anketës më të re të IRI-t. Mediet jo vetëm që nuk e shfrytëzuan mundësinë e dhënë që të fitojnë të dhëna të përpunuara inicialisht, të cilat pastaj mund t’i analizojnë, t’i gërshetojnë, t’i vendosin në kontekst të njohurive të tjera ose, t’ua ofrojnë ekspertëve për të fituar mendim profesional, por e pranuan rolin e zëdhënësve partiakë. Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Në аnalizën e mbulimit mediatik të rezultateve të fituara në kuadër të hulumtimit të IRI-t, në korrik të vitit 2015, theksova se: Аnketat mund të jenë vegël e dobishme e gazetarisë hulumtuese. Anketa e përgatitur në mënyrë profesionale mund të ofrojë material të bollshëm

Ligji për mbrojtjen e privatësisë: Кur Kushtetuta bëhet “letër tualeti”

на 17. 11. 2015 | | mk
  Mediet kishin mundësi, mirëpo nuk parashtruan një numër të madh pyetjesh në lidhje me miratimin e Ligjit për mbrojtjen e privatësisë.   Shkruan: Prof. dr. Мirjana Najçevskа, еksperte për të drejtat e njeriut   Në tetor të vitit 2015, në Kuvend u dorëzua propozimi për miratimin e Ligjit për ndalimin e posedimit, përpunimit, publikimit dhe disponimit me materialet që janë rezultat i ndjekjes së paligjshme të komunikimevе. Ky propozim shkaktoi reagime të shumta negative dhe nga shumë njerëz u identifikua si një formë e censurës së hapur dhe e mbrojtjes së krimit (SHGM, “Prizma“, OJQ-ja “Infocentar”). Me titullin “Nuk e japim të vërtetën!”, më 7 tetor u mbajt protestë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në medie u transmetuan

Tregime të lira: Margjinalizimi i të margjinalizuarve për shkak të politikanëve

на 21. 10. 2015 | | mk
Kur gazetarët shkojnë në ndonjë ngjarje pa pasur qëllim që të përgatisin storje  për të, por vetëm për shkak të pjesëmarrjes së personaliteteve të caktuara politike, ata e lëshojnë mundësinë që të ngrejnë çështje me interes publik. Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Ngjarjet për të cilat informojnë gazetarët zakonisht janë të ndërlikuara, shumështresore. Në parim, nuk ekziston një ngjarje e cila nuk mund, në mënyra të ndryshme të lidhet me së paku edhe një ose më shpesh një sërë ngjarjesh dhe/ose informacionesh të tjera. Nga një ngjarje mund të nxirren një numër i madh informatash dhe të strukturohen një numër i madh “tregimesh”. Mirëpo, është shumë me rëndësi që të shkallëzimi i informatave të

Pyetjet e papërgjigjura për pasaportën e Mijallkovit

на 16. 10. 2015 | | mk
Lajme për përdorim të njëhershëm? Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Disa lajme në media shkaktojnë vëmendje të madhe (qoftë për shkak se bëhet fjalë për ndonjë person që shkakton interes momental ose të vazhdueshëm, ose mund të bëhet fjalë për ndonjë aktivitet ose ngjarje që e tërheq vëmendjen e një numri të madh të qytetarëve). Kur lajmi ka të bëjë me situatën që

E drejta për të zgjedhur është e drejtë themelore e njeriut

на 13. 10. 2015 | | mk
Mediet harrojnë të theksojnë se Republika e Maqedonisë e ka për obligim t’i zbatojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nga zgjedhjet e mëparshme. Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Mbajtja e zgjedhje të drejta dhe demokratike, në të cilat qytetarët do të votojnë dhe do të zgjedhin lirshëm, është njëra nga veglat kryesore për tejkalimin e krizës politike dhe institucionale në të cilën gjendet

Rasti “Verushevski”: Transmetimi dhe analizimi

на 29. 07. 2015 | | mk
Analiza mediatike e rasteve gjyqësore kërkon qasje specifike, të bazuar në njohjen e rregullativës ligjore dhe në hulumtimin e praktikës gjyqësore. Shkruan: Prof. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Mediat duhet t’i transmetojnë ngjarjet, t’i informojnë qytetarët dhe t’ua afrojnë ato zhvillime qytetarëve. Kjo është shumë me rëndësi. Ku, çka, kush, sa. Sa më tepër informata, aq fotografi më të plotë mund të fitojnë qytetarët për ngjarjet. Mirëpo, po aq me rëndësi është edhe të analizojnë. Të thellohen, të pyesin dhe të sqarojnë. “Kur gazetarët nuk pyesin, gënjeshtra shumë shpejt bëhet e vërtetë“. Ka ngjarje që mund të shfrytëzohen si raste për studim, si reperë për zhvillimet më të gjera shoqërore, ngjarje drejt të cilave konvergjojnë një

Abonohuni për lajmet më të reja